Lajmet

Mrekullitë që i ndodhin trupit tuaj nëse e bëni spinaqin pjesë të dietës ushqimore!

Rezulton se spinaqi mund ta bëjë trupin tuaj më të shëndetshëm dhe më të fortë në shumë mënyra.

Published

on

Niveli i lartë i hekurit nuk është i vetmi fakt që e bën vlerën e spinaqit të quhet një “superushqim”.

Neps.al ju rendit më poshtë 4 përfitime kryesore: 

1.Muskujt dhe kockat tuaja do të bëhen më të fortë
Spinaqi është i pasur me shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese, përfshirë hekur, magnez, kalium, mangan dhe vitaminë C. Në veçanti, magnezi që gjendet në spinaq mund të mbështesë muskujt dhe nervat tanë. Për më tepër, spinaqi mund të na ndihmojë të mbajmë kockat tona të shëndetshme dhe të parandalojmë osteoporozën.

2.Shikimi juaj përmirësohet ndjeshëm

Shkencëtarët besojnë se njerëzit që përfshijnë spinaq në dietën e tyre kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të kataraktave dhe degjenerimit makular të lidhur me moshën,  që të dyja janë shkaqet kryesore për përkeqësimin e shikimit apo deri në verbëri.

3.Përmirësohet qarkullimi i gjakut

Spinaqi ka nivele të larta kaliumi që e bëjnë atë mjaft të efektshëm në luftimin e presionit të lartë të gjakut. Për më tepër, të ngrënit spinaq mund t’ju ndihmojë të përmirësoni qarkullimin e gjakut. Por mbani mend që të ngrënit ushqime të shëndetshme nuk është një zëvendësim i ilaçeve. Presioni i lartë i gjakut mund të jetë i rrezikshëm dhe nëse e keni pasur atë për ca kohë, më mirë vizitoni një mjek. 

4.Lëkura juaj bëhet më e shëndetshme dhe më e bukur

Spinaqi është një burim i mirë i vitaminës A i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës dhe flokëve tanë. Vitamina C, e cila gjithashtu gjendet në spinaq, kontribuon në ndërtimin e kolagjenit i cili i jep strukturë lëkurës dhe flokëve tanë.

5.Përmirësohet tretja

Spinaqi përmban shumë fibra që e bëjnë tretjen tonë më të shëndetshme dhe më të rregullt. Spinaqi gjithashtu mund të parandalojë kapsllëkun.

Lajmet

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen në Kaçanik, dyshohet se keqpërdorën dy gra

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shqiptarët protestojnë para OKB-së në New York kundër vendimit të Speciales

Published

on

Shumë shqiptarë janë mbledhur të martën para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, në protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe si “Drejtësi, jo politikë”, “Lironi heronjtë tanë” dhe “Heronj të luftës e të paqes”, duke kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar që nga 16 shtatori në Kosovë dhe në disa vende të tjera, përfshirë Kanadanë, Zvicrën, Gjermaninë dhe Austrinë.

Gjykata Speciale i dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet, pas shpalljes fajtorë për vepra të lidhura me krime lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

OpenAI parashikon shpenzime prej 856 miliardë dollarësh deri në vitin 2030

Published

on

OpenAI parashikon fluks negativ të parasë së lirë prej rreth 278 miliardë dollarësh gjatë viteve 2026–2030, ndërsa përshpejton investimet në fuqinë kompjuterike dhe infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e inteligjencës artificiale, raporton Financial Times.

Sipas një prezantimi të kompanisë të siguruar nga Financial Times, OpenAI planifikon të shpenzojë rreth 856 miliardë dollarë për fuqi kompjuterike dhe infrastrukturë deri në fund të vitit 2030.

Në të njëjtën periudhë, kompania pret që të ardhurat vjetore të rriten nga rreth 36 miliardë dollarë në vitin 2026 në 350 miliardë dollarë në vitin 2030, ndërsa të ardhurat kumulative pritet të arrijnë rreth 840 miliardë dollarë.

OpenAI, e cila qëndron pas ChatGPT, ka siguruar 122 miliardë dollarë kapital në mars, por parashikimet e kompanisë sugjerojnë se këto fonde mund të shterojnë deri në vitin 2028, nëse vazhdon ritmi i planifikuar i shpenzimeve.

Ndërkohë, kompania është në bisedime për një raund të ri financimi që mund ta çojë vlerësimin e saj në mbi 1.2 trilionë dollarë.

Shifrat pasqyrojnë përmasat e investimeve që kërkon gara për zhvillimin e modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale, veçanërisht për qendrat e të dhënave, çipat dhe kapacitetin kompjuterik./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara