Teknologji

Misteri i GTA 6, kush është Raul Bautista?

Published

on

Disa fansa, të cilët mezi presin mbërritjen e lojës Grand Theft Auto 6, janë të bindur se Rockstar Games ende po e “fsheh” protagonistin e tretë.

Disa besojnë se Raul Bautista është protagonisti i tretë sekret i lojës. Bautista është shfaqur vetëm në pamje të ekranit në fushatën promovuese për lojën “Grand Theft Auto 6” deri më tani, duke i bërë fansat të spekulojnë rreth rolit të tij në historinë e lojës.

Pritja e gjatë midis trailerit për “GTA 6” dhe publikimit përfundimtar të lojës i ka bërë fansat të kërkojnë materiale promovuese për çdo informacion që mund të zbulohet. Ndonjëherë kjo rezulton në teori të bazuara në shumë pak prova.

Teoritë e fansave të GTA janë argëtuese për t’u lexuar, pasi pasqyrojnë pasionin e madh që baza ka për lojën e ardhshme.

Teoria më e fundit e përdoruesit të Reddit, utshi9he, ka të bëjë me Raul Bautistan nga GTA 6, të cilin pretendon se është protagonisti i tretë i lojës. Tani, të gjitha indikacionet janë se Jason e Lucia janë protagonistët, por misteri që rrethon Bautistan ka intriguar disa fansa.

Një teori midis atyre që e besojnë këtë është se ose Jason ose Lucia, ose ndoshta të dy, do të zhduken në historinë që sjell GTA 6, gjë që përforcon fokusin e dukshëm të rrëfimit në historinë e Bonnie dhe Clyde.

Raul mund të “ndërhyjë” në një epilog të mundshëm.

Ndryshe, GTA 6 është pak më shumë se nëntë muaj larg nga lansimi për Xbox Series X dhe PlayStation 5.  /A.Z/UBT News/

Teknologji

Amazon, Google dhe Microsoft kërkojnë kthim të shpejtë të punëtorëve në SHBA

Published

on

Me kufizimet dhe tarifat e reja për vizat e punës në SHBA, nuk është çudi që shumë punëdhënës po i këshillojnë punëtorët jashtë vendit të kthehen në SHBA.

Memo të rrjedhura nga Google, Amazon dhe Microsoft kanë qarkulluar në rrjetet sociale që udhëzojnë çdo mbajtës vize H-1B që udhëton aktualisht të bëjë menjëherë rregullime udhëtimi për të zbarkuar në SHBA, shkruajnë mediat e huaja.

Të gjitha kompanitë e pranojnë paralajmërimin e kufizuar të dhënë dhe kërkojnë ndjesë, duke premtuar të ofrojnë më shumë udhëzime ndërsa situata evoluon.

Memot këshillojnë çdo punonjës H-1B dhe personat e varur prej tyre H-4 që aktualisht ndodhen në SHBA të qëndrojnë dhe të mos udhëtojnë jashtë vendit deri në njoftim të mëtejshëm.

Meqenëse ndryshimet në vizën H-1B janë strukturuar si një kufizim udhëtimi, punëdhënësit janë të shqetësuar se çdo punonjësi që është pjesë e programit do t’i mohohet rihyrja në vend pa një tarifë prej 100,000 dollarësh. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Italia miraton ligjin e ri, burg për abuzimet me deepfake dhe mashtrimet me AI

Published

on

Italia ka hyrë në histori si vendi i parë i Bashkimit Evropian që miraton një ligj gjithëpërfshirës për Inteligjencën Artificiale, duke vendosur rregulla të qarta dhe dënime të ashpra për abuzimet me teknologjinë.

Sipas legjislacionit të ri, përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të prodhuar apo shpërndarë përmbajtje të manipuluar, si “deepfakes”, do të ndëshkohet me burg nga një deri në pesë vjet.

Masat bëhen edhe më të rënda nëse teknologjia shfrytëzohet për kryerjen e krimeve si mashtrimi, vjedhja e identitetit apo dëmtimi i reputacionit. Ligji parashikon rregulla më të forta për transparencën dhe mbikëqyrjen njerëzore në përdorimin e AI në vendet e punës, me synim që teknologjia të mos zëvendësojë apo dëmtojë proceset e drejtësisë sociale.

Kryeministrja Giorgia Meloni e cilësoi këtë hap si vendimtar për të ardhmen e vendit dhe të BE-së.

“Qëllimi ynë është një inteligjencë artificiale e përqendruar te njeriu, transparente dhe e sigurt, që ruan privatësinë dhe sigurinë kibernetike, duke nxitur njëkohësisht inovacionin”, u shpreh ajo.

Një element tjetër i rëndësishëm i ligjit është mbrojtja e të miturve: fëmijët nën moshën 14 vjeç nuk do të mund të përdorin inteligjencën artificiale pa miratimin e prindërve.

Ky ligj, i harmonizuar me Aktin e BE-së për Inteligjencën Artificiale, pritet të shërbejë si model për vendet e tjera anëtare, duke e vendosur Italinë në qendër të debatit evropian mbi përdorimin e sigurt dhe etik të teknologjisë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Musk sjell Grok 4 Fast, modelin që ul koston dhe rrit shpejtësinë

Published

on

Pas prezantimit të modelit Grok 4 dhe periudhës së vështirë që kaloi chatbot-i i tij, kompania xAI e Elon Musk po përpiqet të ecë përpara me një përditësim të ri: Grok 4 Fast.

Sipas njoftimit, Grok 4 Fast ofron të njëjtën performancë si Grok 4, por duke përdorur mesatarisht 40% më pak tokena të të menduarit.

Përveç shpejtësisë më të madhe, modeli ka edhe një kosto 98% më të ulët në realizimin e detyrave, qoftë për shkrimin e kodit apo për shfletimin e internetit me përgjigje të menjëhershme.

Ngjashëm me GPT-5 të OpenAI, që lëviz mes një modeli efikas e modelit të arsyetimit, Grok 4 funksionon mbi një arkitekturë të unifikuar.

Ai mund të kalojë nga përpunimi i kërkesave komplekse në mënyrë të avancuar drejt ofrimit të përgjigjeve më të thjeshta e më të shpejta, sipas rastit. Në testet krahasuese mes modeleve të AI-së, Grok 4 Fast u rendit i pari në detyrat e kërkimit dhe i teti në ato të bazuara në tekst.

Modeli i ri është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit – përfshirë edhe ata falas – në web, iOS dhe Android.

Megjithatë, me konkurrencën gjithnjë e më të ashpër në fushën e modeleve të mëdha gjuhësore, pritet që edhe gjigantë si Google të sjellin një version të ri të Gemini, ose Anthropic të publikojë një përditësim të Claude Opus, pas versionit 4.1.

Continue Reading

Teknologji

Kaq e pati! Microsoft njofton përfundimin e mbështetjes për Office 2016 dhe 2019

Published

on

Kompania Microsoft ka bërë të ditur se mbështetja për paketat Office 2016 dhe Office 2019 do të përfundojë më 14 tetor 2025.

Pas kësaj date, përdoruesit nuk do të marrin më përditësime të sigurisë, asistencë teknike apo përmirësime të tjera për këto versione të njohura, të cilat ende përdoren nga shumë njerëz në mbarë botën.

Ky vendim vlen edhe për aplikacionet si Visio dhe Project, në versionet e viteve 2016 dhe 2019. Përdorimi i programeve pas këtij afati rrit rrezikun ndaj sulmeve kibernetike, problemeve me përputhshmërinë e dokumenteve dhe sfidave për t’u përmbushur standardet e sigurisë.

Microsoft këshillon përdoruesit të kalojnë te Microsoft 365 Apps, versioni me abonim që përditësohet vazhdimisht. Ata që preferojnë një blerje të vetme mund të zgjedhin Office 2024, i lançuar në tetor të vitit të kaluar për përdorues shtëpiakë dhe biznesorë.

Për kompanitë dhe institucionet që kërkojnë mbështetje, ekziston Office LTSC 2024, me mbështetje të garantuar deri më 9 tetor 2029.

Ekspertët e IT-së paralajmërojnë se vonimi në përditësimin e këtyre programeve mund të ketë pasoja serioze, duke përfshirë rrezikun për sigurinë e të dhënave dhe humbje të informacionit të rëndësishëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara