Lajmet

MSh-ja dhe MAShTI përfitojnë projekte në vlerë afër 40 milionë euro

Published

on

Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë përfituar afër 40 milionë euro nga marrëveshja e projekteve “Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

Në ceremoninë e nënshkruar të premten, u tha se këto projekte kapin vlerën 37.2 milionë euro dhe 2 milionë dollarë amerikan financim në formë granti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve,  Hekuran Murati, tha se projekti parë ka për qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore publike përmes blerjes së pajisjeve për IKSHPK dhe SHSKUK. Ndërsa projekti i dyte ka për qëllim rritjen e cilësisë së edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme.

“Listës së nismave e projekteve që po i zbatojmë aktualisht e që për theks kanë mbështetjen për qytetarët tanë sot po i shtohen edhe dy projekte me tri marrëveshje të reja që kanë për synim përmirësimin e ofrimit shërbimeve thelbësore shëndetësore publike dhe atyre të edukimit të hershem. Këto marrëveshje në total kapin vlerën 37.2 milionë euro dhe 2 milionë dollarë amerikan financim në formë granti prej të cilave 18.6 milionë euro janë kredi për financimin e projekti Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe 18.6 milionë euro kredi e 2 milionë grand për “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës. Pra projekti parë ka për qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore publike përmes blerjes së pajisjeve për IKSHPK dhe SHSKUK, forcimin e kapaciteteve të personelit shëndetësor si dhe ndërthurjes së praktikave me të mira për sigurim të cilës së shërbimeve te ofruara dhe ndërtimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore. Ndërsa projekti i dyte ka për qëllim rritjen e cilësisë së edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme, përmes hartimit të legjislacionit dhe krijimit të infrastrukturës adekuate”, tha Murati.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me këto projekti MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspert ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative.

“Sot si rezultat i bashkëpunimit nëpërmjet Bankës Botërore dhe Ministrinë e Financave, qytetarët e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor përfitojnë nga shumë projekte të një rëndësie të veçantë. Shërbimet në institucionet shëndetësore përmes këtyre projekteve janë digjitalizuar një pjesë e madhe e këtyre shërbimeve shumë të rëndësishme që kanë impakt direkt në cilësinë e këtyre shërbimeve si dhe drejt rrugës së digjitalizimit të plotë dhe ndërtimit të sistemit informativ shëndetësor. Përmes këtij projekti MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspert ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative. MSh dhe qeveria tani janë duke punuar në një strategji për e-shëndetësinë”, ka thënë Vitia.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se këto marrëveshje paraqesin një hap të rëndësishme përpara në zhvillimin e sistemit tonë arsimor, forcimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e kujdesit për fëmijët.

“Këto marrëveshje paraqesin një hap të rëndësishme përpara në zhvillimin e sistemit tonë arsimor, forcimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e kujdesit për fëmijët. Marrëveshjet që po nënshkruhen sot janë një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për të investuara në një të ardhme më të sigurt, dhe të realizojmë objektivat tonë për të ndërtuar një të ardhme me të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës. Investimi në edukimin e hershme është një investim në të ardhme e vendit tonë pasi formon bazën për zhvillimin e kapaciteteve të tyre intelektuale dhe sociale”, shtoi ajo.

“Marrëveshja do të na lejojë të ndërtojmë një sistem arsimor që ofron mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët pa marrë parasysh sfondin prej nga ata vijnë, gjendjen socio-ekonomike dhe rrethanat tjera. Ky projekt do të përmirësojë qasjen në arsim cilësor dhe do të sigurojë që çdo fëmijë të ketë mundësi për të arritur potencialin e tij të plotë nëpërmes përfshirjes edhe në edukimin e hershme pa marrë parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen familjet”, u shpreh ajo.

Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci ka thënë se me këto projekte synohet të përmirësohet shkollimi i fëmijërisë së hershme.

“Këto projekte synojnë të përmirësojnë shkollimin e fëmijërisë së hershme dhe për kujdesin dhe për kapitalin njerëzor që është shumë e rëndësishme, është një rol kryesor për gjithëpërfshirës. Kjo demonstron një përkushtim të ndihmohet Kosovën…Po ashtu do të mbështet vendimmarrjet në kohën reale, sidomos sektorin qe është i rëndësishëm e-shkollimin, sidomos për zhdukjen e analfabetizmit”, ka thënë Paolucci.

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara