Lajmet

Molliqaj kritikon Kurtin për pranimin e propozimit të BE-së, paralajmëron protesta

PSD-ja mbajti një aksion simbolik para objektit të Qeverisë.

Published

on

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar sot kryeministrin Albin Kurti për pranimin në parim të propozimit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Pas një aksioni para objektit të Qeverisë, ku vendosën 205 nënshkrime kundër Asociacionit të peticionit në vitin 2015, Molliqaj paralajmëroi protestë kundër kësaj marrëveshjeje, e cila tha se do të mbahet në fund të muajit mars apo fillim të prillit.

Më 27 shkurt në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme. Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars.

Ndërkohë Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe se në tavolinë janë 16 modele evropiane.

Vendi

Samiti BE–Ballkani Perëndimor mbahet sot në Bruksel, në fokus zgjerimi dhe Plani i Rritjes

Published

on

By

Liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor;  Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, mblidhen sot në Bruksel për Samitin e nivelit të lartë BE–Ballkani Perëndimor. Takimi synon të avancojë dialogun politik, perspektivën evropiane të rajonit dhe hapat konkretë drejt integrimit në institucionet e BE-së.

Punimet e ketij Samiti do të drejtohen nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në rendin e ditës janë procesi i zgjerimit, reformat politike, ekonomike e institucionale, sundimi i ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe çështjet e sigurisë, mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë përballë sfidave gjeopolitike. Një vend të rëndësishëm në diskutime do të zërë integrimi gradual në tregun e përbashkët evropian dhe zbatimi i Planit të Rritjes prej gjashtë miliardë eurosh, të prezantuar nga Komisioni Evropian në vitin 2023.

Sipas programit zyrtar, takimi nis në orën 17:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media, vijon me pritjen zyrtare në orën 17:40 dhe seancën plenare në orën 18:00. Pas fotografisë së përbashkët në orën 19:05 dhe konferencës për shtyp në ndërtesën “Europa” në orën 19:15, samiti përmbyllet me darkën e punës në orën 20:00.

Ky format takimesh organizohet rregullisht që nga viti 2018, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend i rajonit pa statusin e kandidatit për anëtarësim eurosh, i prezantuar nga Komisioni Evropian në vitin 2023 për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik të rajonit.

Sipas agjendës zyrtare, punimet nisin në orën 17:00 me mbërritjen e delegacioneve, vijojnë me seancën plenare në orën 18:00 dhe konferencën për media në orën 19:15, për t’u mbyllur me darkën e punës në orën 20:00. Ky samit zhvillohet në një kohë kur Kosova mbetet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

“Familja moderne” rikthehet në RTK, kësaj radhe në formatin HD

Published

on

By

Seriali humoristik “Familja moderne”, një ndër prodhimet më të ndjekura të publikut në Kosovë, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) me cilësi të lartë të figurës, në formatin HD. Njoftimi u dha nga televizioni publik përmes rrjeteve sociale, duke ftuar shikuesit të rijetojnë momentet komike që kanë shoqëruar breza të tërë.
Për vite me radhë, seriali mblodhi familjet para ekranit me batutat, personazhet e veçantë dhe situatat e përditshme që mbeten të paharrueshme në historinë televizive vendore. Rikthimi i tij pritet të sjellë nostalgji për shikuesit e hershëm, por edhe t’u japë mundësi brezave të rinj ta zbulojnë për herë të parë.
“Ju mungonte? Edhe neve. ‘Familja moderne’ kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e RTK-së. Sipas televizionit publik, transmetimi do të nisë çdo të diel nga ora 20:05. /E.A/

Continue Reading

lajme

Sulmohet me thikë një person në Pejë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Një burrë është sulmuar me thikë në rrugën “Vrana Konti” në Pejë, në një rast që policia po e heton si vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se një person i panjohur ka dalë nga një veturë, e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po mbahet në repartin e kirurgjisë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një vajzë e mitur e lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë

Published

on

By

Një vajzë e mitur, e cila po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas një aksidenti të rëndë trafiku në Gjakovë, ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur muajin e kaluar në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ku ishin përfshirë dy vetura, njëra me targa të Shqipërisë e drejtuar nga një burrë, shtetas i Shqipërisë, dhe tjetra me targa vendore e drejtuar nga një burrë nga Kosova.

Përveç dëmeve materiale, në këtë aksident ishin lënduar pesë persona: tri gra dhe dy burra. Njëri prej drejtuesve të dyshuar, pas marrjes së ndihmës mjekësore, ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të lënduarit e tjerë kishin marrë trajtim mjekësor. Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara