Lajmet

Moscertifikimi i Listës Serbe: SHBA e Gjermania kërkojnë proces zgjedhor të lirë nga politizimi

Published

on

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mocertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetor është komentuar nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë dhe ajo e Gjermanisë duke shprehur shqetësim.

Ambasada e Amerikës tha se e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Anu Prattipati, ia ka bërë të qartë qëndrimet e ShBA-së kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, lidhur me këtë çështje.

Ambasada thuhet se beson në institucionet e Kosovës dhe mekanizmat në vend për të siguruar që procesi i certifikimit të kandidatëve të përfundojë në një mënyrë të lirë nga politizimi.

“E Ngarkuara me Punë Prattipati e bëri të qartë qëndrimin e SHBA-së për certifikimin e zgjedhjeve pas takimit të saj me Kryeministrin në Përgjegjësi Kurti dje: të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces”.

“Ne vazhdojmë të besojmë në institucionet e Kosovës dhe mekanizmat në vend për të siguruar që procesi i certifikimit të kandidatëve të përfundojë në një mënyrë të lirë nga politizimi. Komentet nga udhëheqësit politikë që e politizojnë më tej këtë proces janë të padobishme dhe dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Edhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka folur për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale, ku në përgjigjen e tyre, ata shprehen të shqetësuar se partitë politike, sipas tyre, po përjashtohen nga zgjedhjet.

Ndër të tjetra, kjo ambasadë shton se të gjitha partitë që plotësojnë kërkesat e nevojshme dhe që përputhen me ligjin e Kosovës duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje demokratike.

“Jemi të shqetësuar që partitë politike po përjashtohen nga zgjedhjet. Ashtu si në shkurt, ku KQZ-ja refuzoi gjithashtu certifikimin e Listës Serbe (SL), SL tani po apelon nëpërmjet Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore (ECAP). Ne e mirëpresim këtë hap. Të gjitha partitë që plotësojnë kërkesat e nevojshme dhe që përputhen me ligjin e Kosovës duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje demokratike. Ne presim që të gjitha palët e interesuara të zbatojnë rendin procedural të bazuar në rregulla, për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane.

Lista Serbe ka dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) anekesën lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e kësaj partie për zgjedhjet lokale të nëntorit.

Continue Reading

lajme

Rektori Hajrizi në IFM: Bashkëpunimi në të gjitha nivelet është çelësi për të përballuar kërcënimet digjitale

Published

on

Në kuadër të Annual Conference and Internet Freedom Meet (IFM) 2025, i cili po mbahet në Prishtinë, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar në diskutimin rajonal mbi keqpërdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: nga imitimi deri te dhuna digjitale.

Gjatë panelit u diskutua mbi mënyrat se si inteligjenca artificiale përdoret për mashtrime, imitime dhe dhunë seksuale të lehtësuar nga teknologjia, si dhe masat që duhet të ndërmerren për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve në një kontekst global të rrezikut dhe keqpërdorimeve digjitale.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet – lokal, organizativ, nacional, rajonal dhe global – për të krijuar sisteme të zgjuara dhe të decentralizuara, që mund të bashkëveprojnë në mënyrë efikase dhe të sigurojnë mbrojtje nga kërcënimet digjitale:

“Ne duhet të punojmë së bashku në të gjitha nivelet dhe të krijojmë një aleancë globale për t’u përballur me kërcënimet e inteligjencës artificiale. Institucionet duhet të kenë kapacitete dhe sisteme të decentralizuara, të ndërveprojnë pa vonesa dhe të ndërtojnë besim, për të menaxhuar këto zhvillime teknologjike në mënyrë efikase”, theksoi Rektori Hajrizi.

Ai gjithashtu nënvizoi sfidat dhe mundësitë që paraqet AI për Kosovën:

“Ne po ecim shpejt drejt identifikimit të përmbajtjes së gjeneruar nga AI dhe jemi duke punuar për të rritur transparencën e këtyre zgjidhjeve, duke e studiuar dhe analizuar procesin nga pikëpamja kërkimore”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Paneli, i moderuar nga Aida Mahmutović, Menaxhere e Projektit për të Drejtat Digjitale në BIRN Kosovo, solli ekspertë dhe aktivistë nga rajoni dhe jashtë tij, duke përfshirë: Snežana Nikčević, Civic Tech Advocate, NGO 35mm, Mali i Zi; Alba Brojka, Eksperte e Teknologjisë dhe Politikave Digjitale, Shqipëri; Feđa Kulenović, Universiteti i Sarajevës (pjesëmarrje online).

Ky panel u zhvillua në kuadër të konferencës vjetore të IFM 2025, ku morën pjesë gjithashtu Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zyrtarë të BE-së dhe liderë lokalë, duke ofruar një platformë të rëndësishme për dialog mbi të drejtat digjitale, sigurinë online dhe përgjegjësitë e institucioneve në epokën e transformimit digjital.

Continue Reading

Lajmet

Kjo është gjendja e gruas që u sulmua me sëpatë nga burri i saj në Lipjan – Syla jep detaje

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku një burrë  ka sulmuar bashkëshorten e tij me një sëpatë

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa drejtori i Qendrës së Emergjencës, Naser Syla, ka deklaruar se gjendja e saj është stabile. Sipas Sylës, ajo po vazhdon trajtimin mjekësor.

Gjendja e saj është stabile, sipas të gjitha gjasave po vazhdon trajtimin Neurokirurgji“, tha Syla.

Continue Reading

Lajmet

KQZ kufizon shpenzimet e fushatës, kaq mjete mund të shpenzojnë subjektet politike

Published

on

By

KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euro, pra jo më pak se një (1) euro për votues të regjistruar.

Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,076,422./EO

Continue Reading

Lajmet

OVL e UÇK-së i reagon Speciales: Mbajtja e seancës më 28 nëntor, fyerje e ndjenjave tona kombëtare

Published

on

By

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka reaguar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancë më 28 nëntor.

OVL UÇK,  shpreh indinjatën dhe zhgënjimin e thellë për faktin që Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar mbajtjen e një konference përgatitore ndaj ish-Presidentit të vendit, z. Hashim Thaçi, pikërisht më 28 Nëntor, ditën më të shenjtë të historisë sonë kombëtare. 28 Nëntori është dita kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, duke shënuar ringritjen e shqiptarëve, shtë dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit tonë Adem Jashari, dhe dita e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në reagim thuhet se kjo datë nuk është vetëm një simbol kombëtar, është një identitet i tërë, i mbështetur mbi gjak, sakrificë dhe krenari.

Kjo organizatë thotë se mbajtja e seancës më 28 nëntor është fyerje e ndjenjave kombëtare.

Për OVL UÇK, mbajtja e një seance gjyqësore në këtë datë përbën fyerje të ndjenjave tona kombëtare dhe shpërfillje të realitetit historik të popullit të Kosovës. Kjo zgjedhje e panevojshme dhe e pakuptimtë vetëm sa e thellon bindjen se Dhomat e Specializuara vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie dhe një qasje të njëanshme ndaj historisë sonë çlirimtare dhe ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri.”/EO

Continue Reading

Të kërkuara