Sport

Mourinho: Italia u përmirësua shumë në drejtimin e Mancinit

Published

on

Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho ka komentuar Kombëtaren e Italisë.

Mourinho ka dhënë një intervistë për ‘The Sun’ ku ndër të tjera ka folur edhe për Kombëtaren e Italisë dhe selektorin Roberto Mancini.

“Mancini është një trajner me përvojë, si trajner i klubeve është vendi ku zhvillon veten më së miri”, tha ai.

“Ai kaloi 20 vite duke udhëhequr skuadra të ndryshme evropiane, me mjaft sukses dhe tani është i gatshëm të arrijë sukses me Kombëtaren Azzure”, shtoi ai.

“Mancini tregoi paraqitje shumë të mira me Italinë në kualifikimet për Europian, edhe në “Euro 2020” po vazhdon me formën e mirë, mund të them se skuadra e Italisë është përmirësuar shumë nën drejtimin e Mancinit”, përfundoi Jose Mourinho.

Italia e mbylli Grupin A të Kampionatit Evropian në vendin e parë me nëntë pikë të grumbulluara.

Lajmet

​Spalletti: Zhegrova është një “shkëndijë”

Published

on

Juventusi siguroi një fitore të pastër 2–0 kundër Udinezes në Kupën e Italisë, një ndeshje ku trajneri Luciano Spalletti pati hapësirë t’i rikthehej edhe disa prej lojtarëve që kanë munguar për shkak dëmtimesh. Një prej tyre ishte Edon Zhegrova, i cili u aktivizua në dhjetë minutat e fundit të takimit dhe u prit me interes të madh nga tifozët bardhezi.

Pas ndeshjes, Spalletti u ndal veçanërisht te futbollisti kosovar dhe dha një vlerësim shumë pozitiv për të.

Ai tha se Zhegrova po kthehet gradualisht pas një dëmtimi të gjatë, por mbetet një lojtar me cilësi të padiskutueshme. Sipas tij, Zhegrova është një “shkëndijë”, një futbollist që kur e nis ndeshjen mund të shpërthejë në çdo moment.

Trajneri theksoi se lojtari ka talent të veçantë dhe se asnjëherë nuk e di se çfarë lëvizjeje ose zgjidhjeje mund të sjellë në një situatë të caktuar, duke e cilësuar si një futbollist të paparashikueshëm në aspektin pozitiv.

“Zhegrova po vjen nga një dëmtim i gjatë, por ai është një futbollist, një shkëndijë. Kur është titullar, mund të shpërthejë në çdo moment. Ai e ka atë talent; nuk e di kurrë se çfarë mund të bëjë në çdo kohë të caktuar.”

Aktivizimi i tij i shkurtër në minutat e fundit u pa si një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të plotë, ndërsa Spalletti la të kuptohet se Zhegrova mund të ketë më shumë hapësira në Kupë, aty ku ai mund të tregojë shpërthimin e tij të shumëpritur./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fisnik Asllani tërheq interesin e klubeve të mëdha evropiane

Published

on

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, po tërheq interesin e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen.

Asllani, 23 vjeç, është një sulmues qendre i talentuar me kontratë të vlefshme te Hoffenheimi deri në vitin 2029, por ai ka një klauzolë lirimi që mund t’i mundësojë largimin gjatë afatit kalimtar veror të vitit të ardhshëm.

Sipas “Sky Sport”, për kartonin e tij, ekipet e interesuara duhet të paguajnë midis 25 dhe 29 milionë eurosh.

Përveç Gjermanisë, edhe disa klube nga Spanja dhe Franca po monitorojnë situatën e sulmuesit të Kosovës, ndërsa një kalim në Ligën Premier nuk konsiderohet i mundshëm në këtë moment.

Ky sezon ka filluar shumë mirë për Asllanin, i cili ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat për Hoffenheimin.

Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm edhe vitin e kaluar, kur ishte i huazuar te Elversbergu, duke realizuar 18 gola në 33 ndeshje./S.K/EO/

Continue Reading

Sport

Talenti shqiptar befason sërish, Lara Colturi e treta në Kupën e Botës

Published

on

Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka arritur një tjetër sukses të madh në garat e Slalomit, duke u ngjitur në podium dhe duke zënë vendin e tretë në garën e zhvilluar në Copper Mountain, Kolorado, SHBA.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh se Colturi e përmbylli në mënyrën më të mirë të mundshme garën e saj të dytë në këtë etapë të Kupës së Botës.

“Sot Lara shkëlqeu. Pas një lëshimi të parë shumë të fortë, ku u rendit e katërta, ajo dhuroi një paraqitje të shkëlqyer edhe në lëshimin e dytë, duke u pozicionuar pas kampiones amerikane Mikaela Shiffrin dhe gjermanes Lena Dürr,” u shpreh ministri, i cili publikoi edhe pamje nga gara në rrjetet sociale.

Ky rezultat i rëndësishëm i jep mundësinë skiatores shqiptare të forcojë pozitat e saj në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. E emocionuar pas garës, Colturi tha: “Është çmenduri, as unë nuk po e besoj dot. Jam shumë krenare për veten dhe për të gjithë punën që kemi bërë me ekipin. Po përparojmë së bashku dhe ky është vetëm fillimi.”

Ajo shtoi se ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit të pandërprerë dhe punës së përbashkët me skuadrën, duke rritur besimin për garat e ardhshme në Kupën e Botës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

​Rrahmani në mesin e më të mirëve të vitit në Serie-A

Published

on

Gran Galà del Calcio 2025 që u mbajt në Milano dhe solli listën e fituesve të sezonit 2024-25 në Serie A. Çmimi kryesor, ai i Lojtarit të Vitit, shkoi për mesfushorin e Napolit, Scott McTominay, i cili u vlerësua për sezonin e jashtëzakonshëm dhe rolin e tij në sukseset e klubit.

Formacioni ideal i vitit u dominua nga Interi dhe Napoli, që luftuan deri në fund për titull. Në listë u përfshinë emra si Denzel Dumfries, Amir Rrahmani, Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, Nicolò Barella dhe Lautaro Martinez. Në këtë Top XI janë edhe dy lojtarë që tashmë kanë lënë Serie A: Tijjani Reijnders, që kaloi te Manchester City, dhe Mateo Retegui, i transferuar te Al-Qadsiah.

Antonio Conte u shpall Trajneri i Vitit, ndërsa Napoli mori çmimin e Klubit të Vitit, duke konfirmuar dominimin gjatë sezonit. Sulmuesi i Interit, Francesco Pio Esposito, fitoi çmimin Italian Golden Boy si talenti më i mirë i ri, ndërsa Nicolò Bertola nga Udinese u vlerësua për paraqitjet e tij në Serie B.

Çmimi “Goli i Vitit” shkoi për Alessandro Deiolën e Cagliarit për një supergol në fitoren 3-0 ndaj Venezias, një realizim që ishte nominuar edhe për çmimin FIFA Puskas.

Formacioni ideal i Serie A për vitin 2025 u përmbyll me: Svilar; Dumfries, Rrahmani, Bastoni, Dimarco; McTominay, Barella, Reijnders; Lautaro Martinez, Kean, Retegui./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara