Lajmet

MSh-ja tregon se kur do t’u dalin shtesat punëtorëve shëndetësorë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 5. 6 milionë euro për pagesën shtesë.

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pagesa e shtesës prej 10% të pagës bazë për punëtorët shëndetësorë do të bëhet me pagën e muajit shkurt. Sipas njoftimit, po atë muaj do të dalin shtesat edhe për janarin.

“Ministria e Shëndetësisë informon se për shkak se agregimi i të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës nga dhjetëra organizata buxhetore do të marr një kohë, pagesa e 10% të pagës bazë, do të bëhet me pagën e muajit shkurt, në mënyrë retroaktive edhe për muajin janar 2022”, thuhet në njoftim.

Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr.09/56, për pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro për punonjësit e sektorit publik (profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës) deri në gjashtë muaj, përkatësisht për periudhën janar-qershor 2022).

Ministria e Shëndetësisë informon se për shkak se agregimi i të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës nga dhjetëra organizata buxhetore do të marrë një kohë, pagesa e 10% të pagës bazë do të bëhet me pagën e muajit shkurt, në mënyrë retroaktive edhe për muajin janar të vitit 2022.

Më 26 janar 2022, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5. 6 milionë euro për pagesën shtesë për profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës në sektorin publik.

Lajmet

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së

Published

on

By

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa në vend të tij tani do të jetë Bedri Hamza.

Pas pak pritet të dalë edhe në konferencë për media. Ndonëse ishte paralajmëruar që të mbahet në ora 15:30.

Continue Reading

Lajmet

Osmani priti në takim përfaqësuesit e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës (IKKL), Atdhe Hetemin, me të cilin diskutoi mbi punën e deritanishme të institutit, sfidat, si dhe rëndësinë e vazhdimit të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Presidentja Osmani përgëzoi ekipin e IKKL-së për punën e tyre dyvjeçare dhe dorëzimin e raportit të dytë vjetor të institutit.

Në takim u theksua se deri më sot, IKKL-ja ka grumbulluar rreth 400 metra linearë material fizik dhe mbi 20 terabajtë të dhëna digjitale, të siguruara nga 650 burime të ndryshme.

Sipas Presidentes Osmani, dokumentimi, arkivimi dhe hulumtimi mbi krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë janë thelbësore jo vetëm për të ruajtur kujtesën kolektive të popullit të Kosovës, por edhe për të hedhur dritë mbi të vërtetën e gjenocidit nga ana e Serbisë.

“Nuk duhet të lejojmë që historia të harrohet, përkundrazi, duhet  ta forcojmë thirrjen tonë të përbashkët që drejtësia të vihet në vend”, ka theksuar Presidentja Osmani. Në këtë kontekst, ajo nënvizoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, veçanërisht me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, për të siguruar që çdo dëshmi të përdoret në funksion të drejtësisë.”

Presidentja Osmani, gjithashtu vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët, ndaj ftoi ata që të kontribuojnë në punën e IKKL-së, duke ofruar materiale dhe dëshmi që ndihmojnë në ndriçimin e vuajtjeve të familjeve të tyre gjatë luftës./EO

Continue Reading

Lajmet

Alarm për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, policia në vendngjarje

Published

on

By

Rreth orës 14:30, policia ka marrë një informacion për dyshime lidhur me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetiti, ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore janë drejtuar në vendngjarje dhe kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për menaxhimin e situatës.

Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë  për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka njoftuar Ahmeti./EO

Continue Reading

Lajmet

Endrick arrin marrëveshje me klubin francez

Published

on

Sulmuesi i talentuar Brazilian Endrick, nuk ka patur startin më të mirë të mundshëm të këtij sezoni te Los Blancos, pasi që erdhi me bujë të madhe sezonin e kaluar nga skuadra braziliane Palmeiras.

Ai nuk ka qenë fare në planet e Xabi Alonsos, por ka zhvilluar një ndeshje këtë sezon ndaj Valencias, ku u aktivizua për 12 minuta.

Gazetari i famshëm Fabrizio Romano ka raportuar që nga tetori se Endrick ka hapur derën për një kalim te skuadra e Olympique Lyon në Francë, për të rigjetur formën me qëllimin e lojtarit, për të qenë i gatshëm për Botërorin 2026.

Gazetari Italian ka cituar burimet e “El Globo”, mediumi brazilian shumë i besueshëm, që klubet kanë arritur marrëveshje për një huazim pa drejtë blerje deri në fund të sezonit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara