Kulturë

Monica Bellucci pozon për herë të parë me të bijën në Vogue

Published

on

Edicioni i ri i revistës u kushtohet 16-vjeçarëve dhe, për herë të parë aktorja dhe modelja e njohur Monica Bellucci bashkë me vajzën e saj Deva pozojnë për kopertinën Vogue Italia.

Ishte ekskluzivitet botëror për botën e modës kur Monica Bellucci dhe vajza e saj e madhe Deva (e lindur më 12 shtator 2004 gjatë martesës me me aktorin Vincent Cassel) pozuan së bashku për herë të parë.


Monica tregon në portretin e nënshkruar nga Raffaele Panizza që shoqëron fotografitë pse kishin vendosur të pozonin bashkë. “E pyeta vajzën time pse e donte këtë xhirim së bashku, dhe ajo më dha një përgjigje të mrekullueshme: herën e fundit që ata na fotografuan së bashku isha në barkun tënd”, tha ajo.

Nënshkruar nga Paolo Roversi, kjo është kopertina e parë për Vogue Italia e Monica Bellucci, e portretizuar disa herë në gazetë, por asnjëherë në kopertinë.

Roversi, fotografi i divave tha për Deva-n: “Ndjeva të njëjtin emocion që kisha para Natalia Vodianova dhe Kate Moss. Emocioni në prani të bukurisë së pastër ”.

Deva ka filluar karrierën në moshë të re, duke qenë fytyra e markave prestigjioze si Dolce & Gabbana dhe Cartier.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadarenë me pllakë përkujtimore në zemër të qytetit

Published

on

Një nderim i veçantë i është bërë shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare në zemër të Parisit.

Këshilli Bashkiak ka votuar unanimisht për vendosjen e një pllaka përkujtimore me emrin e tij në adresën “63 boulevard Saint-Michel”, vendi ku Kadare dhe familja e tij jetuan për shumë vite, dhe ku autori krijoi disa prej faqeve më të rëndësishme të letërsisë moderne shqipe.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Shqipërisë në Francë, e cila e ka cilësuar këtë vendim si një homazh të gjallë dhe prekës ndaj kolosit të letrave shqipe dhe, nëpërmjet tij, ndaj Shqipërisë dhe kulturës shqiptare.

“Faleminderit Parisit, faleminderit Francës”, – është shprehur Ministria, duke e vlerësuar këtë si një gjest mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e Kadaresë në letërsinë botërore.

Parisi, qyteti ku Kadare zgjodhi të jetonte për dekada, ka qenë gjithmonë një hapësirë frymëzimi për krijimtarinë e tij – një vend ku fjala shqipe u bë universale përmes artit të tij.

Ky homazh i ri e vendos përjetësisht emrin e Ismail Kadaresë në rrugët e kryeqytetit francez, si simbol i miqësisë kulturore franko-shqiptare dhe i trashëgimisë së përbashkët letrare që ai la pas. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Autori hungarez László Krasznahorkai, fitues i çmimit Nobel në Letërsi

Published

on

Autori hungarez László Krasznahorkai është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2025 për veprën e tij “të fuqishme dhe vizionare që, në mes të tmerrit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.

Akademia Suedeze e nderoi atë për “veprën e tij të fuqishme dhe vizionare që, në mes të tmerrit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.

Krasznahorkai ka bashkëpunuar ngushtë me regjisorin Béla Tarr për adaptimin e disa veprave të tij në film.

Një shembull i njohur është adaptimi i “Satantango” në një film të gjatë që ka marrë vlerësime të larta nga kritika.

Me këtë çmim, Krasznahorkai bëhet autori i dytë hungarez që fiton Çmimin Nobel në Letërsi, pas Imre Kertész, i cili e mori këtë çmim në vitin 2002 AP News.

Continue Reading

Kulturë

Shkrimtarët nga Kosova nderohen në Takimin Ndërkombëtar “Seneka” në Bari

Published

on

Në Bari të Italisë, ditë më parë u zhvillua Takimi i nëntë ndërkombëtar “Seneka”, organizuar nga Akademia e Arteve Filozofike të Barit.

Në një program të veçantë prezantimi të pjesëmarrësve, me ftesë të Akademisë ishin të pranishëm edhe shkrimtarët kosovarë, Ibrahim Kadriu dhe Mehdi Krasniqi.

Pas vlerësimit nga komisioni ndërkombëtar, shkrimtari Ibrahim Kadriu u nderua me çmimin “Vula e Akademisë”, me titullin “Anëtar nderi i Akademisë” dhe me medaljen “Seneka” për arritjet e tij në fushën e letërsisë – çmimi më i lartë i këtij manifestimi, i cili u zhvillua në kështjellën “Norman-Shuar”.

Në këtë eveniment, nga Kosova mori pjesë edhe poeti Mehdi Krasniqi, i cili u vlerësua me çmimin “Ambasador i Kosovës”, me titullin “Anëtar nderi i Akademisë” dhe me medaljen “Seneka”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Sonte jepet premiera e shfaqjes ‘Sytë e Ujkut’

Published

on

Shfaqja “Sytë e ujkut”, me tekst të Doruntina Bashës dhe regji të Kushtrim Koliqit, do të vijë për herë të parë para publikut më 8 tetor.

Premiera do të zhvillohet vetëm me ftesa, ndërsa reprizat e para do të mbahen më 9, 10 dhe 11 tetor, të hapura për publikun, por me rezervim paraprak të ulëseve.

Shfaqja do të interpretohet në Barabar Centre, duke filluar nga ora 20:00.

Në skenë do të ngjiten aktorët Irena Aliu, Edona Reshitaj, Armend Smajli dhe Albina Krasniqi, të cilët do të sjellin personazhet e tyre në këtë produksion të ri teatror. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara