Karbohidratet janë grup i rëndësishëm i ushqimit e burim kryesor i energjisë për trupin. Ato duhet të konsumohen me kujdes për të siguruar ushqim të balancuar. Sot do të trajtojmë disa lloje të veçanta të karbohidrateve të mira, veçanërisht të pranishme në ushqimet e brumit të cilat konsiderohen të pashëndetshme.
Cilat janë karbohidratet e mira? Ato ndahen në dy kategori: Të thjeshta dhe komplekse. Karbohidratet e thjeshta janë të pranishme në: Sheqer të bardhë e të zi, drithërat e rafinuara dhe produkte tjera me sheqer. Ata janë të shpejtë për t’u shndërruar në glukozë në trup, duke sjellë rritje të niveleve të sheqerit në gjak dhe këto janë karbohidratet që duhet të konsumohen me kujdes.
Kurse, ato komplekse janë burim i shëndetshëm i energjisë, përfshijnë drithërat e plota, frutat, perimet dhe makaronat me brumë të bëra me grurë të plotë. Ky lloj furnizon trupin me energji të qëndrueshme, shpërndan glukozën në gjak në periudhë më të gjatë kohore. Kjo është arsyeja pse makaronat me brumë spinaqi dhe panxhari apo ato integrale konsiderohen gjerësisht si karbohidrate të mira.
Makaronat me brumë integral apo të pasura me perime: Pse janë të mira për ju? – Makaronat integrale janë të pasura me karbohidrate të komplekse, të cilat janë burimi i shëndetshëm i energjisë dhe rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak, ju furnizojnë me fibra që ndihmojnë në shëndetin e tretjes.
Disa këshilla praktike janë:
Përdorni sasinë e duhur: Mbani në mend se çdo gjë e shëndetshme ose jo konsumohet me moderim.
Përdorni ushqime shtesë në pjata të pasura me proteina të tjera dhe perime, për një vakt të balancuar.
Zgjidhni makaronat me brumë të pasuruar me spinaq, pasi ky përbërës shton vlerë ushqyese dhe shije të veçanta.
Për të siguruar një ushqim të balancuar, kombinoni ushqimet me proteina dhe perime për dietë të shëndetshme. Hani makaronat me brumë spinaqi dhe panxhari të integrale si mënyrë e shijshme për të mbajtur trupin në formë. /UBT News/