Lajmet

MPJ e Gjermanisë: ‘Nonpaper’ nuk rrjedh nga pena e qeverisë gjermane

Published

on

Pas ambasadorit gjerman në Prishtinë, edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka reaguar ndaj lajmeve për të ashtuquajturën “non paper”, për të cilën po flitet në mediat kosovare, duke theksuar se “ajo nuk rrjedh nga pena e qeverisë gjermane”, thuhet në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin.

“Përkundrazi, ministri i Jashtëm Maas theksoi edhe një herë gjatë vizitave të tij në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar se “e gjithë mbështetja jonë shkon në dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, të moderuar nga BE, nën udhëheqjen e të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajcak. Qëllimi i këtij dialogu për normalizimin është një marrëveshje e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse që kontribuon në stabilitetin rajonal, përfshin njohjen reciproke dhe kështu u mundëson të dy vendeve një perspektivë reale të BE dhe anëtarësimin në BE”, thuhet në deklaratë.

Mediat në Kosovë kanë publikuar një dokument që paraqitej si i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale.

Aty shkruhej se “në Kosovë do të krijohej një “distrikt autonom i Kosovës së veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Kisha Ortodokse Serbe do të kishte “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të Marrëveshjes, do të zotohej se “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.

Ky është “non-paper”-i i dytë që hidhet në qarkullim në prag të vazhdimit të bisedimeve për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Disa javë më parë një tjetër dokument , për të cilin flitej se ishte propozim i Sllovenisë qarkulloi në media dhe u bë shkak për indinjata të mëdha pasi aty propozohej ndryshimi i kufijve në rajon.

Gjatë vizitës së tij javën e kaluar në rajon, ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, e kishte hedhur poshtë përfundimisht këtë ide.

Ndërkohë, pas zgjedhjeve në Kosovë, Brukseli sërish po përpiqet të riaktivizojë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Pas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq,në Bruksel ishte sot edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të enjten Kurti dhe dy zëvendëskryeministrat e tij do do të kenë një debat me komisionin e jashtëm të Parlamentit Evropian./dw/

Continue Reading

Vendi

MINT gjobit KEDS-in me 90 mijë euro për parregullsi me njehsorët elektrikë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndëshkuar KEDS-in me 18 gjoba në vlerë totale prej 90 mijë eurosh. Ky vendim erdhi pasi Inspektorati doli në përfundimin se 18 njehsorë elektrikë kishin afat vlefshmërie të skaduar.

Gjatë muajit prill, një komision i posaçëm ka shqyrtuar mbi 570 ankesa të qytetarëve për devijime në orë dhe datë të njehsorëve. Nga 54 njehsorë të testuar në laborator, 38 prej tyre rezultuan me devijime kohore, ndërsa raportet zyrtare do t’u dorëzohen organeve të drejtësisë për hetime të mëtejshme.

MINT ka kërkuar nga KESCO që të bëjë kompensimin e menjëhershëm të konsumatorëve të dëmtuar. Lidhur me këtë aksion, nga ministria kanë deklaruar se edhe në ditet në vijim do të vazhdojn me trjatimin e ankesave.

“MINT siguron qytetarët se edhe gjatë muajit maj do të vazhdojë me trajtimin e ankesave, verifikimin e njehsorëve dhe shqiptimin e gjobave bazuar në gjetjet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Ministria inkurajon qytetarët që të vazhdojnë të denoncojnë parregullsitë në numrin e Viberit: 046 311 000, ose në adresën elektronike të tyre.

Continue Reading

Lajmet

Centcom demanton Iranin: Asnjë anije amerikane nuk është goditur në Hormuz

Published

on

By

Komanda Qendrore Amerikane, Centcom, ka mohuar zyrtarisht pretendimet e Iranit se një anije luftarake e SHBA-së është goditur nga dy raketa në Ngushticën e Hormuzit.

Përmes një postimi në platformën X, Centcom sqaroi se asnjë mjet i marinës nuk është prekur, ndërsa konfirmoi se forcat amerikane po vazhdojnë zbatimin e bllokadës detare në portet iraniane në kuadër të operacionit “Projekti Liri”.

Në anën tjetër, agjencia iraniane e lajmeve, Fars, pretendoi se një shkatërrues amerikan u godit dhe u detyrua të tërhiqej pasi po lundronte në shkelje të rregullave të sigurisë detare.

Ky përplasje deklaratash vjen menjëherë pas urdhrit të Presidentit Donald Trump që SHBA-ja të nisë operacionin për nxjerrjen e anijeve të bllokuara në këtë zonë jetike që nga fundi i shkurtit.

 

Continue Reading

Aktualitet

Rezultate të javës së 32-të në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Në kuadër të javës së 32-të të Superliga e Kosovës janë zhvilluar disa ndeshje interesante, me rezultate të ngushta dhe surpriza në disa përballje.

Drita ka fituar në udhëtim ndaj KF Prishtina e Re me rezultat 0:1.

Malisheva ka mposhtur FC Prishtina me rezultat 0:1.

Ndeshja mes Gjilani dhe Ferizaj është mbyllur baraz 1:1.

Drenica ka arritur fitore ndaj Dukagjini me rezultat 1:0.

Ndërsa Llapi ka triumfuar në transfertë ndaj FC Ballkani me rezultat 0:1.

Në përgjithësi, java e 32-të ka sjellë rezultate të rëndësishme që ndikojnë në garën për kreun dhe mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me kryeministrin e Luksemburgut në Jerevan: Diskutohet mbështetja 50-milionëshe dhe rruga drejt BE-së

Published

on

By

Në kuadër të Samitit të Komitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet në Armeni, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim dypalësh me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Fokusi i bisedës ishte bashkëpunimi ekonomik dhe përkrahja e Luksemburgut për proceset integruese të Kosovës. Kurti shfrytëzoi rastin për të falënderuar homologun e tij për ndihmën e vazhdueshme, duke vënë në pah mbështetjen e fundit financiare prej 50 milionë eurosh, e cila është dedikuar për forcimin e institucioneve dhe sektorin e shëndetësisë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për aspiratat e Kosovës në arenën ndërkombëtare, specifikisht për kërkesën për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe hapat drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Përkushtimi i Luksemburgut ndaj forcimit të kapaciteteve tona institucionale dhe mirëqenies së qytetarëve tanë është një dëshmi e partneritetit tonë të fortë,” ka deklaruar kryeministri në detyrë Kurti gjatë bashkëbisedimit me Frieden.

Në mbyllje të takimit, të dy liderët riafirmuan gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe koordinimin e mëtejshëm në forumet ndërkombëtare, ku Luksemburgu mbetet një nga mbështetësit kryesorë të Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Continue Reading

Të kërkuara