Kulturë

MKRS mban tryezë për Nënën Terezë

Aty u vlerësua lartë kontributi dhe humanizmi i Nënë Terezës për njerëzimin.

Published

on

Në 25-vjetorin e kalimit në amshim të Shën Nënë Terezës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka organizuar “Ditët e Nënë Terezës” me aktivitete të shumta kulturore dhe përkujtimore.

Me këtë rast, të premten Ministria e Kulturës ka mbajtur tryezë për figurën e Shën Nënë Terezës, e cila u vlerësua lartë nga të pranishmit.

Aty u vlerësua lartë kontributi dhe humanizmi i Nënë Terezës për njerëzimin.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, profesori Jahja Drançolli, tha se koha kur Nënë Tereza u përcaktua të shkojë për murgeshë, ishte viti 1942.

Ai tha se veprat për Nënë Terezën është vështirë të gjenden, pasi sipas tij ajo nuk ka dashur të jetë e popullarizuar.

Unë kam kontaktuar me disa studiues në Beograd që merren me etnologji, dhe atje Gonxhe Bojaxhiu flitet se në vitin 1942, përcaktohet të shkojë si murgeshë. Me kolegë edhe nga Kroacia kam biseduar për këtë çështje dhe vështirë kemi gjet dosje që flasin për jetën e Nënë Terezës”, tha ai.

Ipeshkvi i Kosovës, Dom Lush Gjergji, foli për jetën dhe veprën e Nënë Terezës. Ai tha se vuajtjet e banorëve të një fshati në Maqedoninë e Veriut, ishte shtysë që ajo të shugurohet si murgeshë.

Unë i kam hyrë kësaj pune si 20 vjeçar dhe fizikisht në Romë e kam takuar për herë të parë. Fatbardhësisht më nuk i jam ndarë kësaj rruge. Gonxha e jonë është lindur me një ambient të njëjtë në Indi. Është interesante thirrja e saj, ishte në një familje të pastër. Babai saj ishte atdhetar dhe në këtë frymë i rriti fëmijët e saj dhe nëna e Gonxhës ishte bamirëse, e cila për ata që kishin nevojë iu dilte në ndihmë. Është interesant babai saj se kur e kishte par vuajtjet e fshatit Letnicë, kishte ndërtuar një strehimore dhe kjo i lidhte më shumë shpirtërisht. Nga aty, 1928 Gonxhja jonë u vendos si murgeshë dhe vizionin e kishte të qartë dhe hyjnor dhe donte të bëhej motër që do t’iu ndihmonte të varfërve”, tha ai.

Continue Reading

Kulturë

Orkestra “Amadeus” promovon Kosovën në skenat më të njohura botërore

Published

on

Orkestra “Amadeus” nga Prishtina ka konfirmuar pjesëmarrjen në dy festivale ndërkombëtare orkestrash që do të zhvillohen në Spanjë dhe Çeki gjatë vitit 2026.

Ky sukses vjen pas fitimit të Çmimit të Argjendtë dhe vendit të dytë në botë në një konkurs të mbajtur në Vjenë.

Nxënësit dhe të rinjtë do të përfaqësojnë Kosovën në skena evropiane, duke ndarë talentin e tyre me orkestrat më të mira nga e gjithë bota.

Orkestra thekson se pas çdo performancë qëndrojnë orë të gjata prove, përkushtim i prindërve, mësuesve dhe vetë nxënësve.

  Për të mundësuar pjesëmarrjen, Orkestra “Amadeus” bën thirrje për mbështetje nga institucionet shtetërore e komunale.

“Ftojmë të gjithë të bashkohen në këtë nismë, për t’u dhënë nxënësve tanë mundësinë të përfaqësojnë Kosovën në skenat evropiane,” thuhet në njoftimin e orkestrës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Ngrohja u’a merr jetën bimëve? Fajtori i vërtetë nuk është nxehtësia

Published

on

Në dimër, shumë bimë të brendshme – si orkidet, fikusi, fernet, anturiumi apo monstera – fillojnë të duken më keq.

Arsyeja kryesore nuk është temperatura, por ajri i thatë i shkaktuar nga ngrohja qendrore, radiatorët apo oxhakët. Lagështia e ulët i than gjethet, i dobëson dhe mund t’i çojë drejt tharjes, veçanërisht ato me gjethe të holla.

Specialistja Kira Kay nga Bloom and Wild thekson se vendosja e bimëve pranë burimeve të nxehtësisë mund të jetë fatale.

Përmirësimi i kushteve është i thjeshtë: largoni vazon nga nxehtësia, grupojini bimët, vendosni ujë pranë tyre, spërkatni gjethet ose përdorni një lagështues.

Nëse bima nis të dëmtohet, hiqni pjesët e thata dhe vendoseni në një vend më të freskët e me kushte më të qëndrueshme. Me pak kujdes, shumica rikuperohen. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Sipërfaqet dhe objektet që nuk duhet t’i pastroni kurrë me uthull

Published

on

Uthulla është një pastrues i njohur shtëpiak, i cili përdoret për të hequr gëlqeren, yndyrën dhe papastërtitë.

Megjithatë, disa sipërfaqe mund të dëmtohen nga përdorimi i saj.

Sipërfaqe prej guri

Uthulla mund të dëmtojë gurin natyror si graniti ose mermeri, duke hequr shkëlqimin dhe shtresën mbrojtëse. Përdorni sapun të butë dhe ujë ose detergjentë me pH neutral për pastrim.

Makinat për larjen e enëve

Edhe pse uthulla ndihmon për heqjen e gëlqeres, dëmton guarnicionet dhe nyjet e gomës. Për këtë, preferoni sodën e bukës ose produktet e rekomanduara nga prodhuesi.

Lavatriçet

Përdorimi i rregullt i uthullës mund të dëmtojë guarnicionet prej gome. Një alternativë është cikël larjeje bosh me sodë buke dhe ujë të nxehtë një herë në muaj.

Pajisjet me çelik inox

Uthulla mund të heqë shtresën mbrojtëse e shkakton njolla ose ndryshk. Pastrojini me ujë të ngrohtë, detergjent të butë dhe leckë të butë.

Dyshemet dhe mobiljet prej druri

Uthulla mund ta thajë drurin, të heqë shtresën mbrojtëse dhe ta bëjë dyshemenë të pa shkëlqim. Përdorni produkte të dedikuara për dru dhe një leckë të shtrydhur mirë.

Kolltuqet dhe sediljet prej lëkure

Uthulla largon vajrat natyralë nga lëkura, duke shkaktuar tharje dhe çarje. Përdorni produkte speciale për pastrimin dhe kujdesin e lëkurës.

Edhe pse uthulla është efektive për gëlqere dhe yndyrë,  nuk është një pastrues universale. Duke zgjedhur produktet e duhura dhe duke pastruar sipërfaqet me kujdes, mund të ruani jetëgjatësinë e pajisjeve dhe mobiljeve tuaja. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Mjekra e dyfishtë, zgjidhje praktike për fytyrë më të bukur

Published

on

Një mjekër e dyfishtë është akumulim i dhjamit nën zonën e nofullës së poshtme, që mund t’i japë fytyrës një pamje jo të shëndetshme dhe të deformojë proporcionet e saj.

Lajmi i mirë është se kjo gjendje mund të përmirësohet. Masazhet, ushtrimet fizike, si dhe procedurat në shtëpi apo në sallon mund të ndihmojnë në reduktimin e saj.

Edhe të rinjtë mund të zhvillojnë një mjekër të dyfishtë, dhe më poshtë do të mësoni pse ndodh dhe si ta luftoni këtë problem estetik.

Në fund të artikullit, do të gjeni edhe një bonus praktike, që mund të ndihmojë në fshehjen e mjekrës së dyfishtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara