AI

Motori më i famshëm i kërkimit në botë do të duket ndryshe

Kompania njoftoi javën e kaluar se do të prezantojë ndryshimet e reja të Google Search.

Publikuar

Google po shtyn përpara planet për të sjellë veçoritë e Inteligjencës Artificiale në motorin e tij kryesor të kërkimit, pasiqë po punon për të mbajtur ritmin me një valë të mjeteve të reja të Inteligjencës Artificiale që mund të kërcënojnë dominimin e kompanisë në internet për herë të parë pas disa dekadash.

Kompania njoftoi javën e kaluar se do të prezantojë ndryshimet e reja të Google Search, i cili do të përdorë një chatbot të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale për t’iu përgjigjur pyetjeve që “nuk e kishit menduar kurrë se Search mund t’u përgjigjej” dhe për t’i ndihmuar përdoruesit t’i marrin informacionet që duan më shpejt se kurrë.

Falë këtij përditësimi, pamja dhe ndjesia e rezultateve të kërkimit në Google do të jenë dukshëm më ndryshme. Kur përdoruesit shkruajnë një pyetje në shiritin kryesor të kërkimit, atyre automatikisht do të ju shfaqet një dritare me përgjigjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, krahas shfaqjes së rezultateve tradicionale.

Përditësimet u zbuluan në I/O, eventin vjetor të zhvilluesve të kompanisë, i cili u fokusua në një përzierje të Inteligjencës Artificiale dhe produkteve harduerike./UBTNews/

AI

Inteligjenca artificiale paraqet “rrezik dhe mundësi për gazetarinë”

Kështu u tha në një raport të ri që u publikua së fundmi.

Publikuar

nga

Inteligjenca artificiale është edhe kërcënim, por edhe mundësi për gazetarinë, përderisa gjysma e të anketuarve për një raport të ri që u publikua thanë se kanë shqetësime lidhur me implikimet etike në punën e tyre.

Përderisa 85 për qind e të anketuarve kishin eksperimentuar me chatbot-et e inteligjencës artificiale, sikurse ChatGPT dhe Google Bard, për punën e tyre, përfshirë shkrimin e përmbledhjeve apo gjenerimin e titujve, 60 për qind thanë se kishin rezerva.

Studimi, i kryer nga Nisma për Inteligjencën Artificiale e Shkollës Ekonomike të Londrës, anketoi mbi 100 organizata mediale nga 46 shtete lidhur me përdorimin nga të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë që lidhet me të. Anketat u realizuan mes prillit dhe korrikut.

“Mbi 60 për qind e të anketuarve theksuan shqetësimin e tyre për implikimet etnike të inteligjencës artificiale në vlerat gazetareske përfshirë saktësinë, drejtësinë dhe transparencën, por edhe aspektet e tjera të gazetarisë”, thanë hulumtuesit përmes një deklarate.

“Gazetaria në mbarë botën po kalon nëpër një tjetër periudhë emocionuese, por edhe të frikshme të ndryshimeve të teknologjisë”, tha bashkautori i raportit dhe drejtori i projektit, Charlie Beckett.

Ai tha studimi tregoi se mjetet e reja gjeneruese të inteligjencës artificiale ishin “edhe kërcënim i mundshëm i integritetit të informacionit dhe mediave”, por po ashtu “një mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë gazetarinë më efikase, efektive dhe më të besueshme”.

Gazetarët e anketuar kanë thënë se inteligjenca artificiale ka përfitime, sikurse kursimi kohës për detyrat e tyre, sikurse është transkriptimi i intervistave.

Por, ata thanë po ashtu se përmbajtja që gjenerohet nga inteligjenca artificiale ka nevojë të kontrollohet nga njerëzit “për të minimizuar dëmet e mundshme, sikurse pasaktësia”, thanë autorët e studimit./REL

Vazhdo të lexosh

AI

Kompania e cila përfitoi më së shumti nga boom-i i inteligjencës artificiale

Publikuar

nga

Në një kohë kur bota po përballet me një boom AI, shumë kanë pyetur cila kompania po fiton më tepër prej këtij trendi të ri.

Gjiganti i çipeve grafika Nvidia raportoi 13.51 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e dytë, duke dyfishuar 6.7 miliardë dollarët që raportoi për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Për më tepër kompania raportoi 6.18 miliardë dollarë fitime ose nëntë herë më shumë sesa 656 milionë dollarët që fitoi në tremujorin e dytë të 2022.

Segmenti gaming i kompanisë performoi mjaft mirë duke gjeneruar 2.49 miliardë dollarë, 22 përqind më shumë se një vit më parë. Gjatë tre mujorit të dytë kompania filloi të shesë kartën grafike RTX 4060, prezantoi Avatar Cloud Engine për lojërat dhe solli 35 tituj DLSS përfshirë Diablo IV.

Por ishte inteligjenca artificiale dhe qendrat e të dhënave që shtynë Nvidia drejt rekordeve të reja. Prej tyre raportoi 10.32 miliardë dollarë të ardhura, një rritje me 141 përqind krahasuar me tre mujorin e parë të 2023 dhe 171 përqind me një vit më parë.

Nvidia investoi në AI me çipin flagship H100 Tensor Core ndërsa ka filluar të ndërtojë sisteme komplekse si HGX duke vendosur tetë grafika H100 në një kompjuter të vetëm.

Vazhdo të lexosh

AI

Google promovon AI për lajme, këmbëngul se gazetarët nuk mund të zëvendësohen

Kjo mund të ngjallë reagime te industria e medias, e cila po përballet me largimin e punëtorëve.

Publikuar

nga

Google po zhvillon mjete të aktivizuara nga inteligjenca artificiale për të ndihmuar gazetarët të hulumtojnë dhe të shkruajnë artikuj lajmesh. Kjo mund të ngjallë reagime te industria e medias, e cila po përballet me largimin e punëtorëve.

Google po punon me mediat, veçanërisht me botuesit e vegjël, për të ofruar mjete të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale për të ndihmuar gazetarët me “opsione për titujt ose stile të ndryshme shkrimi”, njoftoi të enjten gjiganti i teknologjisë.

“Qëllimi ynë është t’u japim gazetarëve mundësinë e përdorimit të këtyre teknologjive në zhvillim në për të rritur punën dhe produktivitetin e tyre, prandaj ne po ofrojmë mjete ndihmëse të disponueshme për njerëzit në Gmail dhe në Google Docs”, tha zëdhënësja e Google, Jenn Crider, në një deklaratë për Al Jazeera, duke shtuar se kompania është ende në “fazat më të hershme të eksplorimit të ideve”.

Industria globale e medias po përballet në vazhdimësi me largim të punëtorëve mes një kolapsi të të ardhurave nga reklamat e shtypura. Vetëm redaksitë amerikane kanë larguar nga puna 17 mijë e 436 punëtorë vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2023./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

AI

Gjiganti indian i teknologjisë, Wipro do të investojë 1 miliard dollarë në Inteligjencë Artificiale

Investimi do të bëhet gjatë tri viteve të ardhshme.

Publikuar

nga

Wipro, një nga ofruesit kryesorë të shërbimeve softuerike në Indi, dëshiron që i gjithë stafi i tij ta njohë Inteligjencën Artificiale.

Gjiganti i IT-së njoftoi të mërkurën se do të investojë 1 miliard dollarë në përmirësimin e aftësive të tij të inteligjencës artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, përfshirë këtu trajnimin e të gjithë stafit të tij prej 250 mijë personash në 66 vende në teknologjinë me lëvizje të shpejtë.

Wipro (WIT) tha se planifikon të organizojë seminare “mbi bazat e AI dhe përdorimin e përgjegjshëm të AI gjatë 12 muajve të ardhshëm, dhe do të vazhdojë të ofrojë trajnime më të personalizuara dhe të vazhdueshme për punonjësit në role të specializuara për AI”.

Wipro është një nga firmat më të mëdha të jashtme të Indisë, e specializuar në IT dhe shërbime të konsulencës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara