Sport

MKRS shpërblen me 14 mijë euro Donjeta Sadikun pas suksesit në botërorin e boksit

Sadiku u shpërblye me 14 mijë euro, kurse trajnerja e saj Mariola Sallauka me 7 mijë euro.

Published

on

Pas suksesit të madhe që e arritur në Kampionatin Botëror të Boksit për femra që u mbajë në Turqi ku e fitoi medaljen e bronztë, boksierja Donjeta Sadiku ka pranuar sot edhe shpërblimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Për suksesin e saj, Sadiku u shpërblye me 14 mijë euro, kurse trajnerja e saj Mariola Sallauka me 7 mijë euro.

Më këtë rast ministri Hajrulla Çeku tha se kjo është një e arritur shumë e madhe jo vetëm për boksin, por edhe për të gjithë Kosovës sepse puna e tyre po bën që flamuri i Kosovës po ngritet në organizimet më të mëdha ndërkombëtare në sport.

“Është një moment edhe historik, por edhe për vendin tonë edhe për sportin , por veçanërisht për boksin. Në këtë rast ajo që po na bënë veçanërisht të lumtur është që vajzat e Kosovës po na bëjnë që në të mburremi në të gjithë botën që flamuri i Kosovës të ngritet në organizimet më të rëndësishme ndërkombëtare kështu që falemnderit për të gjithë punën që e ke bërë, për përkushtimin që e ke pasur dhe të urojë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen”, tha Çeku.

Ndërsa Donjeta Sadiku tha se pas këtij suksesi, ajo synon që të sjellë medalje të tjera dhe se qëllimi kryesor tani është të fitohet një medalje edhe në Lojërat Olimpikë “Parisi 2024”

“Po shpresoj që kjo nuk do të jetë medalje e vetme. Tani veç se kam filluar me medalje, po besoj shumë tani edhe medalje të tjera. Qëllimi im kryesor është cikli olimpik ‘Paris 2024”, po besoj shumë që do të kualifikohem dhe të sjellë medalje olimpike ashtu sikur ka edhe xhudo”, tha Sadiku.

“Donjetën e kemi edhe bursiste olimpike kështu që edhe vet ajo tha që synimet i ka në “Paris 2024” dhe ne besojmë që nëse vazhdon Donjeta kështu dhe Zoti i jep shëndetin dhe fatin sepse sporti ka sakrificat e veta, lëndimet po njëherë për njëherë Donjeta është në rezultatet më të mira të mundshme duke iu falënderuar trajnerëve dhe federatës, kryetari, të gjithë ata që po e përkrahin dhe besoj që do të na bëjë krenar edhe në “Parisi 2024”’, deklaroi ai.

Në fund ministri Çeku shtoi se për shkak të këtyre suksese, ministria që ai drejton është duke hartuar një strategji për mbështetjen e sportit në përgjithësi, sidomos në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore.

Donjeta Sadiku për të fituar medaljne e bronztë mposhti tre kundërshtare dhe më pas undal në gjysmëfinale nga boksierja amerikane Shakiyla Ellis.

Sport

Donjeta Sadiku me paraqitje të fuqishme, fiton 5:0 në turneun “Strandja”

Published

on

By

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore bindëse paraqitjen në turneun prestigjioz ndërkombëtar Strandja Tournament, që po mbahet në Sofia.

Në kuadër të xhiros së dytë në kategorinë deri në 60 kilogramë, Sadiku mposhti me vendim unanim 5:0 boksieren nga Çekia, Barbora Maxova, duke dominuar plotësisht në të tri raundet. Të pesë gjyqtarët e vlerësuan boksieren kosovare dukshëm më të mirë, me pikë 30:26, 30:26, 29:27, 30:26 dhe 30:27.

Sadiku u shfaq e sigurt në ring, me teknikë të pastër, lëvizje të shpejta dhe goditje precize, duke mos i lënë hapësirë kundërshtares. Me këtë fitore ajo ka siguruar kalimin në çerekfinale, duke vazhduar rrugëtimin drejt medaljes në edicionin e 77-të të turneut, që konsiderohet më i vjetri i boksit amator në Evropë.

Vlen të theksohet se Sadiku është kampione në fuqi e këtij turneu, pasi vitin e kaluar fitoi medaljen e artë në “Strandja”, ndërsa në kategorinë deri 60 kilogramë këtë vit po garojnë 10 boksiere.

Në Sofje po garojnë edhe boksierët kosovarë Shpëtim Bajoku dhe Taulant Jakupi, por të dy u mposhtën në duelet e para. Bajoku, në kategorinë deri 70 kilogramë, u ndal nga gjermani Randy Botikali, ndërsa Jakupi, në kategorinë deri 90 kilogramë, u mposht nga italiani Dean Nwokedi.

Në këtë edicion të “Strandja” po marrin pjesë mbi 300 boksierë nga vende të ndryshme të botës.

Continue Reading

Sport

Hendboll: Kosova publikon listën për ndeshjet me Finlandën në Euro 2026

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka shpallur listën e lojtareve të ftuara për dy ndeshjet ndaj Finlandës në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2026.

Ndeshja e parë zhvillohet më 5 mars nga ora 17:30 në Vantaa, Finlandë, ndërsa ndeshja e dytë më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Lojtaret e ftuara janë:

Albina Pllana

Tina Hetemi

Elisa Mulaj

Melisa Mulaj

Yllka Shatri

Elvina Qorraj

Venera Kafexholli

Aulona Maloku

Vanesa Kastrati

Diona Dresh

Mirjeta Bytyqi

Merlinda Qorraj

Arjeta Imeraj

Aurora Kryeziu

Orgesa Gola

Dafina Mustafa.

Continue Reading

Sport

Sot ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, a do të mbijetojë Juventusi?

Published

on

By

Sot zhvillohet rundi i dytë i ndeshjeve të fazës së eliminimeve në Ligën e Kampionëve. Katër skuadra do të vazhdojnë garat në rangun tjetër, ndërsa katra të tjera do të përshëndeten për këtë vit nga gara prestigjioze.
Nga ora 18:45 takohen Atalanta – Borusia Dortmund. Në ndeshjen e parë, gjermanët fituan 2:0.
Juventus pret turqit e Gallatasarajit, të cilët në ndeshjen e parë arritën rezultat historik, duke mundur gjigantët italianë më rezultat 5”2.
Takohen edhe Paris Saint Germain me Monakon. Në ndeshjen e parë parisienët fituan 3:2.
Ndeshja e fundit është ajo mes Real Madridit e Benfikës. Në ndeshjen e parë, Reali fitoi me rezultat të ngushtë 1:0.
Tri ndeshjet e fundit zhvillohen nga ora 21:00.

Continue Reading

Sport

Bodø/Glimt trondit Interin 2-1 në “San Siro”

Published

on

By

Mbrëmja evropiane në “San Siro” solli një nga surprizat më të mëdha të viteve të fundit në UEFA Champions League. Kampionët e Norvegjisë, Bodo/Glimt, mposhtën Interin me rezultat 2-1 në Milano, duke vulosur kualifikimin me shifrat e përgjithshme 5-2 dhe duke siguruar një vend në fazën e 1/8-tave.

Skuadra italiane e nisi ndeshjen me pritshmëri të larta, por mysafirët treguan qetësi dhe organizim të admirueshëm. Në minutën e 58-të, Jens Petter Hauge përfitoi nga një gabim në mbrojtjen zikaltër dhe kaloi norvegjezët në epërsi. Vetëm 14 minuta më pas, Hauge u shndërrua në asistues, duke shërbyer për Hakon Evjen, i cili dyfishoi avantazhin dhe heshti tribunat italiane.

Interi reagoi në minutën e 76-të me golin e Alessandro Bastonit, por kjo mjaftoi vetëm për të zbutur humbjen, jo për të shmangur eliminimin.

Me këtë sukses, Bodo/Glimt hyn në histori si skuadra e parë norvegjeze që fiton dy ndeshje në fazën eliminatore të Champions League. Jo vetëm kaq, ata u bënë edhe ekipi i parë jashtë pesë ligave më të forta evropiane që regjistron katër fitore radhazi ndaj skuadrave nga këto kampionate, një arritje që nuk ishte parë që nga epoka e artë e Ajaxit në sezonin 1971/72, i udhëhequr nga legjenda Johan Cruyff.

Seria mbresëlënëse e norvegjezëve kishte nisur më herët me fitore ndaj gjigantëve evropianë si Manchester City dhe Atlético Madrid, përpara se të konfirmohej kulmi me dy triumfe ndaj Interit.

Tashmë, sytë janë drejt shortit të radhës, ku Bodo/Glimt mund të përballet me Sporting CP ose sërish me Manchester Cityn. Mbetet për t’u parë nëse aventura e tyre do të vazhdojë si një përrallë moderne e futbollit evropian, apo nëse surpriza do të ndalet këtu.

Në Ligën e Kampionëve mbrëmë janë zhvilluar edhe tri ndeshje. Në raundin tjetër ka kalur Atletiko Mardid, pasi mundi Bryzhin e Beligjikës me rezultat të përgjithshëm 7:4 (3:3 ndeshja e parë, 4:1 dje). Leverkuzeni eliminoi Olympiakosin me rezultat të përgjithshëm 2:0, që ishte rezultat i ndeshje së parë. Dje dy skuadrat luajtën barazim. Tutje kaloi edhe Njukastëll. Dje mundi Karabahun me rezultat 3:2, derisa në ndeshjen e parë kishte fituar 6:1.

Continue Reading

Të kërkuara