Lajmet

Mjekët rumunë nën hetime për ripërdorimin e implanteve të nxjerra nga kufomat

Ata kryenin këto operacione pa miratimin paraprak nga ata ose familjet e tyre.

Published

on

Prokurorët rumunë thanë të shtunën se kanë hapur një hetim penal ndaj pesë mjekëve të dyshuar për ripërdorimin e qindra implanteve mjekësore të nxjerra nga pacientët e vdekur.

Një nga pesë mjekët, i cili punonte në një spital në qytetin lindor rumun të Iasit, është marrë në paraburgim në pritje të hetimeve me akuzat për shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti, thanë prokurorët në një deklaratë.

Ata thanë se mjeku i paidentifikuar mbikëqyri një rrjet prej katër mjekësh të tjerë që i siguruan atij implante kardiake të nxjerra nga pacientët e vdekur pa miratimin paraprak nga ata ose familjet e tyre.

Prokurorët pretendojnë se mjeku kreu 238 operacione gjatë shtatë viteve nga viti 2017, duke përdorur në mënyrë të paligjshme implante të nxjerra nga pacientë të vdekur ose me origjinë të panjohur dhe duke i vënë pacientët e tij në rrezik të komplikimeve serioze ose vdekjes.

Sistemi i kujdesit shëndetësor i Rumanisë, një nga më pak të zhvilluarit brenda Bashkimit Evropian, është goditur nga korrupsioni, joefikasiteti dhe menaxhimi i politizuar.

Shteti ka ndërtuar një spital në tre dekadat e fundit dhe shpenzon më së paku për kujdesin shëndetësor në BE, me dhjetëra mijëra mjekë dhe infermierë që kanë emigruar./UBTNews/

Lajmet

Pas nënshkrimit të 16 marrëveshjeve, Rama nis mëngjesin me fotoalbum në Romë

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, ka nisur ditën e premte me një fotoalbum nga Roma, aty ku dje Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Italisë mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët.

Përmes këtij postimi, Rama ditën e 13 nëntorit e quajti ditë historike për marrëdhëniet ndërkombëtare mes dy vendeve.

“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai.

Në këtë mbledhje ndërqeveritare, Shqipëria dhe Italia nënshkruan plot 16 marrëveshje.

 

Continue Reading

Lajmet

Sot shënohet Dita Botërore e Diabetit

Published

on

Sot më 14 nëntor shënohet Dita Botërore e Diabetit, ku Diabeti Melit është një grup sëmundjesh që ndikojnë në mënyrën se si trupi përdor sheqerin në gjak (glukozën), një burim kryesor energjie për trupin dhe trurin. 

Pa marrë parasysh llojin e diabetit, kjo sëmundje mund të çojë në nivele të larta të sheqerit në gjak, duke shkaktuar probleme serioze shëndetësore.

Sipas statistikave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), mbi 400 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga diabeti, dhe shumica e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Çdo vit, 1.5 milion vdekje janë të lidhura drejtpërdrejt me këtë sëmundje. Për më tepër, prevalenca dhe numri i rasteve të diabetit kanë treguar një rritje të vazhdueshme gjatë dekadave të fundit.

Në këtë ditë, QKUK do të prezantojë të dhëna dhe informacione rreth numrit të pacientëve me Diabet Melit, shërbimet që ofrohen në Klinikën e Endokrinologjisë për pacientët me këtë sëmundje, planet dhe rekomandimet për përmirësimin e trajtimit të tyre./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Këtë të premte parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 13 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: -2 deri 0°C. Temperaturat maksimale: 10-13°C. Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​FIFA përjashton një komb nga Botërori 2026

Published

on

FIFA ka marrë një vendim të pazakontë duke ndaluar një komb nga pjesëmarrja në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ndonëse të gjitha kombet e tjera të Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC) morën pjesë.

Bëhet fjalë për Ishujt Mariana të Veriut, një territor mikronezian i Shteteve të Bashkuara, që ndonëse është anëtar i AFC-së, ende nuk është pranuar në FIFA.

Për këtë arsye, ata u përjashtuan nga të gjitha fazat e kualifikimeve për Botërorin dhe për Kupën e Azisë 2027.

Kjo nuk është hera e parë që kombi ishullor përballet me përjashtim, pasi e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në ciklet kualifikuese për Kupën e Azisë 2019 dhe 2023.

Ishujt Mariana të Veriut ndodhen në juglindje të Japonisë dhe sporti më popullor atje është bejsbolli, megjithëse futbolli po fiton gjithnjë e më shumë ndjekës.

Drejtori ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Ishujve Mariana, Ruselle Zapanta, ka deklaruar më parë se synimi i tyre është që futbolli të bëhet sporti kryesor në vend në të ardhmen./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara