Lajmet

MPB jep detaje për regjistrimin e automjeteve nga “PM”, “KM”, “PZ”, në RKS

Regjistrimi i mjeteve me targa RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi ka sqaruar se regjistrimi i automjeteve të qytetarëve me targa RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin.

“Pyetje të shpeshta në lidhje me regjistrimin e mjeteve me targa ‘RKS’ të mjeteve që posedojnë targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’ dhe ‘DA’ apo ‘ĐA’. Në kuadër të fushatës për regjistrimin e mjeteve qytetarët kanë adresuar një numër të pyetjeve, për të cilat përgjigjet i gjeni si në vijim. Ftojmë të gjithë qytetarët, të shfrytëzojnë këtë mundësi nga data e fillimit të regjistrimit me 1 shtator 2022- 31 tetor 2022. Për çdo pyetje shtesë na shkruani në [email protected]”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në cilat qendra mund të bëhet regjistrimi?

Regjistrimi i mjeteve me targa RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin.

A lejohet regjistrimi i veturave me patentë shofer të lëshuar nga Serbia?

Po. Sipas UA Nr.03/2022, për regjistrimin e veturave me targa RKS nuk është i domosdoshëm patentë shoferi i Republikës së Kosovës, por vetëm kërkohet patentë shofer me afat të vlefshëm.

A lejohet regjistrimi i mjeteve të cilat kanë bërë vazhdimin e regjistrimit me këto targa pas datës 21 prill 2022?

Po. Mjetet të cilat janë pajisur për herë të parë me targa ilegale brenda periudhës 10 qershor 1999 – 21 prill 2022, por që kanë vazhduar regjistrimin me këto targa pas datës 21 prill 2022, mund të bëjnë regjistrimin e mjeteve me targa RKS.

A duhet të paguhen taksat doganore në rast të ndërrimit të pronarit pas regjistrimit të mjetit me targa RKS nga targat ilegale.

Jo. Në rast të ndërrimit të pronarit të mjetit që është regjistruar me traga RKS, pronari i ri nuk është i obliguar të paguajë taksat doganore.

A kërkohet Polica e Sigurimit e Republikës së Kosovës për regjistrimin e veturave me targa RKS?

Po. Për regjistrimin e veturave me targa RKS është e nevojshme të paraqitet Polica e Sigurimit e Republikës së Kosovës.

A duhet të paraqitet certifikata e rregullsisë teknike me rastin e regjistrimit të mjeteve me targa RKS.

Certifikata e rregullsisë teknike duhet të paraqitet vetëm në rastet kur mjetet me targa ilegale nuk kanë certifikatë të regjistrimit me afat vlefshmërie. Në rastet kur mjetet kanë certifikatë të regjistrimit me afat vlefshmërie, duhet të paraqitet polica e sigurimit origjinale, në mënyrë që ata të lirohen nga kontrolla teknike.

A lejohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS për personat të cilët posedojnë vetëm dokument identifikimi të lëshuar nga Serbia / apo që nuk kanë dokument identifikimi të Republikës së Kosovës?

Dokumenti i identifikimit të Republikës së Kosovës është i domosdoshëm për regjistrimin e mjeteve me targa RKS. Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk posedojnë letërnjoftim të Republikës së Kosovës mund të bëjnë kërkesë për të nxjerrë këtë dokument, i cili do të lëshohet në një afat kohor nga 3-5 ditë nga data e aplikimit. 

Lajmet

Shqipëria luan sonte ndaj Andorrës në Kualifikueset e Botërorit 2026

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte në stadiumin “FAF” të Andorrës, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 në ora 20:45.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka grumbulluar 25 futbollistë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Ndeshja e mbrëmjes së sotme do të arbitrohet nga Horatiu Fesnic.

Asistentë të Fesnic do të jenë Valentin Avram dhe Alexandru Cerei. Arbitër i katërt është caktuar Rares Vidican. Në sallën e VAR-it, gjithashtu do të jenë rumunë: Ovidiu Haţegan në rolin e arbitrit kryesor të teknologjisë dhe Adrian Costreie si ndihmës i tij.

Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë në grupin K dhe një fitore ndaj Andorrës dhe humbja e Serbisë ndaj Anglisë në Londër, do të sillte kualifikimin në play-off./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Akuzë për spiunazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi dalin sot para gjykatës

Published

on

Të akuzuarit për spiunazh tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi do të dalin sot para gjykatës në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë në ora 09:30.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër- atë të Reçakut.

Aktakuza ngarkon Shabanin e Qerimin për spiunazh, kurse ky i fundit akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje.

Në aktakuzë thuhet se Shabani të dhënat dhe informacionet në fjalë, ua kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Sërgjan Rosiq, përgjegjës për Regjionin e Pançevës, si dhe kolonel Bogoljub Janiçeviq, ish-komandant i Policisë së Serbisë për Regjionin e Ferizajt, gjatës kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në masakrën e Reçakut përmes komunikimeve telefonike, postës elektronike dhe takimeve fizike të zhvilluara në territorin e Serbisë.

Andaj, thuhet se me këto veprime i akuzuari ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, duke e ndihmuar po ashtu BIA-n në krijimin e një narrative të pavërtetë me qëllim që të ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK -së të Mollopolcit të Shtimes me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në Burrel të Shqipërisë, kinse janë bërë trafikime organesh, si dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës së Reçakut, duke kërkuar nga zyrtari i BIA-s dhe Bogoljub Janiçeviç që të ndërmarrin veprime operacionale të cilat do të shkaktonin një konflikt të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës.

Prandaj për këto veprime, Bedri Shabani ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 të Kodit Penal.

Derisa, në pikën e dytë të aktakuzës, Muharrem Qerimi akuzohet se nga viti 2012 e në vazhdimësi deri në arrestimin e tij më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën dhe pjestarët e UÇK-së, emrat dhe eprorëve të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së, pastaj emrat e dëshmitarëve tashmë të njohur të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në lidhje me veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionin, e të cilat informacione ia ka transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Sërgjan Rosiç përgjegjës për Regjionin e Pançevës përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike që ka zhvilluar në territorin e Republikës së Serbisë.

Me këto veprime, i akuzuari Qerimi thuhet se ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Sot shënohet Dita Botërore e Mirësjelljes

Published

on

Dara 13 nëntor njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Mirësjelljes, ditë e cila në gjithë botën kushtohet për njohjen e asaj që do të thotë të jesh i sjellshëm, t’i kushtoni vëmendje dhe kujdes të tjerëve.

Japonezët ishin të parët që e promovuan këtë iniciativë falë Japan Small Kindness Movement, pra e themeluar në vitin 1988 në Tokio.

Mirësjellja sipas tyre para së gjithash, është edukim i mirë, sjellje të mira dhe se mbi të gjitha është e mirë jo vetëm për ata që e marrin atë, por edhe për ata që e bëjnë këtë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​6 të vdekur nga rrëmuja gjatë rekrutimit ushtarak në Ganë

Published

on

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë lënduar në një rrëmujë gjatë një eventi rekrutimi ushtarak në ganë të Afrikës.

Tragjedia ndodhi kur mijëra kandidatë mbushën hyrjet e stadiumit, duke shpresuar për një mundësi pune në forcat e armatosura, raporton BBC.

Forcat e Armatosura të Ganës njoftuan se rrëmuja e sotme tragjike u shkaktua nga një rritje e papritur e kandidatëve që shkelën protokollet e sigurisë dhe nxituan drejt hyrjeve.

Pesë nga të lënduarit mbeten në gjendje kritike.

Mijëra të rinj u mblodhën në stadiumin El-Wak në kryeqytetin Akra, sepse shkalla e lartë e papunësisë së të rinjve në Gana, e cila sipas statistikave të fundit qeveritare është rreth 32%, shpesh çon në skena kaotike në ngjarje të tilla.

Afati i fundit i aplikimit u zgjat edhe me një javë për të lejuar më shumë kandidatë që kishin vështirësi me procesin të merrnin pjesë. Pavarësisht tragjedisë, procesi i rekrutimit kishte filluar, por u ndal në pasdite.

Arhin shtoi se do të nisë një hetim për shkaqet e rrëmujës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara