Sport

MLS thyen rekordin e pjesëmarrjes me mbi 11 Milionë tifozë në sezonin 2024

Published

on

Sezoni i rregullt i Major League Soccer (MLS) për vitin 2024 ka shënuar një arritje historike, me më shumë se 11 milionë tifozë që kanë marrë pjesë në ndeshjet e këtij viti, duke thyer rekordin e mëparshëm të pjesëmarrjes prej 10,900,804 që ishte vendosur vetëm vitin e kaluar. Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm për ligën, e cila ka parë një rritje të vazhdueshme të popullaritetit në vitet e fundit.

Mesatarja e frekuentimit në stadiume gjatë këtij sezoni është rreth 23,240 tifozë për ndeshje, duke e bërë këtë vitin e tretë radhazi që MLS tejkalon shifrën prej 10 milionë spektatorësh.

Një faktor kyç në këtë rritje ka qenë padyshim ardhja e Lionel Messit në MLS, i cili iu bashkua Inter Miami në korrik 2023. Messi jo vetëm që ka tërhequr vëmendjen globale, por ka rritur edhe ndjeshëm interesin dhe pjesëmarrjen në ndeshjet e Inter Miami.

Lionel Messi gjatë një ndeshjeje të MLS në stadiumin Mercedes-Benz.

Në vitin 2022, Inter Miami kishte një mesatare prej vetëm 17,000 spektatorësh për ndeshje, por kjo shifër u rrit në 24,407 në vitin 2023 pas nënshkrimit të Messit dhe ka arritur në 29,778 në vitin 2024, duke e renditur ekipin të dytin për pjesëmarrje në ligë, pas Atlanta United, përcjellë UBTNews.

Interesant është fakti që dy nga tre ndeshjet me pjesëmarrjen më të lartë këtë sezon kanë qenë ndeshje të Inter Miami. Një nga ndeshjet më të përmendura është fitorja 3-2 e skuadrës ndaj Sporting Kansas City në prill, e cila tërhoqi 72,610 spektatorë në Arrowhead Stadium, një nga turmat më të mëdha në historinë e MLS.

Një tjetër ndeshje me pjesëmarrje masive ishte derbi i njohur si El Tráfico midis LA Galaxy dhe LAFC, ku më shumë se 70,000 tifozë mbushën Rose Bowl në korrik. Ndeshja e tretë me frekuentim të lartë ishte ajo e Inter Miami kundër New England Revolution, ku 65,612 tifozë u mblodhën në Gillette Stadium në prill.

Përveç Messit, MLS ka tërhequr edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit. Marco Reus, legjenda e Borussia Dortmund, u bashkua me LA Galaxy në gusht 2024, ndërsa fituesit e Kupës së Botës, Hugo Lloris dhe Olivier Giroud, kanë firmosur me LAFC.

Këto nënshkrime të bujshme po e bëjnë ligën gjithnjë e më tërheqëse për tifozët dhe po i japin MLS një profil më të lartë në arenën ndërkombëtare të futbollit./UBTNews/

Sport

Talentet e diasporës zgjedhin fanellën e kosovës

Published

on

By

Përfaqësuesja U17 e Kosovës po vazhdon rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Evropian U17, me ndeshjet që po zhvillohen në Kroaci.

Një prej elementeve më pozitive të kësaj gjenerate është numri i madh i talenteve shqiptare nga diaspora, të cilët po i përgjigjen ftesës së Kosovës nga vende të ndryshme evropiane, si Zvicra, Gjermania dhe shtete të tjera.

Në mesin e tyre është edhe Erdon Zeqiri, i lindur në vitin 2010, i cili është pjesë e klubit gjerman HFC Halle (Hallescher FC) dhe aktivizohet në futbollin gjerman.

Zeqiri përfaqëson një tjetër shembull të talenteve të reja shqiptare që po zgjedhin ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Prania e futbollistëve të rinj nga diaspora dëshmon se Kosova ka një potencial të madh për të ardhmen, ndërsa ftesat e përfaqësueses po shërbejnë si një mundësi që këta talentë të zhvillohen dhe të kontribuojnë me fanellën dardane.

Talenti i ri është një nga pasuritë më të mëdha të futbollit kosovar, ndërsa diaspora vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm për gjeneratat e ardhshme të përfaqësueses.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova u21 pëson humbje nga luksemburgu

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës U21 është mposhtur me rezultat 2:0 nga Luksemburgu U21, në ndeshjen miqësore ndërkombëtare të zhvilluar sot.

Dardanët e rinj nuk arritën të marrin rezultat pozitiv në këtë përballje, duke e mbyllur ndeshjen pa gola të shënuar.

Golat për skuadrën mysafire i realizuan Mick Kirsch në minutën e 6-të dhe shqiptari Flavjo Hoxha në minutën e 65-të, i cili përfaqëson grupmoshat e reja të Luksemburgut.

Kosova pati mundësinë të barazonte në minutën e 25-të përmes Eliot Bujupit, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U21 përballet sot me Luksemburgun në miqësore

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 zhvillon sot një ndeshje miqësore ndërkombëtare kundër Luksemburgut U21.

Dardanët e rinj do të zbresin në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku synojnë të paraqiten sa më mirë në këtë përballje.

Ndeshja Kosovë U21 – Luksemburg U21 zhvillohet të hënën, më 16 nëntor, me fillim nga ora 16:00.

Kjo miqësore shërben si një tjetër mundësi për futbollistët e rinj të Kosovës për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të dëshmuar vlerat e tyre.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama reagon për anulimin e takimit për “Prishtina 2030”

Published

on

By

Anulimi i takimit të planifikuar në Athinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” ka nxitur reagime në Kosovë.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Përparim Rama, i cili përmes një postimi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti, duke kërkuar përgjegjësi për situatën e krijuar.

Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, takimi me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare është anuluar për shkak të mungesës së përgjigjeve, obligimeve të papërmbushura dhe moskonfirmimit të delegacionit brenda afatit të caktuar.

Rama ka shprehur shqetësimin për rrezikun që kjo situatë paraqet për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë më 2030, duke e cilësuar anulimin si një skandal dhe duke kërkuar llogaridhënie të menjëhershme nga kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës.

“Ky është skandal! Ky është turpi i shtetit tonë!”, ka shkruar Rama në reagimin e tij.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara