Lajmet

Muharremaj: Suhareka po bëhet me stadium me standarde ndërkombëtare

Published

on

Ministri i Minsitrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku të enjten bëri të ditur se është përzgjedhur koncepti ideor për stadiumin e Suharekës dhe se tashmë ka filluar hartimi i projektit zbatues dhe vitin e ardhshëm do të nisin procedurat e prokurimit për punimet në këtë impiant sportiv.

Një lajm të tillë e ka mirëpritur Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Ai në “Facebook” ka shkruar duke thënë se ky qytet po bëhet me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtar

Ky është lajm i mirë për Komunën e Suharekës. Po bëhemi me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtare, sipas njoftimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Komuna jonë ka bashkëpunuar vazhdimisht, duke dhënë kontribut edhe në ndarjen e parcelës prej 13 hektarëve. Mirëpresim secilin investim që ndodhë në komunën tonë”, ka shkruar Muharremaj.

Lajmet

Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut.

Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që BE-ja po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.

Von der Leyen do ta nisë turneun e saj në rajon të mërkurën, më 23 tetor, me ndalesën e parë Shqipërinë, ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. ajo do të marrë pjesë edhe në përurimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Tiranë.

Më 24 tetor, ajo do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit, dhe do të shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballje me pasojat.

Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë më 25 tetor, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Von der Leyen do të udhëtojë pastaj për vizitë Kosovë të shtunën e 26 tetorit, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

Vetëm disa ditë pas vizitës së saj, Komisioni Evropian do t’i miratojë dhe publikojë paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e përfshira në këtë proces.

Fokusin e veçantë Von der Leyen do të ketë në paketën e BE-së për rritje dhe reforma në Ballkanin Perëndimor, e cila parasheh ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.

Të premten e kaluar, BE-ja i miratoi agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes.

Kosova, e cila aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat./REL/

Continue Reading

Lajmet

Rohde kërkon progres në dialog

Published

on

By

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka kërkuar progres në dialogun Kosovë-Serbi.

Duke komentuar takimin e radhës, në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, ai tha se palët duhet të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Pritshmëria ime, nuk kam, nuk mund të flas për përmbajtjen sepse ju e dini se duhet ta pyesni Qeverinë e Kosovës për këtë. Pritshmëritë tona janë që palët e interesuara që duan të lëvizin, flasin me njëri-tjetrin dhe kanë vullnet politik për të arritur progres sepse për momentin nuk ka shumë përparim në dialog. E di që ka zgjedhje, por ne gjithmonë kemi zgjedhje diku. Për qytetarët e rajonit dhe veçanërisht të Kosovës dhe Serbisë, është e rëndësishme që të ketë lëvizje që ne të ecim përpara dhe jam i sigurt se Lajçak dhe ekipi i ri në komision duan përparim, dhe në fund qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE, të dyja dhe të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim dhe pa normalizim nuk ka anëtarësim të mundshëm”, tha ai.

Këto komente ai i bëri para mediave, pas diskutimit për Procesin e Berlinit të premten.

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, flasin për bashkëpunim ekonomik

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris bashkëbisedoi me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad.

Gjersa u riafirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Francës, kryeministri Kurti dhe ministri Haddad diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit veçanërisht në sferën ekonomike, në kuadër edhe të forumit të sotëm, si një mundësi e mirë për më shumë shkëmbime, bashkëpunime e investime mes kompanive të dy vendeve.

U trajtua edhe rrugëtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës. Në fokus ishin dhe çështjet rajonale me theks në bashkëpunimin rajonal. Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Haddad për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe bashkëbisedimin e takimin e sotëm. Prezent në takim ishte dhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Lajmet

Një dokumentar i ri i animuar zbulon anën e errët të Serge Gainsbourg

Published

on

By

Filmi i ri i animuar, ‘Gainsbourg: Rue de Verneuil’ bazohet në 11 orë intervista me këngëtarin ikonë francez, dy vjet para vdekjes së tij.

Dokumentari i ri i animuar “Gainsbourg: Rue de Verneuil”, i bazuar në intervista të gjata me këngëtarin e famshëm francez Serge Gainsbourg, sjell një qasje të re dhe intriguese për të treguar jetën e tij komplekse dhe shpesh kontroverse.

Ky film synon të kapë emocionet dhe thellësinë e karakterit të Gainsbourg, duke përdorur një stil unik vizual, të bazuar në vizatime me stilolaps, për të reflektuar pasurinë e ndjenjave dhe dilemave me të cilat përballej artisti.

Dokumentari bazohet në një intervistë të vitit 1989 nga gazetari Christian Fevret për revistën Les Inrockuptibles, ku Gainsbourg diskutoi për çështje personale, si fëmijëria e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, përvojat me antisemitizmin dhe marrëdhënien e tij me famën.

Ky dialog i thellë, i cili përfshin mbi 11 orë material audio, zbulon reflektime intime që nuk janë publikuar më parë. Në vend që të përdorin pamje arkivore të zakonshme, krijuesit vendosën që historia të tregohej përmes animacionit, duke krijuar një lidhje më ndijore dhe organike me botën e brendshme të Gainsbourg.

Drejtori artistik Cyril Houplain ka zhvilluar një stil grafik që synon të përfaqësojë kompleksitetin emocional të këngëtarit, duke e bërë këtë dokumentar një përvojë unike artistike. Në vend që të bëjë gjykime morale për sjelljet shpesh të diskutueshme të Gainsbourg, regjisori Gilles Cayatte dhe ekipi i tij synojnë të eksplorojnë konceptin e gjenisë dhe pyetjen nëse sjelljet e një artisti mund të justifikohen vetëm nga talenti i tij.

Ky film i ri animuar, duke kombinuar rrëfimin personal dhe një qasje vizuale të veçantë, premton të jetë një eksplorim kompleks dhe i thellë i jetës së një prej figurave më ikonike dhe të diskutueshme të kulturës franceze, duke sfiduar audiencën të reflektojë mbi natyrën e gjenialitetit dhe sjelljen njerëzore./UBTnews/

Continue Reading

Të kërkuara