Lajmet

Mundësia e parë për të udhëtuar në vendet fqinje

Ballkan Booster 2021: Le të gjejmë zgjidhje!

Published

on

Pjesëmarrësit e projektit Ballkan Booster 2021 do të sjellin histori pozitive që do t’u ofrojnë shikuesve zgjidhje për problemet e përditshme.

Pjesëmarrësit e projektit Ballkan Booster 2021 do të sjellin histori pozitive që do t’u ofrojnë shikuesve zgjidhje për problemet e përditshme. Të gjithë mezi po e presin këtë aventurë, ndër të tjera sepse kanë sërish mundësi të udhëtojnë! “Ku ka vullnet, ka zgjidhje dhe Bosnja dhe Hercegovina është një vend plot histori pozitive të patreguara, që unë dhe kolegët e mi do të përpiqemi t’i gjejmë.” Thotë 23-vjeçarja Nusrah Hadzic, pjesëmarrëse e projektit nga Hadzic-i, një qytet i vogël pranë Sarajevës. 

Ne do t’ju sjellim histori pozitive jo vetëm nga Bosnjë-Hercegovina, por edhe nga Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova. Arsyeja pse tetë ekipet me nga dy anëtarë të projektit Ballkan Booster do të fokusohen këtë vit tek zgjidhjet dhe historitë pozitive është se “shumica e lajmeve që sjellin mediat na bëjnë të pafuqishëm,” sikurse thotë Nusrah për DW.

Balkan Booster Bildergalerie

Nusrah dhe 15 të rinj të tjerë do të rikthejnë këtë vit në jetë frymën e projektit Ballkan Booster. “Fatkeqësisht, vitin e kaluar pjesëmarrësit nuk mund të udhëtonin, por megjithatë, ata arritën një rezultat të shkëlqyeshëm. Çdo vit mezi pres të punoj me të rinj të talentuar dhe mezi pres të shoh se çfarë historish pozitive do të na sjellin ata,”- thotë Adelheid Feilcke, Drejtore e Programeve të DW-së për Evropën. Projekti Ballkan Booster zhvillohet për të pestin vit radhazi dhe në të kanë marrë pjesë më shumë se 50 të rinj nga i gjithë Ballkani. Vetëm vitin e kaluar të rinjtë prodhuan 500 video të cilat janë parë mbi 20 milionë herë. 

Mundësia e parë për të udhëtuar në vendet fqinje 

Albina Kastrati, e cila për projetin do të bashkëpunojë me Milica Radovanovic nga Mali i Zi, po e pret me padurim përvojën në këtë projekt. Ajo është studente e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës:  

“Gëzohem që do të kem mundësinë të takoj të rinj të tjerë nga rajoni, të udhëtoj dhe të mësoj gjëra të reja për kulturat dhe kombet e tjera,” thotë 20-vjeçarja, e cila nuk ka qenë kurrë për vizitë Malin e Zi. 

Të rinjtë pjesëmarrës në projekt mësuan në seanca trajnimi online për gazetarinë mobile dhe gazetarinë e përqendruar tek zgjidhjet. Po ashtu ata u takuan virtualisht dhe biseduan me dy deputetë të Bundestagut gjermanë: Josip Juratović, deputet socialdemokrat me origjinë nga Kroacia dhe Manuel Sarrazin i Partisë së Gjelbër, që është gjithashtu edhe president i Shoqatës për Evropën Juglindore. Në të dy takimet të rinjtë pyetën me kureshtje për perspektivën evropiane të vendeve të tyre, dhe diskutuan për faktin që të rinjtë po shkojnë në Perëndim çdo vit e më shumë.

DW Balkan Booster | Zoom Konferenz 2021

“Të rinjve në Ballkan u mungon një platformë përmes së cilës mund të mësojnë dhe të shohin histori pozitive nga vendi i tyre, si dhe vendet fqinje. Ndonjëherë është mungesa e shpresës që i bën ata të largohen nga vendet e tyre. Sidoqoftë qëllimi i projektit të këtij viti është t’u japë të rinjve një platformë nga e cila të dëgjohet zëri i tyre dhe ku të rinjtë e vendeve të ndryshme të punojnë drejtpërdrejt me njëri -tjetrin. Nisur prej tensioneve politike në rajon kjo punë është jashtëzakonisht e rëndësishme,” – thotë Feilcke.

DW Mitarbeiterporträt Adelheid Feilcke

Të rinjtë tashmë i kanë zgjedhur temat e tyre. Disa prej tyre janë: zgjidhjet për problemet e mjedisit të ndotur, nisma dhe ide të të rinjve kundër papunësisë apo shfrytëzimi i burimeve natyrore të ujit të pijshëm. Nusrah Hadzic dhe kolegu i saj Denis Tahiri sapo përfunduan stacionin e parë të udhëtimeve për Ballkan Booster në Bosnjë dhe Hercegovinë: 

“Kjo është përvojë e bukur, sepse jo vetëm që po punojmë me të rinj nga vende të tjera, por për herë të parë kemi mundësinë të bëjmë atë që duam, të xhirojmë video dhe të përcjellim mesazhe pozitive, të cilat në vendet tona janë të pranishme në çdo hap. Ne vetëm duhet të dimë se ku të shikojmë” -thotë Nusrah Hadzic. 

Continue Reading

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara