Sport

Muça, futbollisti i ri i Prishtinës

Published

on

FC Prishtina ka arritur marrëveshje me ish-kapitenin e Tiranës, Gentian Muça. Ai tërë jetën e ka kaluar si futbollist i Tiranës, dhe kur ka ndërruar klub ka qenë i huazuar, si në Bylys, Dinamo e Tiranë dhe Kukës.

“Janë lëvizje që e pasojnë njëra tjetrën. Gjithsesi, pa dashur të merrem me të kaluarën, dua të fokusohem për të ardhmen. Pra, tek Prishtina. Jam i lumtur që gjendem këtu, në këtë qytet, kryeqytet – ashtu sikurse edhe Tirana, dhe jam shumë i emocionuar për aventurën e re.

Sigurisht që viteve të fundit futbolli në Kosovë ka qenë në fokusin jo vetëm të shtetit të Kosovës, por edhe në Shqipëri dhe jo vetëm për atë çfarë është zhvilluar në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, nga ajo se çfarë ka bërë shteti që të zgjohet interesi, vëmendja jo vetëm e publikut, por i tërë ambienti sportiv duke përfshirë edhe lojtarë shqiptarë të cilët kanë ardhur dhe luajnë këtu. Falë të gjitha këtyre gjërave, mund të them që futbollin në Kosovë e njoh.

Sigurisht që e njoh Prishtinën dhe më ka ardhur shumë keq që dy herët e fundit e ka humbur kampionatin në ndeshjen e fundit. Gjithashtu Prishtinën e kam ndjekur edhe prej profesor Mirel Josës. Kam shumë pritshmëri, e njoh organikën e skuadrës dhe dy blerjet e fundit nga Shqipëria, si Lilaj dhe Mici, të cilët i njoh më mirë. Sigurisht që jo vetëm tek pritja e pjesëmarrjes në garat e Evropës, por, pa dashur të flas sepse jam i ri, por po e besoj se janë të gjitha mundësitë për t’u shpall kampion duke e marr shkas edhe gabimet që kanë mundur të bëhen në ato vite që ekipi e ka humbur titullin në ndeshjet e fundit”, deklaroi ai./UBTNews

Sport

Dardanët në lojë, fillojnë përgatitjet për Eurobasket 2029

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka filluar stërvitjet intensive për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Stërvitja e parë u zhvillua të hënën mbrëma në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku do të zhvillohen të gjitha përgatitjet deri të premten, përpara se ekipi të zhvendoset në Shkodër.

Nën drejtimin e trajnerit Bujar Loci, Dardanët zhvilluan një seancë stërvitore intensive, ndërsa motivimi i lojtarëve ishte maksimal.

Nga dita e martë, ekipit i bashkohen edhe lojtarët Erjon Kastrati dhe Erolt Rrahmani, ndërsa për shkak të lëndimit të Divine Myles, është ftuar Malcolm Armstead si zëvendësim.

Kosova do të përballet me Shqipërinë më 30 nëntor në Shkodër, me fillim nga ora 18:00. Ekipi ynë ndodhet në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë, ku vendi i parë dhe dy më të mirët nga tri grupet do të kualifikohen për fazën tjetër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Rrahmani e Haraslini kanë nisur ngacmimet për short

Published

on

Sllovakia e Kosova do të luajnë mes vete në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 në muajin mars.

Menjëherë pas shortit, Albion Rrahmani e Lukash Haraslin kanë nisur ngacmimet për përballjen që do ta kenë vitin tjetër.

Rrahmani e Haraslin luajnë te skuadra e Spartës së Pragës në Republikën e Çekisë.

Për këtë ka folur Haraslin që të shtunën mbrëma shënoi e asistoi në fitoren 2:1 të Spartës së Pragës në udhëtim te Mlada Boleslav.

Rrahmani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 63-të.

ka deklaruar Haraslin, ka shkruar “Tasr.sk” të dielën.“Kosova është kundërshtare e papërshtatshme. Ata kishin situatë të vështirë në kualifikim dhe shkëlqyen me rezultate. Do të kemi ndeshje të vështirë para nesh, por besoj se ambienti në shtëpi do të na ndihmojë. Kam folur me Albion Rrahmanin. Natyrisht, ngacmimet mes nesh kanë nisur menjëherë pas shortit”, 

25-vjeçari Rrahmani në 25 ndeshjet e këtij edicioni ka nëntë gola e dy asistime në të gjitha garat. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Njëri u largua, tjetri erdhi! Qëndrim Kida, trajner i Prishtinës së Re

Published

on

Continue Reading

Sport

​Rikthehet Championsi, derbi i madh zhvillohet në “Stamford Bridge”

Published

on

By

Sonte zhvillohen disa sfida tejet interesante në kuadër të fazës së ligës së Ligës Kampionëve, duke sjellë përballje mes klubeve më të mëdha të Europës. Dita e Champions League hapet në orën 18:45 me dy takime: një përballje klasike mes dy skuadrave me histori, Ajax kundër Benfica, si dhe sfida mes Galatasaray dhe Royale Union SG.

Më pas, në orën 21:00, vëmendja do të zhvendoset te supersfidat e mbrëmjes. Padyshim, kryendeshja është ajo mes Chelsea dhe Barcelona, një përballje mes dy gjigantëve që premton emocione të forta.

Në të njëjtën kohë, Manchester City pret në shtëpi Bayer Leverkusen, ndërsa Juventus udhëton në veri për të luajtur kundër Bodo/Glimt. Takime të tjera me peshë përfshijnë duelin mes Dortmund dhe Villarreal, si dhe përballjen mes Marseille dhe Neëcastle.

Së fundi, Napoli kërkon fitoren kundër Qarabag, ndërsa Slavia Prague do të masë forcat me Ath Bilbao./KP

Continue Reading

Të kërkuara