

Published
4 years agoon
By
Betim GashiËmbëlsia e mjaltit dhe aroma e trëndafilave nuk mund të krahasohen me asgjë tjetër. Nuk kanë të ngjashëm apo zëvendësues e të dy për qëllime të ndryshme janë pjesë e jetos tonë të përditëshme. Mendoni pak sa interesant dhe i shijshëm do të ishte kombinimi i këtyre dy përberësve.
Mjalti në vetvete një kurë e vërtetë për organizmin ndërsa trëndfilat janë një bimë e mrekullueshme për t’u konsumuar. Kombinimi i mjaltit me trëndafila ndihmon kundër çlirimit të stresit, ankthit dhe rigjallërimin e të gjithë organizmit. Mësoni në vijim të këtij artikulli se si të përgatisni lehtë në shtëpitë tuaja këtë delikatesë të shëndetshme.
Përbërësit
6 trëndafina të natyralë me aromë (trëndafila të egër apo Persian)
500 ml mjaltë
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim mblidhni trëndafila të freskëta e të ngrënëshëm. Pastrojini ata nga gjethet, insektet e vogla dhe ndani petalet një nga një për të vazhduar me përgatitjen. Ndërkohë vini mjaltin të ngrohet derisa të përfitoni një masë të hollë në formë shurupi. Bëni kujdes të mos e ngrohni më shumë se 35 gradë celcius mjaltin tuaj në mënyrë që të mos humbasë karakteristikat dhe vlerat.
Zgjidhni një kavanoz hermetik e të serilizuar dhe mbusheni atë me gjethet e trëndëfilit duke i shtypur ato me kujdes në mënyrë që të lëshojnë esencë dhe aromë. Më pas menjëherë shtoni gjysmën mjatit të ngrohtë dhe përzieni në mënyrë që të çlironi bulëzat e ajrit. Përfunoni duke shtuar më pas edhe pjesën tjetër të mjaltit dhe përzieni sërish.
Kavanozin mbylleni hermetikisht me lëreni mjaltin në një vend të thatë e të errët për të paktën 3 ditë deri në 1 javë. Nëse jetoni në një vend me temperature të larta, mund ta ruani edhe në frigorifer. Më pas konsumojeni siç është bashkë me petalet e trëndëfilit për shumë shije dhe shëndet./AgroWeb

Strijat shfaqen si pasojë e tendosjes së tepërt të lëkurës. Shtresa e mesme e lëkurës, derma, është e ndërtuar nga indi lidhor dhe fijet e kolagjenit e të elastinës. Këto fije i japin lëkurës tonus dhe elasticitet.
Në rast se këto fije tërhiqen jashtë mundësive të elasticitetit për arsye të ndryshme, këputen. Këputja shfaqet në sipërfaqe, në trajtën e strijeve të lëkurës.
Shfaqja e strijeve është e zakonshme në situata të ndryshme, si për shembull:
Grave gjatë shtatzënisë u shfaqen strijat për shkak të tërheqjes së lëkurës për t’i bërë vend bebit që po zhvillohet.
Strijat ndonjëherë shfaqen kur shtoni menjëherë në peshë ose kur bini nga pesha. Adoleshentët mund të vënë re shenja të strijave për shkak të zhvillimit të tyre të menjëhershëm.
Mundësia juaj për të pasur strija rritet nëse:
Jeni grua;
Keni në familje njerëz që kanë strija;
Jeni shtatzënë;
Jeni mbipeshë;
Keni pasur një rënie ose shtim drastik në peshë.
Këshillë: Merrni disa lloj ilaçesh që ulin elasticitetin e lëkurës. /UBT News/
Shëndeti
Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin?
Published
3 hours agoon
August 1, 2025By
UBT News
Buka ka qenë për mijëra vite një ushqim bazë në tryeza, por në kohët moderne ajo është kthyer në qendër të debateve shëndetësore.
Ndërsa shumë e konsiderojnë të domosdoshme, të tjerë e shohin si shkaktare të shtimit në peshë apo problemeve me sheqerin në gjak.
Një nga çështjet më të diskutuara është cilësia e bukës. Buka e bardhë, ndonëse e shijshme dhe e butë, përmban më pak fibra dhe proteina, ka indeks të lartë glicemik (IG), çka nënkupton se rrit nivelin e sheqerit në gjak më shpejt dhe më lart se shumë ushqime të tjera.
Kjo mund të ndikojë negativisht në nivelet e energjisë, kontrollin e urisë dhe madje të rrisë rrezikun për diabet të tipit 2 në disa individë.
Nga ana tjetër, buka integrale, sidomos ajo e bërë nga drithërat, ofron më shumë përfitime shëndetësore. Ajo është e pasur me fibra, proteina, minerale dhe karbohidrate komplekse që treten ngadalë, duke ndihmuar në mbajtjen e sheqerit në gjak të qëndrueshëm dhe në ndjesinë e ngopjes për një kohë më të gjatë.
Një alternativë tjetër është buka e thekrës, e cila rekomandohet për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe mungesës së grurit. Ajo ndihmon në reduktimin e fryrjes dhe shqetësimeve në sistemin tretës. Prodhimi industrial i bukës shpesh përfshin konservues dhe aditivë, ekspertët bien dakord se konsumimi i bukës nuk është i dëmshëm në vetvete përkundrazi, varet nga lloji i bukës, përbërësit e saj dhe sasitë e konsumuara.
Udhëzimet dietike amerikane lejojnë deri në gjashtë feta bukë në ditë në një regjim prej 1,800–2,000 kalorish, por theksojnë rëndësinë e zgjedhjes së bukës me drithëra të plota dhe me përmbajtje të ulët të kripës e sheqerit të shtuar.
Shëndeti
Zbulohet trajtimi për alergjinë e fëmijëve nga kikiriku
Published
6 hours agoon
August 1, 2025By
UBT News
Siç e di çdo prind që ka fëmijë me alergji ndaj kikirikut, ju duhet të jeni jashtëzakonisht vigjilentë, gjatë gjithë kohës. Edhe kur fëmijët janë mjaft të rritur për të ditur si të shmangin kikirikët dhe ushqime të tjera potencialisht të pasigurta, ekziston mundësia e ekspozimit aksidental.
Pasojat mund të jenë të ndryshme nga kruajtja deri tek dhimbjet e barkut dhe tronditja anafilaktike, gjë që është e tmerrshme për një prind qoftë edhe ta mendojë. Por një studim i ri po ofron shpresë për parandalimin e reaksionit të rëndë alergjik.
Edwin Kim MD, një profesor ndihmës i mjekësisë në UNC School of Medicine, ka dy fëmijë me alergji nga arrorët dhe e di sa e frikshme mund të jetë për prindërit.
Ai drejtoi studimin për këtë imunoterapi sublinguale, e cila ndihmon në desensifikimin e sistemit imunitar në sasi më të mëdha të proteinave të kikirikut.
Procesi përfshin vendosjen e një sasie të vogël të proteinave të lëngshme të kikirikut nën gjuhë, që përthithen menjëherë në rrjedhën e gjakut. Mjekët fillojnë me sasi shumë të vogla, pastaj e rritin ngadalë me kalimin e kohës.
Kim paralajmëron që edhe në një skenar të rastit më të mirë, kjo nuk do të shërojë alergjitë e askujt.
Ka pasur disa efekte anësore të vogla me SLIT, por asgjë të dëmshme: Më e zakonshme ishte kruajtja përreth gojës, e cila zgjati rreth 15 minuta dhe nuk kërkonte ndonjë trajtim. Studimi u bë gjatë një periudhe prej disa vitesh dhe efektet e vogla anësore nuk e trembin asnjë nga pjesëmarrësit.
“Pjesëmarrësit e SLIT toleruan midis 10 e 20 herë më shumë proteina të kikirikut sesa do të duhej që dikush të sëmuret”, tha Kim. Ai dhe ekipi i tij po studiojnë gjithashtu SLIT në fëmijët e moshave 1 deri në 4 vjeç, sepse të dhënat sugjerojnë se fëmijët më të vegjël kanë një përfitim më të fortë dhe më të qëndrueshëm për imunoterapinë.
“Ne përqendrohemi në idenë se nuk ka asnjë ilaç të përsosur për alergjinë ushqimore,” paralajmëroi ai. “Do të duhet të ketë shumë vendime të përbashkëta midis mjekëve, pacientëve dhe prindërve se cila metodë e trajtimit është më e mira për secilin pacient”.
Ndërsa nuk mendon se kjo do t’i ndihmojë të gjithë, beson se do të ndihmojë disa dhe për prindërit e shqetësuar, ky mund të jetë një lajm shumë i mirëpritur
Shëndeti
Si të largoni celulitin me disa hapa të lehtë?
Published
20 hours agoon
July 31, 2025By
UBT News
Format për të luftuar celulitin variojnë nga ato natyralet deri tek ato mjekësoret. Për të evituar efektin e këmbëve apo duarve që ngjajnë si lëkura e portokallit ndiqni mënyrat e duhura.
Përtej trajtimeve estetike dhe ndërhyrjeve mjekësore e rëndësishme është mirëmbajtja e trupit në çdo kohë me metoda natyrale.
Celuliti formohet kur qelizat e trupit që magazinojnë dhjamin e mbledhin atë në mënyrë jo të rregullt duke formuar kështu toptha dhjami.
Konsumoni shumë ujë
Një ndër hapat e parë kundër luftës naj celulitit është pa dyshim uji. Aleati më i madh i juaj kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eleminuar edhe toksinat në trup. Mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë, pini rreth 2 litra ujë në ditë.
Ujë me limon
Një mënyrë tjetër e thjeshtë e shkrurjes së dhjamit të celulitit është edhe ujë më limon. Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.
Çaji jeshil
Për të pasur një lëkurë perfektë dhe të lëmuarnë pak kohë provoni edhe çajrat. Në veçanti çaji jeshil ndihmon në tharjen e celulitit nga trupi.
Vitaminat
Çfarë të hani për të zhdukur celulitin?
Së pari konsumoni shumë fruta si boronica, limon, portokall apo kivi.
Agrumet dhe vitamina C ju ndihmon në tretjen e shpejtë e stimulon shkrirjen e dhjamit.
Konsumoni mollë bashkë me lëkurën, pasi ndihmon në elemenimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve.
Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eleminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë.
Ushqimet që duhet të evitoni nëse keni celulit janë ushqimet e pasura me karbohidrate apo ato shumë të proçesuara.
Kafe me limon
Ju ndihmon kundër simptomave të celulitit, merni llumin e kafesë e bashkoni me lëng limoni. Përzieni lëngun e kafesë me të limonit e lëreni të pushojë 10 minuta. Masazhoni lëkurën me lëvizje rrethore. Sasinë e kafes vendosni në bazë të pjesës së trupit që do të masazhoni.
Përdorni dy apo tre lugë gjelle llum kafeje dhe një lugë lëng limoni. Bëni këtë trajtim tre herë në javë gjatë dushit, shpërlani lëkurën me ujë. /UBT News/

Sa pritet të kushtojë iPhone i palosshëm?

UBT International Smart Schools do të pranojë edhe 300 nxënës të rinj në Gjimnazin TIK – Nxitoni për regjistrim

Paris Jackson dhe Justin Long i japin fund fejesës

Ballkani në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, reagon Agim Ademi

Partitë nuk i ndryshojnë qëndrimet sa u përket konstituimit të Kuvendit

Kosova heq tarifën doganore për produktet amerikane

Syze me inteligjencë artificiale

Justin Timberlake zbulon se vuan nga sëmundja Lyme

Aksident me fatalitet në Skenderaj
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit