Janë qindra filma dhe libra rreth jetës së piratëve. Sot, një pirat i rregullt konsiderohet një kapiten me një papagall në shpatull duke gërmuar për thesar në ishujt e braktisur. Ndonëse ka diçka të vërtetë në atë që thuhet në filma, por shumica e atyre që i keni dëgjuar për piratët janë komplet fiksion.
Miti numër 1: Vetëm burrat ishin piratë
Mbase keni dëgjuar se femrat në anije sjellin fat të keq. Por kjo s’është e vërtetë sipas rrëfimeve të piratëve. Psh. Jeanne de Clisson shiti gjithë pasurinë e saj dhe shkoi në det me flamuj të zi për t’iu hakmarrë bashkëshortit të saj.
Edhe Sayyida al Hurra është një tjetër pirate e famshme. Ajo punoi bashkë me një tjetër pirate, Barbarossa, dhe e kontrolluan detin Mesdhe në fillim të shekullit të XVI. Ajo ishte një nga piratet më të famshme.
Miti numër 2 – Piratët vepruan vetëm në det
Natyrisht, piratët lidhen me detin. Por ata madje pushtuan qytetet dhe kështjellat aty afër. Hayreddin Barbarossa u bë i famshëm në këtë mënyrë. Kështu, ai u bë perandor i Algjerisë dhe madje pushtoi disa qytete në Spanjë dhe Itali.
Henry Morgan ishte ekspert i ekspeditave nëntokësore. Ai gjithashtu pushtoi Panamanë. Disa vjet më vonë, ai u bë zëvendësguvernator i Xhamajkës.
Miti numër 3 – Kapitenët kishin fuqi absolute
Është vështirë e besueshme, por piratët kishin një nivel demokratik të zhvilluar dhe të gjitha pozicionet kryesore iu dhanë kandidatëve të zgjedhur, ndryshe nga anijet ushtarake. Por rezultoi që marinarët e zakonshëm të paguheshin pak, të mos ushqeheshin mirë dhe t’i mbingarkonin me punë.
Piratët morën vendime përmes votimit, sikurse ku të shkojnë, kë ta robërojnë dhe çfarë të bëjnë me ata që i zunë rob. Zëri i kapitenit nuk kishte më shumë rëndësi sesa ai i një marinari të zakonshëm.
Miti numër 4 – Piratët ishin kriminelë
Të gjithë keni dëgjuar se piratët ishin njerëz të egër të pamëshirshëm. Por në realitet, nuk ishte e vërtetë. Për shkak të të ardhurave të ulëta dhe kushteve të këqija të punës, shumë marinarë u bënë piratë.
Në përgjithësi, piratët ishin mjaft paqësor. Qëllimi i tyre ishte t’i merrnin mallrat dhe vrasjet e rralla u kryen vetëm për të frikësuar të tjerët dhe për të ruajtur imazhin e tyre.
Miti numër 5 – Piratët i detyruan të burgosurit të ecnin në një dërrasë
Personi i parë që shpiku ecjen në dërrasë ishte shkrimtari Daniel Defoe, në librin e tij, “A General History of the Pyrates”. Ideja u përdor nga shkrimtarët e tjerë dhe u bë e njohur. Në fakt, nuk ka dëshmi që piratët e vërtetë i detyruan të burgosurit të bënin gjëra të tilla.
Miti numër 6 – Gërmimi për thesar është diçka që e bënë të gjithë piratët
Sipas këtij miti popullor, piratët varrosën thesarin në ishujt e braktisur dhe vende të tjera sekrete. Pra, bota duhet të jetë e mbushur me ar. Por kjo nuk është e vërtetë.
Ka vetëm disa shembuj të famshëm të grabitjeve të tilla. Njëra prej tyre është thesari i William Kidd që qeveria e gjeti mjaft shpejt dhe ai u arrestua. Një shembull tjetër është thesari i Francis Drake që ai e fshehu dhe më pas u kthye për të.
Sigurisht, ata do të vidhnin ar ose bizhuteri sa herë iu jepej mundësia. Por ata kryesisht vidhnin ushqim, armë, rrjeta peshkimi, ilaçe dhe sende të tjera të ndryshme të dobishme për mbijetesën e tyre.
Miti numër 7 – Papagalli është miku i tyre besnik
Gjatë epokës së artë të piraterisë, kafshët ekzotike ishin në trend në Evropë. Papagajt ishin të lehtë për t’u transportuar dhe kishin vlerë më shumë. Ka sens që piratët i transportuan papagajt. Por nuk ka dëshmi se ka pasur një pirat që kishte shok besnik papagallin.
Miti numër 8 – Piratët me këmbë të drurit dhe me një sy
Një nga gjërat që iu shkon në mendje kur flitet për piratët është këmba e drurit dhe piratët pa një sy. Këto kanë ekzistuar edhe në realitet, meqë piratët kishin edhe lëndime të shumta. Sidoqoftë, shumë pak nga to funksionojnë tani.
Dhe vendosja e një copëze material në sy nuk ishte për shkak të lëndimeve. Kjo u përdor për të ndihmuar sytë të përshtaten me mungesën e dritës./UBTNews
Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Libanin gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin libanez, Joseph Aoun.
“Ka qenë një vend shumë i keqtrajtuar dhe ne do ta trajtojmë siç duhet dhe me respektin që meriton. Ne do ta ndihmojmë shumë”, ka deklaruar Trump, pa dhënë detaje konkrete për mbështetjen.
Presidenti Aoun e falënderoi Trumpin për mbështetjen amerikane, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e SHBA-së ndaj sovranitetit të Libanit, institucioneve shtetërore dhe Forcave të Armatosura Libaneze.
I pyetur për tërheqjen e trupave izraelite nga Libani jugor, Trump tha se procesi është duke vazhduar, duke shtuar se forcat izraelite janë në fazën e ridislokimit, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Nga ana e tij, Aoun e vlerësoi qasjen e presidentit amerikan ndaj paqes, duke e cilësuar atë si pjesë të trashëgimisë së tij. Trump iu përgjigj me humor, duke thënë se pajtohet me këtë vlerësim dhe shtoi se presidenti libanez “di si ta kontaktojë”.
Takimi u zhvillua në kohën kur Libani po kërkon mbështetjen e SHBA-së për stabilitet afatgjatë pas muajsh përleshjesh mes Izraelit dhe Hezbollahut. Ndërkohë, Uashingtoni njoftoi se kanë nisur operacionet në tre fshatra të Libanit jugor, në kuadër të një plani pilot për të lehtësuar vendosjen e ushtrisë libaneze, ndërsa forcat izraelite përgatiten të ridislokohen nga disa zona./A.K/
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, një nga figurat më të rëndësishme të studimeve mbi trashëgiminë kulturore dhe arkitekturën tradicionale shqiptare.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe komunitetin akademik, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Rizës në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore kombëtare.
I lindur më 3 korrik 1937 në Shkodër, Emin Riza zhvilloi një karrierë të gjatë si studiues, pedagog dhe specialist në Institutin e Monumenteve të Kulturës, duke lënë gjurmë të rëndësishme në dokumentimin dhe mbrojtjen e monumenteve shqiptare.
Ndër veprat e tij më të njohura janë “Qyteti-Muze i Gjirokastrës” dhe monografia “Banesa shqiptare me qoshk”. Ai ishte autor i 16 monografive dhe 134 artikujve shkencorë në revista të specializuara.
Emin Riza ishte gjithashtu kryeredaktor i revistave “Studia Albanica” dhe “Monumentet”, si dhe një nga kontribuuesit në përgatitjen e dosjeve të Gjirokastrës dhe Beratit për UNESCO-n.
Për kontributin e tij shumëvjeçar, ai ishte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës dhe Beratit. Homazhet për akademikun Emin Riza do të mbahen sot në Tiranë, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e Tufinës./A.K/
Kompania ajrore me kosto të ulët Wizz Air ka njoftuar hapjen e bazës së saj operative në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke zgjeruar njëkohësisht rrjetin e fluturimeve me tri destinacione të reja.
Në ceremoninë e organizuar në aeroport, përfaqësuesit e kompanisë bënë të ditur se nga periudha e ardhshme do të nisin fluturimet drejt dhe nga Brukseli tri herë në javë, Karlsruhe/Baden-Baden katër herë në javë, si dhe fluturime të përditshme drejt Bazelit në Zvicër.
Me këto shtesa, Wizz Air do të operojë gjithsej në nëntë destinacione nga Prishtina. Aktualisht, kompania ofron fluturime për në Londër, Dortmund, Memmingen, Bratislavë, Milano dhe Romë.
Baza e re e Wizz Air në Prishtinë pritet të bëhet funksionale në muajin nëntor dhe, sipas kompanisë, përfaqëson një investim prej rreth 100 milionë eurosh. Si pjesë e këtij investimi, në Prishtinë do të vendoset edhe një aeroplan Airbus A321neo, me kapacitet prej 239 ulësesh.
Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili e cilësoi vendimin e Wizz Air si një tregues të besimit në ekonominë dhe perspektivën e Kosovës.
“Vendimi i Wizz Air për të vendosur bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është dëshmi se Kosova po shihet gjithnjë e më shumë si vend i besueshëm për investime, me perspektivë të qartë zhvillimi dhe potencial të madh për t’u integruar edhe më shumë në rrjetet evropiane të transportit, tregtisë dhe lëvizjes së lirë të njerëzve”, tha Kurti.
Ai shtoi se ky investim, së bashku me vendosjen e avionit të ri Airbus A321neo, dëshmon se Kosova po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për industrinë ndërkombëtare të aviacionit.
Sipas Kurtit, bashkëpunimi i institucioneve me operatorët ekonomikë dhe partnerët ndërkombëtarë ka ndikuar në rritjen e besimit ndaj potencialit të Kosovës, duke krijuar kushte më të favorshme për investime të reja dhe zhvillim ekonomik.
Kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani, ka publikuar të martën një video në platformën X, në të cilën e ka quajtur kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, “kriminel lufte”.
Në video, ai ka shprehur pajtimin me qëndrimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) se Netanyahu “duhet të arrestohet dhe të gjykohet”, si dhe ka treguar se administrata e tij kishte shqyrtuar mundësinë nëse qyteti i New Yorkut mund ta zbatonte urdhërarrestin e ICC-së nëse Netanyahu do të vizitonte qytetin, megjithatë, është konstatuar qartë se ata nuk e kanë autoritetin ligjor për ta zbatuar atë urdhër.
Një ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Netanyahu nuk do të arrestohej gjatë vizitës së tij në SHBA.
Ai ia ka dhënë këtë garanci kryeministrit izraelit pasi Mamdani i kishte thënë gazetës “New York Times” se Netanyahu “e ka vendin në Hagë” dhe se ishte në “diskutime aktive” me departamentin ligjor të qytetit lidhur me mundësinë e arrestimit të tij, nëse ai do të vinte në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.
“Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet, në asnjë mënyrë apo formë, ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Trumpi të hënën në një postim në rrjetet sociale, ku nuk e përmendi drejtpërdrejt Mamdanin.
Gjatë fushatës së tij zgjedhore vitin e kaluar, Mamdani kishte deklaruar se do të urdhëronte policinë e qytetit të arrestonte Netanyahun në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për shkak të rolit të tij në luftën në Gaza.
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, e ka kritikuar të martën postimin e Mamdanit në X, duke thënë “mjaft më” dhe “ju jeni zgjedhur për t’u shërbyer banorëve të New Yorkut”. /A.K/