Lajmet

Mosnjohja e diplomave të Kosovës në Serbi për shqiptarët nga Lugina e Preshevës është shqetësim i madh

Published

on

Të rinjtë nga Lugina e Preshevës vazhdojnë të kenë vështirësi për t’u qasur në institucione shtetërore, kjo për shkak të mosnjohjes së diplomave të Kosovës nga autoritetet serbe.

Lirigzona Nuredini

Presheva, Bujanoci e Medvegja janë tri komuna shqiptare që gjenden në territorin e Serbisë, që ndryshe njihen edhe si Lugina e Preshevës.

Për dallim nga Presheva e Bujanoci ku shqiptarët janë shumicë, në komunën e Medvegjës kanë mbetur pak shqiptarë të cilët kanë probleme të mëdha sidomos me fshirjen e tyre nga listat e regjistrimit si banorë të saj.

Diskriminimin e vazhdueshëm që ua bënë Serbia këtyre tri komunave po u pamundëson të rinjve që të mos qasen edhe në institucione shtetërore, për shkak të mosnjohjes së diplomave të Kosovës në Serbi.

Ndonëse marrëveshjet e nënshkruara për njohjen e diplomave reciproke në Bruksel nuk po respektohen dhe për këtë më së shumti po pësojnë të rinjtë nga Lugina.

Artan Ibishi nga Presheva ka përfunduar studimet në Fakultetin e Arteve në degën e aktrimit pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili tash e 5 vite e ka dorëzuar diplomën për nostrifikim  në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknlogjisë në Beograd në vitin 2016, kur është nënshkruar marrëveshja e dytë në Bruksel dhe ende nuk ka marrë përgjigje, ndërsa në Shtëpinë e Kulturës për Teatër është punësuar me diplomë të shkollës së mesme.

“Me hapjen e Teatrit në vitin 2017, unë aplikova për punë, mirëpo problemi ishte se kisha diplomë nga Universiteti i Prishtinës. Në vitin 2016 kam dorëzuar në Beograd diplomën për nostrifikim dhe tash e 5 vite ende nuk kam marrë përgjigje, ndërsa në Shtëpinë e Kulturës u pranova me diplomë të shkollës së mesme në profesionin që kam përfunduar studimet”, tha ai.

Deri në vitin 2008 janë njohur vetëm diplomat nga Misioni i Kombeve të Bashkuara të Kosovës (UNMIK), që një pjesë e të rinjve janë pranuar nëpër institucione në atë periudhë.

Një organizatë me shkurtesë SPARK, e cila kishte hapur zyrët në dy degë në Kosovë dhe Beograd, u mundësonte vetëm aplikim për nostrifikimin e diplomave, mirëpo ishte mbyllur brenda një kohe të shkurtër.

Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, thotë se mosnjohja e diplomave të Kosovës në Serbi për shqiptarët nga Lugina e Preshevës është shqetësim i madh.

“Marrëveshja e Brukselit është e paraparë që të njihen diplomat, por nga ai proces nuk është njohur nga Serbia, që për shqiptarët e Luginës së Preshevës, gjegjësisht studentët që aplikojnë për punë, është shqetësim i madh”, tha ai.

Tutje ai shtoi se Marrëveshja e Washingtonit nëse zbatohet do të ishte mundësi e mirë për të rinjtë që përfundojnë studimet në Kosovë, ku thotë që për këtë ai është adresuar edhe në Ambasadën në Beograd dhe OSBE, Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë e atë të Kosovës.

“Kam adresuar në Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë në lidhje me mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi, kam adresuar edhe në Ambasadën në Beograd, OSBE-në, edhe në pakicat kombëtare, duke u treguar se Këshilli Kombëtar bëhet në urdhrat e juaja, mirëpo vetëm telefonata kam marrë, por nëse marrëveshja e Washingtonit fillon së zbatuari do të ishte mundësi e mirë për rinjtë e Luginës së Preshevës”, tha ai.

Në marrëveshjen e Washingtonit pika e 6 dhe e 12 përshkruan që të njihen çertifikatat dhe diplomat e të dyja shteteve.

Belgzim Kamberi, kryetar nga Këshilli për Drejtat e Njeriut në Preshevë e quan shkelje të të drejtave të njeriut mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi.

“E para do të thotë diskriminim mbi baza politike dhe e dyta është moszbatimi i marrëveshjes të cilat i ka pranuar dhe miratuar autoriteti serb, pra të marrëveshjes ndërkombëtare qoftë ajo e Brukselit apo e Washingtonit dhe kjo është shkelje e të drejtave të njeriut në kuptimin e të drejtës së njerëzve për të njohur arsimimin dhe qasjen në arsim”, deklaroi ai.

Ndërsa në kontaktin me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të Serbisë në Beograd në lidhje me mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi, përkatësisht me marrëveshjen e Washingtonit kanë adresuar në kontaktin me Agjensinë e Kualifikimeve të Beogradit, të cilët vetëm kanë tregur se me çka merret ajo ndërsa nuk janë deklaruar në përgjigjen e pyetjes së parashtruar.

“Agjencia për Kualifikime, dmth ENIC / NARIC si pjesë organizative e të njëjtave merret me njohjen e dokumenteve të huaja të shkollës dhe arsimit të lartë në përputhje me Ligjin mbi Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve të Republikës së Serbisë (“Gazeta Zyrtare e RS” Nr. . 27/2018 dhe 6/20) dhe Ligji mbi arsimin e lartë (“Gazeta Zyrtare e RS”, Nr. 88/17, 27/18 – ligje të tjera, 73/18, 67/19 dhe 6/20 – ligje të tjera ), megjithatë, subjekt i kësaj njohje janë ekskluzivisht dokumentet e huaja shkollore zyrtare dhe arsimi i lartë.

Të rinjtë nga Lugina e Preshevës vazhdojnë studimet në Universitetet e Kosovës, Maqedonisë Veriperëndimore dhe Shqipërisë, ndërsa një numër shumë i vogël vazhdojnë të studiojnë në Universitetet e Serbisë, dhe për këtë në mbarim të studimeve ndjehen të pasigurt për të vazhduar rrugëtimin e tyre, por vazhdimisht kanë shpresë që të zgjidhet ky problem.

(Lirigzona Nuredini, studente në Media dhe Komunikim në UBT)

Lajmet

KESCO apelon për kursim të energjisë elektrike, paralajmëron rritje të konsumit

Published

on

By

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë me kujdes energjinë elektrike gjatë muajve të dimrit, pas rritjes së ndjeshme të konsumit.

Sipas të dhënave të publikuara nga KESCO, gjatë periudhës 1 shtator – 31 tetor, konsumi i energjisë elektrike është rritur për 4.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, ditët e para të nëntorit kanë shënuar një rritje edhe më të madhe, me afro 25 për qind më shumë konsum krahasuar me muajin paraprak.

KESCO thekson se kursimi i energjisë nuk nënkupton heqjen dorë nga ngrohja apo rehatia në shtëpi, por shmangien e shpenzimeve të panevojshme dhe përdorimin më racional të pajisjeve elektrike.

“Mbajtja e temperaturave të arsyeshme në ambientet e banimit, ngrohja e hapësirave që përdorim, shfrytëzimi efikas i pajisjeve elektrike dhe fikja e tyre kur nuk nevojiten janë veprime të thjeshta që mund të sjellin ndryshim”, thuhet në komunikatën e KESCO-s.

Sipas kompanisë, përdorimi i kujdesshëm i energjisë ndihmon në uljen e shpenzimeve familjare, zvogëlimin e ngarkesës në rrjet gjatë periudhave të konsumit të lartë dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve energjetike.

Në fund, KESCO u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që gjatë këtij dimri të tregojnë kujdes në përdorimin e energjisë elektrike, duke shmangur shpenzimet e panevojshme.

D.L

Continue Reading

Lajmet

United Hospital, standard i ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë – teknologji e avancuar dhe trajtim modern i sëmundjeve vaskulare

Published

on

By

United Hospital, tashmë një nga spitalet private më të mëdha në Kosovë, po fuqizon vazhdimisht ofertën e shërbimeve shëndetësore përmes teknologjisë së avancuar, pajisjeve moderne diagnostikuese dhe trajtimit bashkëkohor në fusha të ndryshme të mjekësisë.

Një ndër fushat ku ky institucion shëndetësor ofron zgjidhje të specializuara është edhe mjekësia vaskulare, e cila merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të enëve të gjakut, nga koka deri te këmbët.

Përmes ekspertizës profesionale të Dr. Halil, pacientët informohen për mundësitë moderne të trajtimit të problemeve vaskulare, duke përfshirë metodat kirurgjike të hapura, intervenimet minimale invazive dhe procedurat endovaskulare.

Në United Hospital trajtohen një sërë patologjish vaskulare, ndër të cilat:

Stenoza e arteries karotide, me rëndësi të veçantë në parandalimin e goditjes në tru.

Aneurizmat e aortës, torakale dhe abdominale.

Ngushtimet e arterieve të veshkave, pelvikut dhe gjymtyrëve të poshtme.

Sëmundjet e venave dhe variçet, përmes metodave moderne të trajtimit, përfshirë përdorimin e ngjitësit biologjik, një alternativë ndaj operacionit klasik për pacientët e përshtatshëm.

Përparësia e këtyre metodave qëndron në mundësinë e trajtimit më pak invaziv, reduktimin e shqetësimeve pas procedurës dhe rikthimin më të shpejtë në aktivitetet e përditshme, varësisht nga gjendja shëndetësore dhe metoda e aplikuar.

Me investimet në teknologji, zgjerimin e shërbimeve dhe angazhimin e profesionistëve shëndetësorë, United Hospital synon të ofrojë standarde bashkëkohore të kujdesit mjekësor, duke krijuar më shumë mundësi për pacientët që kërkojnë diagnostikim dhe trajtim të specializuar brenda Kosovës.

United Hospital – kujdes shëndetësor, teknologji dhe profesionalizëm në shërbim të shëndetit tuaj!

046 60 70 70

M2, Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë – Kosovë

Për informacione dhe konsultime, kontaktoni United Hospital. Përshtatshmëria për secilën procedurë përcaktohet pas vlerësimit nga mjeku specialist.
gazeta speciale./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Lëvizjet me çmimet e derivateve: Kusari-Lila paralajmëron rikthimin e çmimit tavan nëse nafta nuk pocheapërohet në Kosovë

Published

on

By

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se Qeveria do të rikthejë çmimin tavan për naftën nëse rënia e çmimeve të derivateve në tregun botëror nuk reflektohet në tregun kosovar brenda pak ditëve.

Duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare të deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi, e cila ngriti shqetësimin për ndikimin e shtrenjtimit të naftës në çmimet e produkteve të tjera, ministrja Kusari-Lila sqaroi se dy ditët e fundit ka filluar një rënie e çmimeve në tregun ndërkombëtar.

“Arsyeja e çmimit 1.90 ose 1.89, që është sot, e evidentuar, ka të bëjë me rritjen e çmimit në tregun botëror. Megjithatë, pozitive në këto dy ditët e fundit është një fillim i rënies dhe që nga nesër, nëse nuk ka rënie apo reflektim në çmimin në tregun në Kosovë, atëherë ne e rikthejmë çmimin tavan, i cili tashmë kemi edhe bazën ligjore për ta bërë atë”, deklaroi Kusari-Lila.

Ministrja shpjegoi se vendimi për heqjen e çmimit tavan ishte marrë më 8 shtator pas përfundimit të afatit 180-ditor, ndërsa institucionet kanë vazhduar monitorimin e marzhës tregtare në baza ditore.

“Çka kemi bërë? Kemi shqyrtuar gjendjen e inspektimeve, por gjithashtu edhe kemi pasur skadim të afatit bazuar në këtë udhëzim administrativ… Megjithatë, pas heqjes së këtij vendimi, që nga data 8 shtator deri më sot, më 5 nëntor, në baza ditore kemi bërë dhe bëjmë, vazhdojmë të bëjmë monitorimin e çmimit dhe përcaktimin e marzhës sipas çmimeve të tregut… Të dhënat zyrtare të importit tregojnë se marzha që nga heqja e çmimit tavan nuk e ka kaluar 12 centin, i cili është i përcaktuar me udhëzimin administrativ. Ka qenë 11.5 cent”, shtoi ajo.

Ajo po ashtu nënvizoi se Kosova mbetet mjaft e ekspozuar ndaj luhatjeve globale për shkak të shkallës së lartë të importit, por siguroi se ekzekutivi nuk do të qëndrojë pasiv.

“Kosova, siç e dini, nuk është e izoluar dhe nuk ka qenë e izoluar nga këto zhvillime. Në të kundërt, është shumë e ekspozuar për shkak të nivelit të madh të importit. Megjithatë, qeveria nuk ka qëndruar dhe nuk do të qëndrojë pasive përballë këtij çrregullimi të tregut. Ne ndërhyjmë aty ku i kemi kushtet ligjore”, përfundoi Kusari-Lila, duke cituar udhëzimet administrative përkatëse që lehtësojnë ndërhyrjen e shtetit. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Cassis nga Prishtina vlerëson lart diasporën: Rreth 500 mijë kosovarë jetojnë në Zvicër, lidhja jonë është e jashtëzakonshme

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës janë të shkëlqyera dhe të bazuara në një histori të gjatë e të fuqishme bashkëpunimi.

Pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, Cassis theksoi se kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Prishtinë si pjesëtar i Qeverisë zvicerane, ndonëse takimet mes diplomacive të të dyja vendeve kanë qenë të vazhdueshme.

“Zvicra dhe Kosova kanë një histori të gjatë të marrëdhënieve intensive dhe të shkëlqyera. Ne ishim ndër vendet e para që e njohëm pavarësinë e Kosovës, që në orët e para, dhe lidhjet tona janë bërë kaq të forta sepse kemi qenë të hapur për t’i hapur kufijtë për shumë njerëz nga Kosova, të cilët kanë ardhur në Zvicër për të punuar e jetuar”, u shpreh Cassis.Diplomati zviceran vuri theksin te roli i jashtëzakonshëm i diasporës kosovare në Zvicër, duke saktësuar numrin e qytetarëve me prejardhje nga Kosova që jetojnë atje.

“Bëhet fjalë për rreth 500 mijë njerëz, gra, burra dhe fëmijë, që jetojnë në Zvicër dhe që kanë ose pasaportë kosovare, ose vijnë nga kjo trevë. Kjo përbën pothuajse 10 për qind të të gjithë popullsisë sonë, gjë që natyrshëm krijon një lidhje njerëzore jashtëzakonisht të fortë. Përveç kësaj, ata janë edhe heronj të futbollit në vendin tonë”, shtoi ai.

Cassis po ashtu kujtoi vizitën shtetërore të ish-presidentes Vjosa Osmani në Zvicër në mars të vitit të kaluar, duke e cilësuar atë si një moment me rëndësi të veçantë për thellimin e partneritetit dypalësh. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara