Sport

Mrika Nikqi, alpinistja më e re në botë e cila pushtoi majë më të lartë në botë

Published

on

Mrika Nikqi në moshën 17 vjeçare së bashku me babanë e saj, Arianitin, kanë ngjitur majat më të larta në shtatë kontinente të botës.

Mrika Nikqi është alpinistja më e re në botë që ka ngjitur këto maja.

Ajo ka thënë se ngjitjen në majet më të larta e ka bërë qëllim jetësor.

“Kam hasur në ditën e majës në një lartësi prej 4 mijë e 300 metra. Kam hasur në sëmundjen e lartësisë, dhe kam menduar se aty ka përfunduar gjithçka. Pasi e kam tejkaluar atë sfidë kam arrit me ngjit majën, dhe aty ndoshta mu ka kriju qëllimi jetësor, që më këqyr deri ku po më shkon trupi, ku po më shkon mendja, dhe deri ku mundem të shkojë”, ka thënë ajo për DW.

Mrika Nikqi tha se do të vazhdojë me projekte të ardhshme për ngjitje në maje të larta.

Continue Reading

Sport

Ia mori Kosovës dhe e la në tribuna, Sylvinho e sqaron situatën e Etnik Brrutit

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë arriti fitore të rëndësishme ndaj Andorrës, në xhiron e dytë të kualifikimeve për kampionatin botëror të vitit 2026.

“Kuqezinjtë” fituan 3-0, me dy golat e Rey Manajt dhe një të Myrto Uzunit. Ajo që mori vëmendje para ndeshjes, ishte mospërfshirja e Etnik Brrutit, mesfushorit të Malishevës, në ndeshjen e sontme.

Selektori i Shqipërisë vendosi ta lë në tribuna Brrutin, për ndeshjen e dytë radhazi, pas njësoj kishte vepruar edhe në takimin e parë ndaj Anglisë. Për këtë foli edhe vetë tekniku brazilian, duke thënë se Brrutit i duhet më shumë punë, për të siguruar një vend në bankën rezervë.

“Ai duhet të punojë më tepër në mënyrë që t’i zëvendësojë ata që unë i kam lënë në pankinë. Është lojtar i mirë, në këtë grumbullim ne kemi pasur të marrim 27 lojtarë, duke përfshirë katër portierë, kështu që e tillë ishte zgjedhja”, tha Sylvinho për “Klan Kosova”.

Brruti kaloi nga Kosova U21 – ku ishte kapiten – për te Shqipëria gjatë këtij muaji, duke shkaktuar bujë të madhe në opinion futbolldashës në Kosovë e Shqipëri.

Continue Reading

Sport

Legjendë me ‘vulë’, Ronaldo merr rekordin ‘Guinness’ në fushën e lojës

Published

on

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futboll dhe përpara ndeshjes së çerekfinaleve të “Nations League” kundër Danimarkës, sulmuesi portugez u nderua me një rekord prestigjioz “Guinness”. Kapiteni i Portugalisë mori titullin e futbollistit me më shumë fitore në historinë e kombëtareve, një tjetër sukses në karrierën e tij të shkëlqyer.

Ronaldo e arriti këtë rekord vitin e kaluar gjatë një fitoreje 5-1 të Portugalisë ndaj Polonisë, ku ai shënoi dy gola. Ky sukses e çoi totalin e fitoreve të tij me kombëtaren në 132, duke kaluar ish-shokun e tij të skuadrës te Real Madridi, Sergio Ramos, që mbante rekordin me 131 fitore me Spanjën.

Ky është një rekord që duket i vështirë për t’u thyer në të ardhmen e afërt, pasi shumica e lojtarëve që i janë afruar kësaj shifre tashmë janë tërhequr nga futbolli. Iker Casillas mban vendin e tretë me 121 fitore, Lionel Messi është në vendin e katërt me 119 fitore, ndërsa Andrés Guardado mbyll top 5-shen me 102 fitore me Meksikën.

Ky nuk është rekord i parë për Ronaldon në “Guinness”. Ai tashmë është:

Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtareve, me më shumë se 120 gola.

Lojtari i parë që ka shënuar 100 gola në Ligën e Kampionëve.

Sportisti me më shumë ndjekës në Instagram, me mbi 500 milionë fansa.

Ky rekord i ri është një tjetër arritje historike për një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në futboll, duke konsoliduar edhe më shumë statusin e tij si një legjendë e futbollit botëror./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Premtimi i Gjimshitit: Do të shihni një Shqipëri më të bukur

Published

on

Pas fitores bindëse 3-0 ndaj Andorrës, kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka folur për mediat duke përgëzuar shokët e skuadrës për performancën dhe duke premtuar se skuadra do të përmirësohet akoma më shumë në ndeshjet e ardhshme.

Në një intervistë pas ndeshjes, Gjimshiti e cilësoi fitoren si një përgjigje të duhur, jo vetëm për tifozët, por edhe për vetë lojtarët pas humbjes me Anglinë. Ai theksoi rëndësinë e rikuperimit dhe të kthimit te fitorja, duke pohuar se goli i Manajt ishte çelësi për ta fituar këtë ndeshje.

“U futëm në fushë për të fituar, dhe arritëm ta realizonim këtë. Goli i Manajt ishte kyç, ai na dha besim që ta mbyllnim ndeshjen me rezultat pozitiv. Ishim të lodhur pas një ndeshjeje shumë të vështirë me Anglinë, por çunat dhanë gjithçka në fushë dhe kjo fitore është shumë e rëndësishme”, u shpreh kapiteni i kuqezinjve.

Ai e pranoi që ka ende hapësirë për përmirësim, por e cilësoi si pozitiv faktin që skuadra është në rrugën e duhur. Gjimshiti shprehu besimin se me kalimin e kohës, Shqipëria do të shfaqë një imazh më të bukur dhe të fortë. “Do të përmirësohemi akoma dhe më shumë me kalimin e kohës dhe do të shikojmë një Shqipëri të bukur”, shtoi ai.

Megjithatë, ai theksoi se e rëndësishme ishte marrja e tri pikëve dhe fokusi i skuadrës do të mbetet te fitorja e ndeshjeve të ardhshme për të siguruar kualifikimin në fazat e ardhshme të kompeticioneve ndërkombëtare./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Dy sfidat e radhës mund të jenë vendimtare për Shqipërinë drejt Botërorit

Published

on

By

Shqipëria e ka nisur me një humbje dhe një fitore rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026. Kuq e zinjtë pësuan humbje nga Anglia me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë, por u rikthyen te fitorja duke e mposhtur Andorrën me po të njëjtin rezultat në ndeshjen e dytë.

Shqipëria është pjesë e Grupit K, aty ku bëjnë pjesë edhe Latvia dhe Serbia dhe momentalisht renditet në vendin e dytë me tri pikë derisa Anglia është liderë me gjashtë sosh.

Dy ndeshjet e radhës në këtë grup do të zhvillohen më 7 dhe 10 qershor. Shqipëria së pari e pret Serbinë në Tiranë dhe më pas ballafaqohet në udhëtim me Latvinë tri ditë më vonë.

Nëse kuq e zinjtë do të arrinin dy fitore në këto dy ballafaqime, atëherë do të ishin në një pozitë shumë komode para ndeshjeve të tetorit dhe nëntorit pasi kështu do të ishin në kuotën e nëntë pikëve dhe do të linin prapa rivalët direkt për vendin e dytë së paku.

Siç dihet, pas pjesëmarrjes në dy Kampionate Evropiane, ëndrra e madje e Shqipërisë është kualifikimi në Kampionatin Botëror dhe këtë synojnë ta bëjnë në urdhrat e trajnerit brazilian Silvinjo.

Continue Reading

Të kërkuara