Lajmet

Mjekët zgjedhin vaksina, derisa popullata mbetet e pavaksinuar

Published

on

Nga 15 mijë punëtorë shëndetësorë sa i ka Kosova, vetëm rreth 5 mijë nga ta janë vaksinuar në muajin mars, kur Kosova ka marrë 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo për shkak se disa vende evropiane kishin pezulluar vaksinimet me vaksinën e Astra Zeneca.

Më pas shumica kanë rinisur përdorimin e saj, mirëpo e kanë kufizuar për përdorim vetëm te grupmoshat më të vjetra.

AstraZeneca por edhe kompania Johnson & Johnson kanë thënë se efektet anësore të mpiksjes së gjakut janë jashtëzakonisht të rralla.

Megjithëkëtë ditën e mërkurë Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech më 4 maj. Por edhe këto vaksina u janë dedikuar punëtorëve shëndetësorë. Procesi i vaksinimit tashmë po vazhdon në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Ekspertë shëndetësorë po e shohin si jo fer nga ana e qytetarëve këtë proces.

Ilir Tolaj në një deklaratë dhënë Radio Kosovës tha se vaksinat Pfizer ishte dashur të jenë të dedikuara për popullatën që janë në radhë për vaksinim. Punëtorët shëndetësorë që kanë refuzuar vaksinën e Astra Zeneca në këtë stad nuk ishte dashur të jenë prioritet i vaksinimit.

“Punëtorët shëndetësorë e kanë lëshuar radhën që ka qenë e dedikuar për ta. Është e pandershme ti shmangen një vaksine dhe ta presin një tjetër vaksinë, derisa pjesa tjetër e popullatës që nuk e ka këtë komoditet të presë”.

Kjo flet për një nivel jo të kënaqshëm edhe humanitar në kuptim të respektimit të drejtave të njerëzve sipas radhës së vaksinimit’’, tha Tolaj.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thanë se këto doza të vaksinës do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore, për çka duhet të kenë dëshmi.

Njëri nga mjekët, kirurg i fëmijëve, Sejdi Statovci i cili po priste në radhë për tu vaksinuar me vaksinën Pfizer, deklaroi se vaksinën e AstraZeneca nuk e ka marrë, me arsyetimin se sapo e kishte kaluar sëmundjen e Covid-19 dhe sipas ekspertëve mjekësorë duhej të kalonte një kohë pas sëmundjes për tu vaksinuar.

“Nuk e kam marrë sepse ashtu më kanë rekomanduar, pasi e kam kaluar në atë kohë Covid-in. mendoj se ose duhet të kalohet nëpër Covid e që është rrezik për jetë, ose të vaksinohemi’’, tha Statovci.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se po synohet të vaksinohen grupet e rrezikuara para stinës së verës dhe të vijojmë me pjesën tjetër në përputhje me Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër Covid-19.

Continue Reading

Lajmet

Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Pesë kadetë nga Kosova kanë diplomuan në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ata do të vazhdojnë shërbimin e tyre si oficerë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili mori pjesë në ceremoninë e diplomimit me ftesë të homologut të tij nga Shqipëria, Pirro Vengu.

Me mbështetjen e ministrit Pirro Vengu dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Arben Kingji, është bërë e mundur që për vitin e ardhshëm të katërfishohet numri i kadetëve nga Kosova që do të ndjekin studimet në këtë akademi prestigjioze”, shkruan Maqedonci në Facebook

Continue Reading

Lajmet

​IPK-ja identifikon dobësi në pasqyrimin e gjobave dhe shkeljeve

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovës thotë se ka të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto “sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. Kjo është theksuar me një inspektim që IPK-ja e ka bërë rreth përdorimit të teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në trafik.

Përmes një njoftimi për media, IPK-ja tha se inspektimi është realizuar me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv, ndër të tjera, bazuar në informacionet që IPK kishte pranuar se zyrtarët policorë për arsye të ndryshme nuk i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet që i kanë kryer.

Inspektimi ka vënë në pah se ka dobësi/të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Sipas IPK-së. gjatë krahasimit të të dhënave në gjoba dhe atyre të regjistruara në radar gjatë inspektimit janë hasur katër natyra të mospërputhjeve: Shpejtësia e lëvizjes së mjetit e përshkruar në gjobë është më e ulët se ajo e regjistruar në radar (në 55 nga 84 mostra/gjoba); Shpejtësia e kufizuar në radar ndryshon nga ajo e regjistruar në gjobë (në 23 nga 84 mostra); Lloji i shkeljes në gjobë ndryshon nga ajo e matur me radar (në 3 nga 84 mostra); Shqiptohet gjobë për tejkalim të shpejtësisë në bazë të një neni (paragrafi) jo adekuat të ligjit (në 3 nga 84 mostra).

IPK-ja në kuadër të Raportit ka dhënë shtatë rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e nxjerrjes së një udhëzuesi lidhur me përdorimin e pajisjeve për matjen e shpejtësisë së lëvizjes, mbajtjen e një trajnimi shtesë për të pajisur personelin me njohuri të mjaftueshme, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të dobësive sa i përket vendosjes së të dhënave në pajisjet e matjes, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të praktikave të dëmshme gjatë shqiptimit të gjobave për kundërvajtje, përdorimit efektiv të automjeteve me pajisje inteligjente, monitorimit të procesit të shkarkimit dhe ruajtjes së materialeve të regjistruara nga pajisjet, aplikimit të praktikës së printimit të kundërvajtjeve.

Continue Reading

Lajmet

Një aksident me fatalitet, Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2289 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 70 aksidente trafiku me dëme materiale, 35 aksidente trafiku me të lënduar kurse një aksident përfundoi me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 10 janë dërguar në mbajtje kurse një person është në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohen nëntë armë në formë stilolapsi, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar pasi të njëjtit i janë gjetur nëntë armë në formë stilolapsi dhe katër fishek.

Policia në Pejë njoftoi se pas informacionit për një përleshje fizike në fshatin Carrabreg-Deçan njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i janë gjetur dhe i janë konfiskuar armë të dyshuarit.

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, ёshtё kryer kontroll/bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundёrligjshme.I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё“, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara