Lajmet

Mjaltë, shegë, limon dhe xhenxhefil – shurupi më i mirë për imunitetin

Mbështetja për sistemin imunitar mund të tingëllojë si një mision i vështirë, por nuk ka përse të jetë i tillë.

Published

on

Sistemi imunitar ka nevojë për të gjithë mbështetjen e mundshme që të përballojë me sukses sfidat dimërore siç janë gripi dhe e ftohura.

Mbështetja për sistemin imunitar mund të tingëllojë si një mision i vështirë, por nuk ka përse të jetë i tillë.

Imuniteti i njeriut ka nevojë për vitamina, minerale e antioksidantë, të cilat për fat të mirë mund t’i gjeni krejt lehtë nëpër frutat dhe perimet e stinës.

Duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni formulën e një shurupi fantastik për imunitetin.

Bëhet fjalë për kombinimin fuqiplotë të shegës, mjaltit, xhenxhefilit dhe limonit në një shurup të vetëm.

Të jemi të qartë, ky shurup nuk bën dot magji nëse ju ushqeheni gjithë kohës me produkte të përpunuara dhe të shpejta.

Shurupi i mëposhtëm duhet të jetë një pjesë thelbësore e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Përbërësit:

100 ml lëng shege

120 gramë mjaltë,

5 ml lëng xhenxhefili

55 ml lëng limoni.

Përgatitja:

Shtrydheni shegën dhe limonin.

Lëngjet hidhini në një kavanoz.

Grini xhenxhefilin dhe grimcat e tij hidhini në një napë.

Shtrydheni lëngun dhe hidheni në kavanoz.

Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjitha lëngjet mirë.

Shurupi është gati.

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që çdo mëngjes të merrni një lugë gjelle nga shurupi, ta tresni në ujë dhe ta pini me stomak bosh çdo mëngjes për 1 ose 2 javë.

Këtë kurë mund ta shfrytëzoni në çdo stinë, ose të paktën dy herë në vit.

Këshilla të Tjera Për Mbrojtjen e Imunitetit

Krahas këtij shurupi, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të merrni hapat e mëposhtëm:

  1. Hani sa më pak ushqime të përpunuara, të shpejta e të skuqura
  2. Hiqni dorë nga ëmbëlsuesit natyralë,
  3. Kufizoni konsumin e produkteve shtazore
  4. Rrisni konsumin e frutave, perimeve, drithërave, legumeve, farave,
  5. Pini më shumë ujë dhe çajra./AgroWeb.org

Vendi

Kurti dhe Abdixhiku dakordohen për Bekim Sejdiun si kandidat për president

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për emrin e kandidatit për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Palët janë pajtuar që për këtë pozitë të propozohet Profesor Doktor Bekim Sejdiu.

Abdixhiku ka bërë të ditur se që nga 9 korriku kanë zhvilluar takime të vazhdueshme dhe intensive, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për stabilitetin institucional.

Ai ka thënë se gjatë bisedimeve janë shqyrtuar disa emra, ndërsa në fund të dyja palët janë dakorduar për Bekim Sejdiun, të cilin e ka cilësuar si një personalitet me karrierë të shquar, përvojë profesionale dhe kontribut në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

KFOR viziton pjesëtarët në Mitrovicë, thekson gatishmërinë për sigurinë në veri

Published

on

Zyrtarë të lartë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë vizituar së fundmi pjesëtarët e misionit që veprojnë në Mitrovicë, me fokus në praninë e vazhdueshme dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Sipas KFOR-it, gjatë vizitës komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, MSU, ka vëzhguar aktivitetet e patrullimit dhe të sigurisë në terren.

Ndërkaq, shefi i shtabit të KFOR-it është takuar me pjesëtarë të MSU-së, si dhe me ekipet për ndërlidhje dhe monitorim, LMT, nga të cilat ka marrë informacione për zhvillimet dhe aktivitetet operative.

KFOR ka theksuar se prania e dukshme në terren dhe komunikimi i rregullt me komunitetet lokale ndihmojnë misionin të përshtatë praninë e tij dhe të jetë i gatshëm të reagojë në rast nevoje.

“Prania dhe gatishmëria përcaktojnë misionin”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni i NATO-s ka përsëritur përkushtimin për të ruajtur një prani të informuar dhe të gatshme në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun e vendit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Sot takimi Kurti-Abdixhiku: Përpjekje e radhës për marrëveshjen për presidentin

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një tjetër takim në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin politik në vend.

Sipas burimeve të Ekonomia Online, takimi mes dy liderëve është paraparë të mbahet në orën 12:00. Fakti vjen pas disa takimeve intenzive që dy krerët partiakë kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit, ku në fokus të diskutimeve mbetet arritja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Përpjekja e fundit mes tyre u zhvillua të shtunën mbrëma, mirëpo pas përfundimit të saj nuk u dhanë detaje rreth përmbajtjes së diskutimeve. Kryeministri Kurti u mjaftua me një deklaratë të shkurtër, duke u shprehur se “do të ketë lajme atëherë kur të ketë rezultate konkrete”.

Takimi i sotëm konsiderohet vendimtar për të parë nëse palët do të gjejnë një gjuhë të përbashkët apo nëse vendi po shkon drejt një krize të re politike. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Vendi

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu

Published

on

By

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë dhënë sot betimin zyrtar para Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Presidencës, ku 10 anëtarët e rinj u betuan për kryerjen e detyrës me përgjegjësi, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ky moment shënon edhe fillimin zyrtar të mandatit të tyre të ri në krye të institucionit kryesor për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vend.

Përmes këtij hapi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rikompleton përbërjen e tij drejtuese, duke hapur rrugën për vazhdimin e punës administrative dhe përgatitjet operative për proceset e ardhshme zgjedhore në Republikën e Kosovës. /E.A/

Foto: Ekonomia Online

Continue Reading

Të kërkuara