Sport

Mourinho: Në skuadër kam një lojtar jo profesionit, i thash të largohet menjëherë

Portugezi ishte tejet i tensionuar pasi pa skuadrën e tij të humbiste pikë kundër Sassuolos.

Published

on

Trajneri i Romës, Jose Mourinho thotë se i ka thënë një prej lojtarëve të tij që të largohet nga klubi pas barazimit të së mërkurës me Sassuolon.

Portugezi ishte tejet i tensionuar pasi pa skuadrën e tij të humbiste pikë kundër Sassuolos të mërkurën në Serie A.

Tammy Abraham shënoi golin e tij të parë në ligë që nga shtatori për të kaluar mysafirët në avantazh pas 80 minutash, por Sassuolo u kundërpërgjigj pesë minuta më vonë për të rrëmbyer një pikë.

“Ishte një skuadër që donte të fitonte kundër një kundërshtari të fortë, më vjen keq që përpjekjet e skuadrës u tradhtuan nga qëndrimi i një lojtari joprofesionist”, tha ai për “DAZN”.

“Një qëndrim joprofesional që nuk është i drejtë me shokët e tij, kjo është ajo që më zhgënjen. Një pikë në udhëtim nuk është rezultat negativ dhe jam i kënaqur me qëndrimin e përgjithshëm të skuadrës sime”, vazhdoi Mourinho.

Megjithatë, “Special One” nuk pranoi të zbulojë identitetin e lojtarit,“Nuk do t’ju them. Kisha 16 lojtarë në fushë sonte dhe më pëlqeu qëndrimi i 15 prej tyre. Në janar, ai duhet të gjejë një klub tjetër”.

Nuk është plotësisht e qartë se kujt i drejtohej Mourinho me komentet e tij, por ai i bëri të qarta idetë e tij përpara afatit kalimtar të janarit. Mourinho ka përjetuar një javë zhgënjyese pasi pa skuadrën e tij të mposhtur nga Lazio të dielën dhe më pas humbi pikë përsëri në Sassuolo.

Skuadra e Mourinhos luan ndeshjen e fundit në Serie A para Kupës së Botës të dielën në Torino.

Lajmet

​Genc Nuza delegohet nga UEFA në Conference League

Published

on

UEFA ka deleguar gjyqtarin nga Kosova, Genc Nuza, për të gjykuar një ndeshje në fazën e grupeve të UEFA Conference League.

Ai do të jetë në krye të sfidës mes Lausann-Sport dhe Breidablik, që zhvillohet më 2 tetor 2025 nga ora 18:45, në stadiumin “Stade De La Tuilière” në Lausanne.

Nuzës do t’i asistojnë gjyqtarët anësorë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Erdall Zasella.

Në dhomën e VAR-it do të jenë Dardan Çaka si gjyqtar kryesor dhe Visar Kastrati si AVAR.

Ky delegim konsiderohet një tjetër dëshmi e profesionalizmit dhe besimit që UEFA ka në arbitrët nga Kosova, të cilët prej vitesh po përfaqësojnë me sukses futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

FFK është shprehur e bindur se ata edhe kësaj radhe do ta përfaqësojnë me nder dhe dinjitet futbollin në arenën evropiane./S.K/KP/FFK

Continue Reading

Lajmet

​Roma synon të rinovojë kontratën e Paulo Dybala-s

Published

on

Roma po përgatit hapat e parë për rinovimin e kontratës së Paulo Dybala-s, ndërkohë që sulmuesi argjentinas pritet të rikthehet së shpejti në fushë.

Drejtuesit Frederic Massara dhe Stefano Ranieri po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshjeje të re, e cila do t’i lejonte Dybala-s ta mbyllte karrierën te Giallorossët.

Megjithatë, kontrata e re pritet të përfshijë një pagë më të ulët se aktualja.

Diskutimet paraprake me përfaqësuesit e lojtarit pritet të nisin gjatë këtij muaji, ndërsa qëllimi i klubit është ta mbajë argjentinasin për një kohë të gjatë në “Olimpico”, thotë “Corriere dello Sport”. /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Lautaro thyen tjetër rekord në Inter

Published

on

Lautaro Martinez është tashmë pjesë e historisë së Interit, pasi ka shënuar në shtatë sezone radhazi në Ligën e Kampionëve, dhe kjo pasi vetëm tre kolegë të nivelit të lartë si Mbappé, Haaland dhe Griezmann kanë arritur ta bëjnë këtë.

Dy golat e tij kundër Slavias e çojnë totalin e golave të tij në 23 në garën më të mirë evropiane për klube, nga 159 për Nerazzurrët.

Nëntë prej tyre erdhën sezonin e kaluar, ai që përfundoi me finalen e pafat në Mynih.

E gjithë kjo pasi hyri në pesëshen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Interit. Edhe të shtunën e kaluar, në Cagliari, ai arriti 117 gola në Serie A, duke tejkaluar Sandro Mazzola-n dhe duke u zhvendosur në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të ligës për Nerazzurrët.

Përpara tij mbeten vetëm Meazza, Lorenzi, Nyers dhe Altobelli , një përzierje e shkëlqyer e legjendave të Interit.

Ai nuk ishte aty kundër Ajax, në debutimin e tyre evropian të sezonit, por e kompensoi menjëherë pasi arriti të rikthehej në atmosferën e Ligës së Kampionëve me një dopietë që tregoi urinë e tij për gola. Së pari, duke shtypur në sulmin e ulët të Slavias dhe më pas duke qenë gati t’i përgjigjej krosit të Bastonit. Shkurt, nëse dëshiron të kesh një sezon të nivelit të lartë, duhet ta shikosh atë./S.K/KP/Copa America/

Continue Reading

Lajmet

​Nuk ndalet Tare, nis kontaktet me agjentin e top sulmuesit

Published

on

Milani po mendon për një tjetër goditje të madhe në merkato, pas Luka Modric. Drejtori sportiv Igli Tare ka kontaktuar agjentin e Robert Lewandowskit, Pini Zahavi, për të kuptuar situatën e sulmuesit polak, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon më 30 qershor 2026, sipas mediave spanjolle.

Tare ëndërron ta sjellë 37-vjeçarin në Milano me parametër zero, një operacion i ngjashëm me atë të Modric.

Edhe pse Lewandowski fiton rreth 33 milionë euro në vit dhe interesimi nga klubet arabe është i madh, Milani po përgatitet të jetë gati nëse sulmuesi vendos të largohet nga “Camp Nou” dhe të vazhdojë karrierën në Evropë.

Në “San Siro”, fanella me numrin 9 po pret ende një pronar të ri, ndërsa Massimiliano Allegri shihet i gatshëm ta mirëpresë një lojtar me përvojën dhe cilësitë e Lewandowskit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara