Sport

Mourinho: Kumbulla më i miri dhe kjo më gëzon

Mourinho i thuri elozhe mbrojtësit të kombëtares

Published

on

Roma u përball me Cagliarin dhe mori 3 pikë më shumë vuajtje duke iu falur kështu golit të Sergio Olivierës që arriti të shënonte që në debutimin e tij.

Për shkak të  mungesave të shumta që skuadra e Jose Mourinhos kishte, trajneri u detyrua t’i besonte një vend titullari lojtarit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbullës.

Një lojë e mirë e treguar nga mbrojtësi 22-vjeçar ka bërë që tekniku i skuadrës italianë të bëjë një prapaktheu sa i përket deklaratave të dhëna ca kohë më parë për Kumbullën, që nuk është një lojtar i madh dhe se nuk meriton një vend në formacioni e Romës.

Pas ndeshjes me Cagliarin, Mourinho i thuri elozhe mbrojtësit të kombëtares tonë teksa theksoi se në prapavijë ishte më i miri.

“Për mua, ai ishte më i miri, bëri një lojë fantastike dhe kjo më gëzon, sepse kishte një periudhë të vështirë. Isha treguar shumë i ashpër me të. Ai ka qenë gjithmonë shumë i përulur dhe tani është rritur shumë. Kumbulla dhe Mancini kanë bërë mirë, por duhet të theksoj se edhe mesfushorët qendrorë kanë bërë mirë në fazën mbrojtëse, ndryshe nga ç’kishte ndodhur me Juventusin”, janë fjalët e teknikut të verdhekuqve për Kumbullën.

Duket se më në fund Kumbulla po arrin të bind trajnerin dhe po i ndryshon edhe mendimin se ai është një lojtar që premton, teksa po i fiton besimin Mourinhos me punë e disiplinë, aq sa e ka detyruar të thotë fjalë vlerësuese për të. /abcnews.al

Continue Reading

Lajmet

Endrick arrin marrëveshje me klubin francez

Published

on

Sulmuesi i talentuar Brazilian Endrick, nuk ka patur startin më të mirë të mundshëm të këtij sezoni te Los Blancos, pasi që erdhi me bujë të madhe sezonin e kaluar nga skuadra braziliane Palmeiras.

Ai nuk ka qenë fare në planet e Xabi Alonsos, por ka zhvilluar një ndeshje këtë sezon ndaj Valencias, ku u aktivizua për 12 minuta.

Gazetari i famshëm Fabrizio Romano ka raportuar që nga tetori se Endrick ka hapur derën për një kalim te skuadra e Olympique Lyon në Francë, për të rigjetur formën me qëllimin e lojtarit, për të qenë i gatshëm për Botërorin 2026.

Gazetari Italian ka cituar burimet e “El Globo”, mediumi brazilian shumë i besueshëm, që klubet kanë arritur marrëveshje për një huazim pa drejtë blerje deri në fund të sezonit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Xhaka për ndeshjen ndaj Kosovës: Një finale e mundshme në Prishtinë

Published

on

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur rreth përgatitjeve që kombëtarja helvetike po i bën për ndeshjet ndaj Suedisë dhe ndaj Kosovës më 18 nëntor në “Fadil Vokrri”.

Në një intervistë Xhaka ka thënë se nëse do të dështojnë ndaj suedezëve, atëherë në Prishtinë do të jetë një finale.

“Nëse bëjmë punën tonë kundër Suedisë, nuk do të vijë deri aty. Dhë nëse përfundojmë në një finale në Prishtinë, atëherë le të jetë ashtu. Ne e pranojmë këtë situatë. Nuk është hera e parë që luajmë atje”, tha Xhaka.

Mesfushori i Sunderlandit, po ashtu foli edhe rreth largimeve nga kombëtarja zvicerane të dy futbollistëve, Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut, të cilët iu bashkangjitën “Dardanëve”.

“Lojtarë me cilësi të tillë, nuk është dashur t’i linim pas dore. A do të kishin arritur të nxini vendin e titullarit te Zvicra brenda tre apo katër vjetëve? Do të vija në dyshim këtë, duke marrë parasysh se kush luan aktualisht për ne. Ardon Jashari , është me ne për tre vjet dhe ka bërë veç katër paraqitje”, shtoi ai.

Kosovë-Zvicër luhet më 18 nëntor në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Ndërkaq në ndeshjen e parë, skuadra e Murat Yakin e ka mposhtur thellë Kosovën, me rezultat 4:0./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Bashkëlojtarët e Rashicës në mesin e të dyshuarve për bastvënie

Published

on

Më shumë se një mijë futbollistë, përfshirë 27 nga Superliga, janë pezulluar nga Federata Turke e Futbollit në skandalin e basteve, përfshirë mbrojtësin e Turqisë, Eren Elmali, i cili ka qenë titullar në Ligën e Kampionëve për Galatasarayn këtë edicion.

Elmali dhe bashkëlojtari i tij te Galatasaray, Metehan Baltaci, janë në mesin e një mijë e 24 lojtarëve në listën e publikuar nga federata turke, të cilët janë dërguar në komision disiplinor.

Kujtojmë se te Beshiktashi luan edhe futbollisti i Kosovës, Milot Rashica.

Po ashtu një prej emrave të përmendur si i dyshuar për bastvënie janë edhe kapiteni i Beshiktashit, Nexhip Usal dhe portieri Ersin Destanoglu.

Federata ka njoftua se kategoria e tretë dhe katërt janë pezulluar për dy javë, por Superliga dhe kategoria e dytë do të vazhdojnë.

Futbolli turke është tronditur nga hetimet mbi bastvënie, ku më shumë se 150 gjyqtarë dyshohet se kanë vënë baste në ndeshje futbolli, ndonëse Fenerbahçe nuk është prekur ende./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

“Dardanët” të përkushtuar për kualifikimin në Botërorin 2026

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka vazhduar me përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, të vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026.

Dardanët zhvilluan stërvitjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” nën drejtimin e Franco Fodas, ku disa prej futbollistëve si, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari bënë rigjenerim në palestër, ndërsa të tjerët kryen stërvitje intensive në fushë.

Ndërkaq, Baton Zabërgja dhe Visar Bekaj folën për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme.

“Jam shumë i lumtur për rikthimin dhe shpresoj që me seriozitet të kalojmë këto sfida dhe të arrijmë qëllimin tonë. Ndeshja me Slloveninë është shumë e rëndësishme, dhe synojmë të paktën një pikë, por kemi mundësinë të shkojmë për fitore. Ekipi është në nivel të jashtëzakonshëm,” tha Zabërgja, i rikthyer në skuadër pas lëndimit.

Derisa, Bekaj shtoi se atmosfera është e shkëlqyer.

“Atmosfera është e shkëlqyer dhe të gjithë janë në formë të mirë. Ndeshja me Slloveninë është vendimtare, dhe shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv. Edhe në mungesë të disa lojtarëve kyç, besoj se do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të luftojmë për rezultate pozitive”, deklaroi ai.

Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi.

Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve do të jenë vendimtare, nëse Kosova do të kualifikohet apo jo në Kampionatin Botëror që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë./S.K/EO/FFK/

Continue Reading

Të kërkuara