Lajmet

Mos veproni kështu me flokët më, po i shkatërroni ato

Published

on

Larja, tharja, krehja, stilimi, etj. Ka kaq shumë faza që flokët tanë kalojnë çdo ditë, dhe mënyra si i trajtojmë ka ndikim të madh, për mirë apo për keq. Disa prej zakoneve që ndjekim pa u menduar shumë, mund të jenë duke i dëmtuar flokët më shumë sesa mendojmë.

Sigurisht, disa gabime janë të njohura (si përdorimi i piastrës çdo ditë), por ka edhe disa zakone të tjera më të fshehura, që i praktikojmë pa e kuptuar dëmin që u shkaktojnë flokëve.

Më poshtë po rendisim 5 zakone të përditshme që mund të jenë më të dëmshme seç duken dhe ja pse duhet t’i ndryshoni sa më parë.

1. I lani flokët shumë shpesh

E keni dëgjuar më parë dhe me të drejtë: larja e shpeshtë e flokëve i heq vajrat natyralë që i mbajnë flokët të hidratuar dhe të shëndetshëm. Skalpi prodhon edhe më shumë yndyrë për të kompensuar humbjen e përfundoni me flokë që yndyrosen më shpejt. Nëse i lani flokët çdo ditë, përpiquni të kaloni në çdo dy ditë, duke i dhënë kohë natyrës të bëjë punën e saj.

2. Aplikoni balsam në flokë që pikojnë ende

Në sallone, stilistët i shtrydhin butësisht flokëtpara se të vendosin balsam ose maskë. Arsyeja? Nëse flokët janë të lagur, uji i tepërt e hollon produktin e pengon përthithjen e përbërësve aktivë. Para se të vendosni balsam, sigurohuni që flokët të jenë të lagur, por jo duke pikuar.

3. I thani flokët me peshqir të zakonshëm

Flokët janë të brishtë kur janë të lagur, fërkimi i tyre me peshqir pas larjes mund të çojë në këputje dhe maja të ndara. Zgjidhja? Përdorni një peshqir mikrofibër ose një bluzë pambuku të butë. Thjesht mbështillini flokët lehtësisht dhe lejoni që uji të thithet.

4. I krihni flokët menjëherë pasi i lani

Krehja e flokëve të lagur është një nga zakonet më të zakonshme, por më të dëmshme. Kur janë të lagur, flokët janë më elastikë dhe më të prirur për t’u këputur. Përdorni një krehër me dhëmbë të rrallë ose një krëhër të posaçëm për flokë të lagur dhe filloni nga poshtë, duke u ngjitur gradualisht lart.

5. Përdorni tharësen në temperaturë shumë të lartë

Tharja e shpejtë me nxehtësi të lartë mund të jetë praktike kur jeni me nxitim, por dëmton strukturën e flokut, shkakton majat dyshe dhe i bën flokët më të thatë e më të elektrizuara. Stilistët profesionistë zakonisht përdorin shpejtësinë/temperaturën e mesme dhe e marrin kohën e tyre për këtë proces. Veproni dhe ju njësoj!

Lajmet

Parashikimi i motit për sot

Published

on

By

Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, dyshohet për një të plagosur

Published

on

By

Mbrëmë në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave dyshohet se është plagosur një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë dy prokurorë dhe njësitë përkatëse policore.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes apo gjendjen shëndetësore të personit të plagosur. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së botojnë studimin mjekësor në revistën prestigjoze ndërkombëtare MDPI

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Dr. Lirim Shefki Mustafa dhe Dr. Fitim Bexhet Alidema, kanë publikuar një studim mjekësor në revistën e njohur ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology”, që është pjesë e platformës së fuqishme shkencore MDPI.

Ky punim, me titullin “Comparison of Two Triple Therapy Regimens for Helicobacter pylori Eradication in Patients with Dyspepsia: A Retrospective Study from Primary Care”, ka arritur të indeksohet në rrjetet më të rëndësishme të shkencës botërore si Web of Science dhe Scopus, duke u renditur në kategorinë e lartë Q2.

Ky hulumtim i stafit të UBT-së ka një rëndësi të madhe praktike pasi ka marrë në shqyrtim plot 1,800 pacientë të rritur që u trajtuan mes janarit të vitit 2023 dhe fillimit të vitit 2026.

Qëllimi ishte të gjendej një zgjidhje më e mirë kundër bakterit të rrezikshëm Helicobacter pylori, i cili shkakton probleme si gastriti apo ulçera, në një kohë kur trajtimet klasike po dështojnë rregullisht për shkak se bakteri është bërë rezistent ndaj antibiotikëve standardë.

Nga krahasimi që u bë, doli se terapia e re e bazuar në levofloxacin funksionon shumë më mirë, duke e zhdukur bakterin në 82.9% të rasteve, përballë trajtimit të vjetër me clarithromycin që pati sukses vetëm në 71.8% të pacientëve.

Përveç se më efektiv, ky kombinim i ri solli edhe më pak efekte anësore për organizmin. Profesorët zbuluan gjithashtu se stili i jetesës ndikon shumë në shërim, pasi duhani, alkooli, obeziteti dhe diabeti e bëjnë bakterin më të fortë dhe rrisin shanset që trajtimi të dështojë.

Ky botim, i dalë zyrtarisht sot më 13 korrik 2026, tregon edhe një herë nivelin e lartë të kërkimit shkencor në UBT dhe u vjen në ndihmë direkt mjekëve për të dhënë receta më të sakta e pa i keqpërdorur antibiotikët.

Continue Reading

Lajmet

KFOR-i me stërvitje speciale pranë Bondsteel-it për menaxhimin e rasteve urgjente

Published

on

By

Ushtarët e Komandës Rajonale në Lindje (RC-E) të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje të specializuar për reagim ndaj rrëzimit të aviacionit pranë Kampit Bondsteel.

Ky trajnim kishte për qëllim forcimin e koordinimit mjekësor shumëkombësh dhe rritjen e kapaciteteve për reagim të shpejtë në zonat operative.

Stërvitja bëri bashkë ekuazhet ajrore dhe mjekët fluturues për të ushtruar triazhin e të lënduarve, trajtimin mjekësor dhe procedurat e evakuimit urgjent.

Përmes këtyre aktiviteteve, KFOR-i mban gatishmërinë operacionale dhe aftësitë e nevojshme për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Misioni i udhëhequr nga NATO-ja vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara