Lajmet

MPJD-ja ul tarifat për pajisje me pasaporta, letërnjoftime e shërbime tjera

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se kanë marrë vendim që të ulen tarifat për pajisje me pasaporta, letërnjoftime e shërbime tjera në konsullata e ambasada të Republikës së Kosovës.

“Qindra mërgimtarë kanë filluar të mbushin rrugët e Kosovës, në këtë mënyrë pasurojnë zemrat tona. Me liberalizimin e vizave është shtuar edhe më shumë numri i qytetarëve për të vizituar familjet e tyre, turizëm apo për çështje të biznesit. Republika e Kosovës është përkushtuar që të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e të gjitha shërbimeve konsullore. Janë ulur tarifat për pajisjet me pasaporta, letërnjoftime, certifikata. Ka hyrë në fuqi në qershor ligji për dy shtetësinë, jo vetëm që është bërë ulja e tarifave por edhe lehtësimi i shërbimit. Jemi të ndërgjegjësohem se sa të dhimbshme kanë qenë proceset. Rifitimi i nënshtetësisë së Kosovës lidhet me shumë të drejta siç është për të votuar, ky hap që kemi marrë nuk është i detyrueshëm për askënd, zemra është e hapur për mërgatën, shërbimet janë përshpejtuar. Të gjitha qytetarët e Kosovës të cilët nuk e e kanë nënshtetësinë e Kosovës, në numrin e tyre personal mund të regjistrohen. Mërgata jonë është e integruar shumë. Të dhënat për regjistrim përdorën vetëm për qëllime të regjistrimin dhe për asnjë qëllim tjetër”, ka thënë Gërvalla.

Vendi

Nafta dhe benzina lirohen lehtë në Kosovë

Published

on

By

Çmimi i naftës në tregun e Kosovës ka shënuar një rënie prej 3 centësh këtë të mërkurë, krahasuar me vlerat e ditës së djeshme.

Aktualisht, një litër naftë tregtohet me 1.65 euro, ndërsa të martën çmimi ishte 1.68 euro.

Rënie të lehtë ka pasur edhe benzina, e cila sot shitet me 1.39 euro për litër (nga 1.41 sa ishte dje), ndërkaq çmimi i gazit ka mbetur stabil në 0.88 euro.

Pavarësisht këtij uljeje të lehtë, çmimet mbeten të larta që nga fundi i shkurtit, si pasojë e konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Tensionet gjeopolitike kanë shkaktuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe strategjike përmes së cilës qarkullon rreth 20% e furnizimit global me naftë, duke ndikuar drejtpërdrejt në shtrenjtimin e karburanteve në mbarë botën.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Isniq të Deçanit për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës në Deçan ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se posedonte armëmbajtje pa leje të llojit AK-47 me 60 fishekë dhe një pistoletë me tetë fishekë.

Sipas raportit, armët dhe municioni u gjetën gjatë një kontrolli që u krye në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Isniq të Deçanit.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Vendi

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, brenda një dite janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme. Kryeqyteti prin me numrin më të madh të incidenteve, ku u raportuan tri raste të sulmeve, ndërsa situata të ngjashme janë shënuar edhe në Pejë, Gjakovë e Malishevë.

Në Prishtinë, policia ka ndërhyrë në tri incidente të ndara. Në rastin e parë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, i cili pas intervistimit është liruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në incidentin e dytë në kryeqytet, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Ndërkaq, në rastin e tretë, policia ka dërguar në mbajtje një burrë i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një grua.

Në Pejë, një grua ka kërkuar ndihmën e autoriteteve pas keqtrajtimit psiqik që ka pësuar nga një burrë. Edhe për këtë rast, prokurori ka vendosur që procedurat të vazhdojnë në rrugë të rregullt pas marrjes në pyetje të palëve.

Një situatë më specifike është raportuar në Malishevë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe psiqikisht nga tre persona – dy gra dhe një burrë. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në Gjakovë është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psiqike ndaj familjarëve të tij. Për shkak të rrezikshmërisë dhe vazhdimësisë së veprës, me vendim të prokurorit, ai është dërguar direkt në mbajtje.

 

Continue Reading

Lajmet

Dy të arrestuar pas një therjeje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, është raportuar një rast i veprës penale – Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë.

Dy persona dyshohet se janë therur me thikë nga një person i panjohur.

Viktimat më pas janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa lidhur me rastin në polici janë shoqëruar dy persona të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.

“Viktimat janë trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin me datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara