Lajmet

Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

Dje presidentja e Moldavisë akuzoi Rusinë se planifikon të marrë kontrollin e qeverisë së saj.

Published

on

Ish-republika sovjetike ka mbyllur hapësirën e saj ajrore, sipas Air Moldova.

Linja ajrore u bëri thirrje pasagjerëve duke thënë “ju lutemi të qëndroni të qetë” dhe tha se do të jepte informacione të mëtejshme më vonë, përcjell UBT News.

“Të dashur pasagjerë, në këtë moment hapësira ajrore e Republikës së Moldavisë është e mbyllur. Jemi në pritje të rifillimit të fluturimeve”, thuhet në njoftim.

Dje, presidentja e Moldavisë akuzoi Rusinë se planifikon të marrë kontrollin e qeverisë së saj.

Presidentja Maia Sandu tha se qytetarët e Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë do të hyjnë në Moldavi në përpjekje për të ndezur protesta për të “ndryshuar qeverinë legjitime në një qeveri të paligjshme të kontrolluar nga Federata Ruse”.

Rusia ka mohuar akuzat, por SHBA tha se raportet ishin “thellësisht shqetësuese” – megjithëse ato nuk ishin konfirmuar në mënyrë të pavarur./UBTNews/

Lajmet

Komuna e Prishtinës: Menaxhmenti i “Pastrimit” po i keqpërdor punëtorët për qëllime politike

Published

on

By

Pas grevës së zhvilluar sot nga punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Komuna e Prishtinës ka reaguar duke fajësuar menaxhmentin për situatën dhe duke e cilësuar protestën si të panevojshme.

Në një reagim të publikuar, Komuna shpreh shqetësim për atë që e quan keqpërdorim të punëtorëve për arsye politike.

“Përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithcka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm, keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë” thuhet në deklaratë.

Komuna ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 1.5 milionë euro me ndërmarrjen “Pastrimi”, për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet.

“Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet”, përfundon reagimi.

Continue Reading

Lajmet

Operacion i suksesshëm anti-terrorizëm, arrestohen dy të dyshuar në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka kryer një operacion anti-terrorizëm në orët e para të mëngjesit, duke arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në shpërndarje të propagandës terroriste dhe nxitje të përçarjes dhe urrejtjes.

Operacioni, i zhvilluar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, përfshiu tri kontrolle në banesa në komunat e Fushë-Kosovës dhe Malishevës.

Të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur rrjetet sociale për të përhapur ideologji të organizatave terroriste dhe për të nxitur mosdurim ndërmjet komuniteteve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me veprimet ligjore në koordinim me organet e drejtësisë.

Continue Reading

Lajmet

Vjosa Osmani vijon vizitën zyrtare në Zvicër me një program të ngjeshur aktivitetesh

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër me një program të ngjeshur aktivitetesh për ditën e dytë.

Në orën 9:00 do të vizitojë kompaninë “Stadler Rail” në St. Gallen, ndërsa në orën 11:45 do të qëndrojë në Universitetin e St. Gallen.

Në orën 16:10 në Gjenevë, Osmani do të takohet me Marko Ahtisaarin, kryetar i Bordit të Fondacionit për Paqe CMI Martti Ahtisaari.

Kjo është vizita e parë e një presidenti të Kosovës në Zvicër me ftesë të presidentit zviceran, dhe presidentja u prit me nderime ushtarake.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e “Pastrimit” fillojnë grevën para Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë nisur sot grevën duke u mbledhur para ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Kjo për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës së rëndë financiare në të cilën ndodhet ndërmarrja, për shkak të mos-shlyerjes së obligimeve nga Komuna.

Sindikata njoftoi se rreth 300 punëtorë dhe të punësuar janë pjesë e grevës paqësore, me rreth 20 kamionë të parkuar në mënyrë që të mos bllokohen rrugët emergjente.

“Pastrimi” ka ndalur shërbimin e grumbullimit të mbeturinave për shkak të një borxhi prej 2.7 milionë eurosh që pretendon se Komuna nuk ka paguar.

Komuna ka mohuar ekzistencën e këtij borxhi dhe ka akuzuar ndërmarrjen për sabotazh. Ndërkohë, qyteti është mbushur me mbeturina dhe ka shqetësime për rreziqe shëndetësore. Prokuroria ka nisur hetimet për të sqaruar situatën.

Continue Reading

Të kërkuara