Kronikë e zezë

Mot i paqëndrueshëm gjatë kësaj jave

Sipas institutit, të hënën parashihet mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme, do të mbaj mot i paqëndrueshëm dhe një stabilizim i theksuar i motit parashihet nga data 19 qershor.

Sipas institutit, të hënën parashihet mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Sa i përketë temperaturave , ato do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që po e lëmë.

“E marte- Mot kryesisht i ngjashëm, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi. E mërkurë- Mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu intensiteti i të cilave do të jetë më i dobët. Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor. E enjte- Mot i ngjashëm po thuaj me të gjithë elementet dhe dukuritë që ishin prezent ditëve të fundit, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh. E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit. Shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike. Një stabilizim i theksuar i motit parashihet nga data 19 qershor. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës është raportuar se në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një grua.

Sipas raportit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Continue Reading

Lajmet

Pesë të arrestuar për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve

Published

on

Pesë persona janë arrestuar në Pejë, Rahovec, Malishevë dhe Fushë Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Sipas raportit të policisë, pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve janë të mitur, të cilët dyshohet se përmes rrjeteve sociale kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale të tilla.

Gjatë operacionit janë sekuestruar dy laptopë dhe tre telefona celularë si prova materiale.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Published

on

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 21 majit në Graçanicë, Prishtinë, Kllokot dhe Gjakovë, duke përfshirë arrestime, lëndime trupore dhe hetime policore.

Sipas raportit të policisë, në Graçanicë një femër është raportuar se për shkak të problemeve shëndetësore dhe gjendjes psikike ka shfaqur sjellje agresive dhe ka kanosur anëtarët e familjes në mënyrë të përsëritur. Ajo është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar në prani të avokatit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa me rekomandim të prokurorit pritet t’i nënshtrohet një kontrolli më të detajuar mjekësor.

Në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia po heton rastin në konsultim me prokurorin.

Ndërsa në Kllokot, sipas raportit të policisë, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, në Gjakovë, janë arrestuar dy vëllezër të dyshuar për përfshirje në një rast dhune në familje. Njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj – Sekuestrohet armë, municion dhe thikë te dy nxënës brenda ambientit të shkollës

Published

on

Në Skenderaj, më 20.05.2026 rreth orës 11:30, gjatë një kontrolli të realizuar në ambientin e një shkolle në rrugën “Osman Geci”, janë zbuluar dy nxënës të dyshuar meshkuj kosovarë në posedim të armës dhe mjeteve të tjera të rrezikshme.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator, 19 fishekë, një gëzhojë, një predhë arme dhe një thikë.

Menjëherë pas gjetjes së këtyre mjeteve, të dyshuarit janë shoqëruar në procedurë policore dhe janë intervistuar në prani të prindërve, në përputhje me procedurat ligjore që aplikohen për të miturit.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është dërguar në hetime të mëtejshme nga organet kompetente.

Continue Reading

Të kërkuara