Lajmet

Misioni nga BE-ja sot me deklaratë rreth zgjedhjeve në Kosovë

Published

on

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, njëherësh deputete e Parlamentit Evropian, sot do të prezantojë deklaratën preliminare të misionit rreth zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Kosovë.

Ndryshe Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian që është përbërë mbi 100 persona kanë qenë në terren në mbarë Kosovën.

Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian, Kaja Kallas kishte vendosur të dërgojë në Kosovë këtë Mision të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas BE-së, prania e misionit në terren synon të kontribuojë në një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, duke i lejuar votuesit e Kosovës të shprehin qartë zgjedhjet e tyre.

Aktualitet

Vendimi i ZRRE-së: Bizneset po mbyllen, disa po ikin nga Kosova e humbjet janë milionëshe

Published

on

Nga 16 Gushti, një numër i madh i bizneseve në Kosovë janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike, pas hyrjes në fuqi të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e tyre në tregun e lirë. Për këtë kanë reaguar nga AKB, Oda e Afarizmit dhe ekspertë të ekonomisë duke paralajmëruar pasoja.

Kjo situatë ka shkaktuar reagime të shumta nga përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të ekonomisë të cilët paralajmërojnë për pasoja serioze në aktivitetin ekonomik, humbje milionëshe, mbyllje të fabrikave dhe rrezik për vendet e punës.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve AKB, Agim Shahini, është shprehur ndaj situatës së krijuar pas daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë, duke thënë se humbjet janë shumë milionëshe. Sipas tij, disa fabrika tashmë janë mbyllur, disa të tjera janë në proces të bartjes së kapaciteteve jashtë Kosovës.

“Humbjet e bizneseve nga dalja me dhunë në tregun e lirë janë shumë milionëshe dhe ka fabrika të cilat janë mbyllë disa janë në proces për të bartë kapacitetin e tyre jashtë Kosove e disa janë duke punuar edhe me humbje pas një kohe dihet saktë sa janë humbjet e bizneseve”, ka deklaruar Shahini.

Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, gjithashtu ka ngritur shqetësime lidhur me humbjet që po pësojnë bizneset pas daljes në tregun e lirë të energjisë. Ai tha ende nuk ka të dhëna të sakta për shkallën e humbjeve, pasi çdo biznes ka specifikat e veta.

“Ende nuk dihet saktë se sa janë humbjet se secili biznes është ndryshe nga tjetri të shtunën ju kanë shkuar me polici në mënyrë të dhunshme thuajse po e këputin një hajn të rrymës e jo një biznes që e ka paguar vazhdimisht”, tha Ahmeti.

Edhe eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli, ka paralajmëruar për pasoja serioze ekonomike si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike për bizneset, veçanërisht në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve. Sipas tij, disa prej bizneseve po përballen me humbje të konsiderueshme, që variojnë nga mijëra deri në qindra mijëra euro në ditë.

“Bizneset që kanë mbetur pa rrymë tash e tri ditë, sidomos në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve, janë duke pësuar humbje të konsiderueshme. Varësisht nga madhësia e biznesit, këto humbje mund të jenë nga mijëra deri në qindra mijëra euro në ditë. Disa biznese janë detyruar të ndalojnë tërësisht prodhimin ose operimin, duke sjellë dëme direkte në të ardhurat e tyre dhe të punonjësve”, u shpreh ai.

“Ekonomia humb miliona euro në produktivitet të pashfrytëzuar. Ka humbje të të hyrave nga tatimet dhe kontributet, nëse bizneset nuk operojnë. Rritet pasiguria për investitorët aktualë dhe të ardhshëm, duke dëmtuar imazhin e vendit”, përfundoi ai.

Continue Reading

Aktualitet

Një autobus me udhëtarë nga Kosova aksidentohet në Gjermani, 30 të lënduar

Published

on

30 persona janë lënduar pasi një autobus nga Kosova që po transportonte udhëtarë drejt Mynihut është aksidentuar me një kamion në Gjermani. Kamioni, i drejtuar nga një polak 46-vjeçar, që po barte perime po udhëtonte po ashtu drejt Mynihut.

Siç raportojnë mediat gjermane, aksidenti ka ndodhur gjatë natës derisa në autobus ishin 50 pasagjerë. Dy prej të lënduarve raportohet se janë në gjendje më të rëndë.

“Autobusi, që transportonte pasagjerë nga Kosova, u përplas me pjesën e pasme të rimorkios pavarësisht manovrave të shmangies. Pjesa e përparme e autobusit u ngjit në kamion dhe pësoi dëme të mëdha. Rimorkioja u dëmtua gjithashtu rëndë”, raporton media gjermane.

Rosenheim 24 raporton se autostrada u mbyll plotësisht në drejtim të Mynihut për rreth dy orë.

Sipas policisë, 30 persona u plagosën në aksident. Dy pasagjerë u shtruan në spital dhe katër të tjerë u transferuan në klinika për vlerësim të mëtejshëm.

Continue Reading

Aktualitet

Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut thirrje Serbisë: Jo forcë të tepruar policore në protesta!

Published

on

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë  se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore.

Në një reagim në X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut.

“Promovimi i dialogut dhe përgjegjësisë është mënyra më e mirë për t’i ulur tensionet e tanishme”, thuhet në reagim.

Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një fazë të re tani ku ka pasur përleshje të përditshme midis demonstruesve dhe policisë që nga 12 gushti, kur dhuna shpërtheu në qytetet veriore, Vërbas dhe Baçka Pallanka. Këto incidente ndezën protesta në dhjetëra qytete në vend, përfshirë kryeqytetin Beograd, ndërsa akuzat për brutalitet policor u përhapën në gjithë vendin.

Ditët e fundit, disa organizata joqeveritare kanë bërë kallëzime penale kundër oficerëve të policisë për dhunë policore kundër protestuesve.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se policia nuk po fshihte asgjë në lidhje me veprimet e saj në protesta dhe se, nëse do të kishte ndonjë tejkalim të autoritetit, të gjithë ata që e bënë këtë do të mbanin përgjegjësi.

Studentët dhe protestuesit kërkojnë përgjegjësi penale e politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Continue Reading

Bota

Moska paralajmëron: NATO të mos e çojë botën drejt një përplasjeje të rrezikshme

Published

on

Kreu i Kremlinit, Vladimir Putin ka zhvilluar disa biseda telefonike me presidentët e Indisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut, në një përpjekje për të forcuar lidhjet me vendet aleate të BRICS dhe për të treguar se Rusia nuk është e izoluar në skenën ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se procesi i paqes do të jetë i gjatë, por paralajmërimet ruse u bënë më të ashpra përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

Ajo kritikoi ashpër praninë e trupave të huaja në Ukrainë dhe akuzoi Britaninë e Madhe se po “shtyn NATO-n drejt një konflikti global”, duke e cilësuar Londrën si aktorin më provokues në Perëndim.

“Londra, e fiksuar pas përshkallëzimit të konfliktit, po përpiqet të sabotojë përpjekjet e dialogut mes Moskës dhe Uashingtonit, duke e shtyrë NATO-n drejt një humne të rrezikshme”, deklaroi Zakharova.

Ndërkohë, në mediat shtetërore ruse u duk qartë triumfalizmi. Talk show-t dhe edicionet informative të mbrëmjes ironizuan liderët evropianë dhe përçuan mesazhin se Rusia tashmë ka fituar ndërsa Europa, sipas tyre, është palë humbëse në këtë konflikt.

Analistët rusë janë të bindur se takimi në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e afërt të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, ndonëse retorika zyrtare është agresive dhe e sigurt, në ajër ndihet një lloj pasigurie.

Continue Reading

Të kërkuara