Lajmet

Moderatori i Ellen Show bën vetëvrasje në moshën 40-vjeçare

Ai vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri në kokë.

Published

on

Stephen “tWitch” Boss, i njohur më së miri si DJ kërcimtar dhe ndihmës në The Ellen Show, ka vdekur nga vetëvrasja në moshën 40-vjeçare.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit konfirmoi për BBC se oficerët e saj iu përgjigjën një thirrjeje radiofonike hetim i një vdekjeje në një motel në Bulevardin Ventura të martën.

Në një deklaratë për PEOPLE, zyrtarët e qarkut konfirmuan se 40-vjeçari vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri në kokë.

Gruaja e yllit televiziv, Allison Holker Boss, tha se ai ishte “shtylla kurrizore e familjes sonë, burri dhe babai më i mirë dhe një frymëzim për fansat e tij”.

Boss i lindur në Alabana Alabama vazhdoi të punojë si aktor, duke u shfaqur në serinë e filmave Step Up dhe më vonë Magic Mike XXL, dhe gjithashtu u bë producent ekzekutiv në The Ellen Show në 2020.

Ellen e përshkroi kërcimtarin dhe aktorin amerikan si “dashuri dhe dritë të pastër”. “Ai ishte familja ime dhe e doja me gjithë zemër”, ka shkruar ajo. “Do të më mungosh”.

Përpara se shfaqja e gjatë të përfundonte në maj, DeGeneres e befasoi atë me një nderim të veçantë: “Mbi një dekadë më parë, takova dikë që ndryshoi jetën time dhe shfaqjen tonë… Dhe unë po flas për ty tWitch”.

“Të dua shumë”, i tha ajo, duke vënë në dukje se si “më bën gjithmonë të buzëqesh”./UBTNews/

Lajmet

Deçan – Hidhet granatë dore në oborrin e shtëpisë, i dyshuari në kërkim

Published

on

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Deçan më 09.06.2026 rreth orës 05:39 është raportuar një rast ku një person dyshohet se ka hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së viktimës.

Sipas policisë, viktima mashkull kosovar ka deklaruar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprimin, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.

I dyshuari aktualisht gjendet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 13 komuna

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se deri më tani procesi i verifikimit dhe numërimit të votave ka përfunduar në 13 qendra komunale të numërimit, ndërsa në total janë procesuar 1,379 nga 2,498 vendvotime, apo 55.20%.

Sipas KQZ-së, qendrat komunale të numërimit që kanë përfunduar plotësisht punën janë Juniku, Shtërpca, Hani i Elezit, Parteshi, Mamushë, Zubin Potoku, Zveçani, Kllokoti, Novobërda, Obiliqi, Shtimja, Ranillugu dhe Mitrovica e Veriut.

Ndërkohë, procesi i numërimit dhe verifikimit po vazhdon në 25 qendra të tjera komunale, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Gjilanin, Ferizajn, Gjakovën dhe komunat e tjera të vendit.

KQZ bën të ditur se pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat po transmetohen në platformën zyrtare të institucionit.

Paralelisht, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës. Deri më tani janë vlerësuar mbi 7 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar 7,153, ndërsa janë refuzuar 142, kryesisht për mungesë të dëftesës së regjistrimit.

Sipas KQZ-së, nga kutitë postare në 22 shtete dhe brenda Kosovës janë tërhequr mbi 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, ndërsa numri i shtetasve të regjistruar për votim përmes postës është 104,480./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sagrada Família bëhet kisha më e lartë në botë

Published

on

Basilika e famshme Sagrada Família në Barcelonë ka arritur një moment historik, me përfundimin e kullës së Jezusit, e cila e bën atë kishën më të lartë në botë me 172.5 metra.

Arkitekti Antoni Gaudí, i njohur si “arkitekti i Zotit”, e la këtë vepër gjigante të papërfunduar kur vdiq në vitin 1926, pasi u godit nga një tramvaj në Barcelonë.

Ndërtimi i kishës ka vazhduar për dekada pas vdekjes së tij, duke u përballur me sfida të mëdha, sidomos pasi planet dhe modelet origjinale u shkatërruan gjatë Luftës Civile Spanjolle në vitin 1936.

Sot, falë kombinimit të frymëzimit arkitekturor të lashtë dhe teknikave moderne inxhinierike, Sagrada Família është shndërruar në një nga simbolet më të njohura të botës dhe atraksionin kryesor të Barcelonës./A.K/

Burimi:BBC

Continue Reading

Lajmet

Kontrabandim në pejë, sekuestrohen mallra rreth 30 mijë euro

Published

on

Sipas raportit policor, të martën në pejë  rreth orës 10:00, njësitë relevante të policisë në bashkëpunim me prokurorinë themelore në pejë, inspektorët e administratës tatimore të kosovës dhe njësinë anti-kontrabandë të doganës së kosovës kanë realizuar një kontroll në objektin dhe veturën e një të dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme elektronike të dyshuara si të kontrabanduara, përfshirë pajisje samsung, një ipad, 160 koka mbushëse të tipit apple 20, 13 telefona iphone modele të ndryshme, 13 telefona celularë të tjerë, si dhe 2 apple watch.

Sipas vlerësimit, mallrat e sekuestruara kapin vlerën rreth 30,000 euro.

I dyshuari, pas intervistimit dhe me udhëzim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda do të trajtohet nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara