Lajmet

Misteret e funksionimit të zemrës

Nga Matt Hrodey.

Published

on

Nga Matt Hrodey

Zemra është ndoshta organi më elastik i trupit, dhe bashkë me trurin, është më i rëndësishmipër jetën e njeriut. Zemra e grave, e cila peshon rreth 230 gramë, rreh 100.000 herë në ditë (2.5 miliardë herë në jetë), duke e pompuar gjakun me forcën e nevojshme sa për të shtrydhur një top tenisi.

Kaq gjak mjafton që gjatë jetës së një 80-vjeçareje të mbushë 100 pishina me përmasa olimpike. Për të ruajtur këtë ritëm marramendës, zemra ushqehet nga furnizimi i saj me gjak, duke konsumuar rreth 5 për qind të oksigjenit të trupit, ndërsa përbën rreth 0.5 për qind të masës së tij.

Në bazë të peshës, zemra ka kërkesat më të mëdha për energji se çdo organ tjetër i njeriut.

“Zemra është ndoshta organi më aerobik që kemi”– thotë Geri Lopashuk, profesor në Qendrën e Kërkimeve Kardiovaskulare në Universitetin e Albertës, Kanada.

Qëllimi i vetëm i zemrës është të tkurret, duke dërguar gjak çdo ditë nëpër 96.000 km enë tëpërmasave të ndryshme. Ajo është aq e përkushtuar ndaj këtij misioni, saqë vazhdon të rrahë edhe pasi të ketë vdekur truri, siç ndodh me dukurinë e “kufomave me zemra që rrahin”.

Në këtë rast, trupat mbahen gjallë me oksigjen dhe lëndë ushqyese, në mënyrë që organet të mund të merren për transplantim. “Ju mund ta hiqni zemrën nga trupi, dhe ajo do të rrahë ende nëse i jepni karburantin e duhur”- thekson Lopashuk. Po si funksionon ky organ?

Në pjesën më të madhe, zemra mbështetet tek oksigjeni për të prodhuar adenozin trifosfatin(ATP), një burim thelbësor i energjisë. Rezervat e saj të energjisë qëndrojnë në një ekuilibër delikat:pa sasi të re ATP-je, rezervat mbarojnë për 2–3 sekonda dhe muskuli i zemrës nuk mund të tkurret më, duke shkaktuar një atak në zemër.

Për ta mbrojtur veten nga mungesa, zemra punon duke marrë infuzione të qëndrueshme të gjakut të oksigjenuar nga mushkëritë aty pranë. Për të mbrojtur më tej veten, zemra ka nevojë për lëndë ushqyese për të prodhuar energji, përfshirë acidet yndyrore, karbohidratet, proteinat dhe ketonet.

“Zemra është një omnivor. Ajo do të përdorë pothuajse çdo lloj energjie”- nënvizon eksperti.Acidet yndyrore përbëjnë deri në 90 për qind të prodhimit të ATP-së, pasi ofrojnë një burim të besueshëm energjie, por zemra ka një plan rezervë. Gjatë periudhave të kequshqyerjes, ajopërdor rezervat e glukozës dhe riciklon molekulat e laktozës, për të marrë energjinë që i nevojitet.

Me energjinë që merr, zemra e vazhdon punën e saj të pavarur nga truri, me një ritëm bazë që varion nga 60 deri në 100 rrahje në minutë, në varësi të individit. Ashtu si gjitarët e tjerë, njerëzit kanë një grup të veçantë qelizash të zemrës, të ndërtuara për të prodhuar një sinjal elektrik të rregullt, që e transmetojnë atë tek gjithë zemra.

Duke ndjekur rrugë të veçanta, sinjali kontrakton atriumet e sipërme dhe më pas barkushet e poshtme për të pompuar gjakun nga zemra. Me përjashtim të vdekjes apo ndërlikimeve të tjera, ky proces nuk ndalet asnjëherë. Qelizat e stimuluesit kardiak, thithin në mënyrë të përsëritur jonet e natriumit, duke i bërë ata të aktivizohen siç ndodh me neuronet, duke dërguar sinjal pas sinjali.

Një studim i vitit 2014, përshkruan një eksperiment në të cilin studiuesit kultivuan qeliza kardiake nga qelizat burimore njerëzore, dhe panë se si ato “vetë-montoheshin” në një pjesë të hollë indi kardiak që “rrihte spontanisht”. Ky proto-organ punoi me rreth 70 rrahje në minutë, brenda intervalit normal, për rreth 1 muaj.

Edhe kur zemra funksionon keq, ajo e vazhdon punën me pak ose aspak efekte anësore të rënda. Gati 45 për qind e të gjitha sulmeve në zemër prodhojnë efekte të buta “të heshtura”,që të sëmurët i ngatërrojnë me një gjendje tjetër, siç është lodhja fizike ekstreme.

Në disa raste, qelizat e stimuluesit kardiak mund të ndalojnë përkohësisht dhe të kenë një “pauzë sinusoidale” beninje, përpara se të vazhdojnë punën si më parë. Ose mund të shfaqin një ritëm të pazakontë, një gjendje që mund të mos kërkojë trajtim mjekësor.

Kështu në vitin 2012, një ritëm i paprecedentë preku zemrën e një pacienti në Spitalin Shën Vincent në Uorçester të Bostonit, SHBA, më një normë 600 rrahje në minutë, ose rreth 10 herë më shumë se sa ritmi i zakonshëm. Deri atëherë, ekspertët mendonin se rrahjet maksimale të zemrës mund të arrinin deri në 300 në minutë.

Megjithatë për 20 sekonda, një 57-vjeçar tetraplegjik kishte prodhuar një elektro–kardiogramqë i ngjante majave të një krehri me dhëmbë të imët. Në fillim, ai ishte shtruar në spital pasi vuante nga dhimbjet e gjoksit dhe qëndroi disa netë pasi gjendja e tij u përmirësua. Më pas dhimbjet i nisën sërish, dhe mjekët zbuluan një aritmi në zonat atriale dhe ventrikulare të zemrës së tij.

Pas një dhimbje të fortë në gjoks, burri humbi ndjenjat, dhe leximi i rimit të zemrës së tij nisi të rritet çdo 100 milisekonda, aq shpejt sa mund të pulsojë syri mesatar i njeriut. Pas rreth 20 sekondash, shkalla e rrahjeve ra nga 600 në 300, dhe papritmas në një nivel normal.

Pas dy ditësh rrahje zemre të jashtëzakonshme, burri doli nga spitali, teksa mjekët mbetën ende të habitur se si një zemër njeriu kishte rrahur me një ritëm prej rreth 10 herë në sekondë. Kryqëzimi atrioventrikular, mund të aktivizohet vetëm çdo 0.2 sekonda, duke kufizuar rrahjet e zemrës në rreth 300 rrahje në minutë. Atëherë, çfarë e kishte lejuar aritminë të dilte jashtë kontrollit? Mjekët hipotetizuan se burri duhet të ketë pasur lidhje të pazakonta elektrike në zemrën e tij, së bashku me një lloj shqetësimi nervor autonom që lidhet me kuadriplegjinë e tij.

Rastet e rrahjeve të zemrës mbi 300 janë të rralla, por jo të padëgjuara. Në vitet 1940, rrahjet e zemrës së një gruaje u rritën në 310 në minutë dhe qëndruan në atë nivel për rreth 12 orë pa i marrë jetën. Në një rast tjetër u regjistruan 303 rrahje në minutë për një ditë e gjysmë.

Në vitin 2018, një djalë 10-vjeçar anglez regjistroi 301 rrahje në minutë dhe sërish mbijetoi, një rezultat i një shtegu të veçantë të sinuseve në zemrën e tij. Nga rasti i 600 rrahjeve përminutë, mjekët nuk mësuan asgjë më shumë, pasi burri refuzoi t’i nënshtrohej një studimi elektrofiziologjik,për të testuar funksionimin elektrik të zemrës së tij. Megjithatë ata e dinin:masat e tij mbrojtëse e kishin nxitur punën e pazakontë të zemrës për 20 sekonda,përpara se të rikthehej në normalitet. / “Discover Magazine” – Bota.al

Rajoni

Gjykata e Apelit lë në arrest shtëpiak Vlora Hysenin: Rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës

Published

on

By

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për zbutjen e kësaj mase.

Pavarësisht pretendimeve të avokatit mbrojtës se nuk ekziston rreziku i largimit nga vendi apo i dëmtimit të provave, togat e zeza në Apel kanë miratuar vendimet e Shkallës së Parë.

Në vendimin e zbardhur theksohet gjithashtu se, në mbështetje të Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi i plotë i këtij akti deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Pala mbrojtëse ka të drejtë të ushtrojë rekurs në Gjykatën e Lartë brenda një afati 45-ditor nga njoftimi i vendimit të arsyetuar. /Top Chanel/

Continue Reading

lajme

Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim

Published

on

By

Kosova vazhdon të ngecë në disa nga reformat kryesore që duhet ta afrojnë me Bashkimin Evropian.

Gjyqësori nuk ka shënuar asnjë përparim, lufta kundër korrupsionit ka dhënë rezultate të kufizuara, ndërsa krizat politike kanë dobësuar funksionimin e institucioneve.

Kjo është tabloja që paraqet Komisioni Evropian në raportin e tij për Kosovën për vitin 2026, ku paralajmëron se ndikimet politike dhe ekonomike në sistemin e drejtësisë mbeten pengesë serioze për pavarësinë e tij dhe, në disa aspekte, madje janë intensifikuar.

Raporti evidenton rënie të numrit të vendimeve përfundimtare dhe dënimeve për korrupsion të nivelit të lartë, si dhe mangësi në mbikëqyrjen parlamentare të Qeverisë.

Megjithatë, jo të gjitha vlerësimet janë negative.

Komisioni vëren përparim në administratën publike, zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, që mundësoi heqjen e masave ndëshkuese të BE-së.

Dokumenti, i titulluar “Raporti për Kosovën 2026”, është pjesë e Paketës së Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ai mbulon periudhën nga 1 shtatori 2025 deri më 1 shtator 2026, por përfshin edhe disa zhvillime të mëvonshme.

Vlerësimi vjen dhjetë vjet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe gati katër vjet pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në BE.

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, lidhur me gjetjet e raportit të Komisionit Evropian, dhe është në pritje të përgjigjes së tij.

Politika pengoi reformat

Dy palë zgjedhje të parakohshme parlamentare, periudha të gjata bllokadash dhe një qeveri me kompetenca të kufizuara për pjesën më të madhe të periudhës së raportimit kanë lënë gjurmë në funksionimin e institucioneve.

Sipas Komisionit, Kuvendi ka ushtruar kompetencat e tij me mangësi të konsiderueshme, ndërsa mbikëqyrja e ekzekutivit ka qenë shumë e kufizuar.

Zgjedhjet u vlerësuan përgjithësisht si paqësore dhe konkurruese, por raporti identifikon përpjekje për politizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mangësi në rregullimin e fushatave dhe trajtim të pamjaftueshëm të dezinformimit.

Një tregues tjetër i ndikimit të krizave politike ishte rënia e pjesëmarrjes në zgjedhje, nga 45 për qind në dhjetor të vitit 2025 në 37 për qind në qershor të vitit 2026.

Komisioni vlerëson se kjo sugjeron lodhje në rritje të votuesve dhe pakënaqësi me shpeshtësinë e zgjedhjeve.

 

Drejtësia, një nga pikat më të dobëta

Për funksionimin e gjyqësorit, vlerësimi i Komisionit është i qartë: në përgjithësi, nuk është shënuar përparim.

Ndikimet e papërshtatshme nga interesa politike, ekonomike dhe faktorë të tjerë vazhdojnë të pengojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit, ndërsa paketa e ligjeve për reformimin e drejtësisë mbetet e pamiratuar.

Komisioni ngre shqetësime edhe për zbatimin e ndryshimeve në Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe kërkon respektimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Megjithatë, evidenton zhvillime pozitive në procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe ndryshimet në përbërjen e Këshillit Prokurorial.

Një shqetësim tjetër është përfaqësimi i pamjaftueshëm i serbëve të Kosovës në gjyqësor, që, sipas raportit, cenon karakterin shumetnik të sistemit të drejtësisë.

Vëmendje të veçantë marrin edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara nga Kuvendi më 6 tetor.

Komisioni paralajmëron se ato ngrenë shqetësime serioze për përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës, pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe sigurimin e përgjegjësisë për krimet e luftës.

Ai ngre gjithashtu shqetësime për kushtetutshmërinë e ndryshimeve, të cilat presidentja i ktheu në Kuvend për rishqyrtim, më 22 tetor.

Më shumë raportime për korrupsion, më pak dënime të nivelit të lartë

Në luftën kundër korrupsionit, Komisioni Evropian vlerëson se Kosova ka shënuar përparim të kufizuar.

Ndërsa numri i vendimeve gjyqësore përfundimtare dhe dënimeve në rastet e korrupsionit që nuk i përkasin nivelit të lartë, është rritur ndjeshëm, në rastet e nivelit të lartë ka shënuar rënie.

Raporti thekson se Kosova vazhdon të mos ketë një strategji gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit dhe një qasje të koordinuar për luftimin e tij.

Ndërkohë, numri i raportimeve të sinjalizuesve të pranuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit pothuajse është dyfishuar krahasuar me vitin paraprak.

Komisioni kërkon gjithashtu përmirësimin e verifikimit të deklarimeve të pasurisë dhe forcimin e hetimeve në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

 

Media të lira, por me sfida

Përparim i kufizuar është shënuar edhe në lirinë e shprehjes dhe të mediave.

Komisioni vlerëson se Kosova vazhdon të ketë një mjedis mediatik pluralist, por evidenton probleme me transparencën e pronësisë dhe qëndrueshmërinë financiare të mediave.

Situata paraqitet veçanërisht shqetësuese në zonat me shumicë serbe, sidomos në veri, ku mjedisi kufizues nxit autocensurën.

Raporti kërkon miratimin e një ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe rishikimin e ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës, për të siguruar financim të qëndrueshëm dhe pavarësi institucionale.

Shqetësime ngrihen edhe për mbrojtjen e të drejtave themelore, përfshirë rrënimin e pronave private në veri pa respektimin e duhur të procedurave ligjore, ndërkohë që kundërshtimet gjyqësore ishin ende në shqyrtim.

 

Dialogu me Serbinë: Pak përparim, shumë detyrime të pazbatuara

Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, ndërsa veprimet e njëanshme dhe retorika e të dyja palëve vazhdojnë të pengojnë normalizimin e marrëdhënieve, vlerëson Komisioni Evropian.

Sipas raportit, dialogu ka vazhduar me takime të rregullta në nivel kryenegociatorësh dhe ekipesh teknike, por zbatimi i detyrimeve të mbetura nga marrëveshjet e dialogut mbetet i kufizuar.

Komisioni kërkon që Kosova të nisë procesin për vendosjen e aranzhimeve të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, ndërsa Serbia, paralelisht, të fillojë njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve të Kosovës.

Raporti thekson se Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe duhet të zbatohet pa vonesa apo parakushte.

Situata në veri të Kosovës vlerësohet e qetë, por e brishtë.

Komisioni kritikon veprimet e përsëritura të autoriteteve kosovare ndaj strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia, arrestimet e serbëve të Kosovës dhe mospranimin e tërheqjes së dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, që ka penguar riintegrimin e tyre në sistemin e drejtësisë.

Në anën tjetër, Komisioni kritikon Serbinë për lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Interpolin, si dhe për retorikën nxitëse të zyrtarëve të saj.

Raporti thekson gjithashtu se Serbia nuk ka ndërmarrë hapa domethënës për të siguruar përgjegjësi për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

Komisioni paralajmëron se normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i marrëveshjeve të dialogut mbeten kushte thelbësore për rrugën evropiane të të dyja vendeve, të cilat rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme, në mungesë të përparimit. /REL/

 

Continue Reading

lajme

U ndaluan punimet në një objekt ndërtimi në Kllokot: Inspektorati i Punës konstaton parregullsi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Kllokot, pas konstatimit të parregullsive që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

Vendimi u mor gjatë inspektimeve të rregullta në terren, ku inspektorët konstatuan se subjektet ndërtuese nuk i kishin plotësuar kushtet ligjore për mbrojtjen e punëtorëve. Ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e plotë të këtyre parregullsive dhe krijimin e një ambienti të sigurt pune.

Me këtë rast, Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me rigorozitet legjislacionin në fuqi, duke paralajmëruar se garantimi i sigurisë dhe i shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet i pakompromis. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është ndaluar për 48 orë në Pejë, nën dyshimin se ka kryer dy vepra të rënda penale kundër integritetit seksual ndaj vajzës së tij të mitur.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa viktima po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore.

Sipas të dhënave zyrtare nga raporti i Prokurorit të Shtetit, Departamenti për Të Mitur po e ngarkon të dyshuarin për veprat penale “Sulmi seksual” dhe “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të fëmijëve”.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, organet e rendit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale, kryesisht pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara