

Shëndet
Mos e zieni ujin disa herë, është më rrezik se sa mendoni!
Published
6 months agoon
By
UBT NewsZierja e ujit është një praktikë e zakonshme në shumicën e shtëpive për ta bërë atë të sigurt për konsum, por ekspertët paralajmërojnë se vlimi i përsëritur i tij shkakton probleme serioze shëndetësore.
Edhe pse nuk është i rrezikshëm në mënyrë dramatike në çdo rast, ky veprim i përsëritur nuk rekomandohet, sidomos kur uji përdoret për pije apo gatim.
Çfarë ndodh kur e zieni disa herë ujin?
Fillimisht, vlimi i parë ndihmon në largimin e mikroorganizmave, por me zierjen e përsëritur ndodhin ndryshime në përbërjen kimike të ujit.
Mineralet e dobishme shndërrohen në substanca të dëmshme, ndërkohë që krijohen gurëz në enë, lidhet direkt me rrezikun e formimit të gurëve në veshka.
Në zona ku uji është i pasigurt ose i ndotur, vlimi i shpeshtë përqendron ndotës si nitratet, fluoridet dhe arseniku duke i bërë më të rrezikshëm për trupin.
Rreziqet shëndetësore të identifikuara nga mjekët:
– Nitratet mund të shndërrohen në nitrozamina kancerogjene, të lidhura me kancerin e vezoreve, zorrës së trashë dhe lukthit.
– Fluoridet janë të rrezikshme për zhvillimin neurologjik të fëmijëve dhe mund të ndikojnë negativisht në fertilitet.
– Arseniku, një ndotës natyral, është identifikuar si shkaktar i helmimeve, sëmundjeve të tretjes, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Zierja e përsëritur ndikon edhe në shijen e ujit, duke e bërë metalik ose të ngurtë, veçanërisht në zona me ujë të fortë gjë që ndikon negativisht edhe në shijen e çajit, kafesë apo ushqimeve që gatuani.
Kur është e sigurt të vloni ujin disa herë?
– Kur përdorni ujë të filtruar mirë ose distiluar, rreziku është minimal.
– Nëse uji zien vetëm për qëllime sterilizimi, dhe jo për konsum të drejtpërdrejtë, nuk përbën shqetësim.
Ekspertët këshillojnë që për konsum të përditshëm të përdoret ujë i freskët dhe i filtruar, duke shmangur vlimin e përsëritur nëse nuk është i domosdoshëm.
Shëndeti juaj fillon me një gotë ujë – sigurohuni që ajo të jetë e pastër dhe e sigurt!
Shëndet
Ja pse duhet të pini qumësht me çokollatë pas stërvitjes
Published
32 minutes agoon
October 20, 2025By
UBT News
Një studim i ri e ka konfirmuar se qumështi i çokollatës është i dobishëm dhe i preferushëm pasi t’i keni kryer ushtrimet në palestër.
Sipas hulumtimit nga Shaid Sadoughi University në Yazd të Iranit, ky produkt jo vetëm që mundëson të ushtrohet për gjashtë minuta më shumë se sa kur konsumohen pijet sportive, por po ashtu e përmirëson pulsin dhe nivelet e acidit laktik që shkaktojnë ngërçe.
Qumështi i çokollatës përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrë, dhe ujë e elektrolite, të gjitha këto qenësore kur vjen puna te rikuperimi pas ushtrimeve.
Hulumtuesit i analizuan 12 studime nga të cilat 150 pjesëmarrës kishin pirë qumësht me çokollatë, pasi i kishin kompletuar testet e ushtrimeve si vrapimi dhe çiklizmi.
Ata më pas kishin gjetur që qumështi me çokollatë ishte barabartë efikas sa pijet tjera, ndonëse hulumtuesit kanë thënë se nevojiten edhe studime të mëtutjeshme që të ndërmerren për të ardhur në përfundime definitive. /A.Z/UBT News/
Vendi
Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë
Published
1 hour agoon
October 20, 2025By
UBT News
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.
Ata kanë njoftuar se shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës, dhe se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00
“Ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës. Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën ‘Jeta Vita’”. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./S.K/EO/
Shëndet
Pasojat e rënda të përdorimit të barnave për diabetin dhe humbjen e peshës
Published
3 hours agoon
October 20, 2025By
UBT News
Përdorimi i barnave që përshkruhen për diabetin e tipit 2 dhe kontrollin e peshës trupore të njohura si agonistë të GLP-1, mund të ndikojë në saktësinë e interpretimeve të imazheve onkologjike PET-CT, duke shkaktuar ekzaminime të panevojshme, vlerësim të pasaktë të stadit të kancerit dhe madje ndryshime në drejtimin e trajtimit.
Këto barna ndikojnë në metabolizmin e glukozës, lëvizshmërinë e stomakut dhe tonusin simpatik, gjë çon në modele atipike të përthithjes gjatë ekzaminimeve me fluordezoksiglukozë (FDG PET-CT).
Ky lloj skanimi përdoret për zbulimin e lezioneve malinje aktive, përfshirë kancerin e mushkërive, kolorektalin, limfomën, melanomën, kancerin e gjirit dhe vezoreve. Ai luan rol kyç në përcaktimin e stadit të kancerit dhe monitorimin e përgjigjes ndaj terapisë.
Pacientëve u rekomandohet të shmangin aktivitetin fizik apo masazhin 48 orë para skanimit, të mos konsumojnë karbohidrate 24 orë më parë dhe të mos hanë as pinë (përveç ujit dhe barnave) gjashtë orë para ekzaminimit. Para testit, pacientit i injektohet sasi kontrasti radioaktiv, ai shpërndahet në trup e ndihmon kamerën PET të identifikojë qelizat me përdorim të lartë të glukozës, siç janë qelizat tumorale.
Një studim i prezantuar në kongresin e 38-të të Shoqatës Evropiane për Mjekësi Bërthamore tregoi se përdorimi i agonistëve GLP-1 shkakton rritje të përthithjes së kontrastit në muskujt skeletikë, në miokard dhe në indin dhjamor kafe – elemente që mund të interpretohen gabimisht si kancer apo sëmundje inflamatore.
“Vërejtëm modele të pazakonta përthithjeje që mund të ngatërrohen me patologji nëse nuk merret parasysh historia e përdorimit të barnave të pacientit,” tha Dr. Peter Strouhal, specialist i mjekësisë bërthamore dhe autor kryesor i studimit.
Sipas tij, këto modele janë më të shpeshta, por mungojnë udhëzime ndërkombëtare që të standardizojnë mënyrën e interpretimit të tyre.
Ekipi kërkimor po planifikon të zgjerojë studimin në qendra të tjera të imazherisë dhe të krijojë bashkëpunim ndërkombëtar për të ndërtuar udhëzime të qarta për interpretimin e imazheve PET-CT tek pacientët që përdorin këto barna.
Aktualisht, studiuesit nuk rekomandojnë ndërprerjen e agonistëve GLP-1 para skanimit, por këshillojnë dokumentim të kujdesshëm të përdorimit të tyre në mënyrë që radiologët dhe onkologët të interpretojnë saktë rezultatet.
“Njohja e modeleve karakteristike ndihmon në shmangien e ankthit të panevojshëm e sigurimin e një kujdesi të saktë dhe në kohë,” përfundoi Dr. Strouhal. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Këto ushqime ju ngopin pa ju shëndoshur
Published
3 days agoon
October 17, 2025By
UBT News
Të ushqyerit keq e bën të pamundur humbjen e kilogramëve vetëm me aktivitet fizik. Kur vjen puna tek rënia nga pesha, ushqimet që konsumoni janë shumë më të rëndësishme se palestra.
Kjo ndodh sepse shumica e dhjamit në trup akumulohet nga yndyrnat e pashëndetshme.
Në këtë artikull, do të mësoni për disa ushqime që ju ngopin pa ju shëndoshur.
Vezët
Janë ushqim i shkëlqyer për rënien në peshë,janë të pasura me proteina, hekur, vitamina dhe minerale, ndërsa përmbajnë pak kalori e sheqer. Mund t’i konsumoni në mëngjes për një vakt të bollshëm ose në drekë, duke i shoqëruar me sallatë jeshile ose sallatë me patate.
Frutat e pyllit
Manaferrat dhe boronicat përmbajnë shumë fibra e pak sheqer krahasuar me frutat tjera. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina që ndihmojnë trupin dhe reduktojnë inflamacionin. Mund t’i konsumoni me kos, tërshërë ose në sallata.
Arrorët
Janë burime të shkëlqyera të karbohidrateve, yndyrnave të shëndetshme, vitaminave e mineraleve. Janë zgjedhje ideale për energji.
Kosi
Kosi pa yndyrë dhe i përgatitur në shtëpi është i pasur me kalcium, kalium dhe proteina. Mund ta konsumoni në çdo vakt, veçanërisht i shoqëruar me fruta pylli ose arra, pa u shqetësuar për peshën.
Patatet e ëmbla
Janë të larmishme e mund të gatuhen në shumë mënyra. Karbohidratet dhe ëmbëlsia natyrale e bëjnë tretjen më të lehtë. Mund t’i kavërdisni me pak vaj ulliri dhe hudhër për një shije të pasur dhe të shëndetshme. /A.Z/UBT News/

Kosova në qendër të basketbollit evropian, Dushku: Po ndërtojmë të ardhmen e basketbollit

Ashton Kutcher: Pamja ime më ka penguar në karrierë!

Tërhiqet trupi i pajetë afër Liqenit të Jezhnicës-Shtërpcë

Ja pse duhet të pini qumësht me çokollatë pas stërvitjes

Rasti Banjska: Dëshmia e dëshmitarit anonim A2 po dëgjohet pa praninë e mediave

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

Suedia zyrtarisht emëron trajnerin e ri

Juventusi identifikon zëvendësuesit e Tudor

EMSC: Tërmet në Jug të Shqipërisë
Të kërkuara
-
Vendi2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Lajmet3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Rajoni4 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën