Lajmet

Mirëpritet nga qytetarët vendimi i Kushtetueses për rrymën në veri, kërkojnë përgjegjësi ndaj vendimmarrësve

Disa prej tyre, kanë kërkuar përgjegjësi ndaj vendimmarrësve.

Published

on

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese se pagesat e energjisë elektrike në veri ishin të kundërligjshme, po mirëpriten nga qytetarët. Disa të intervistuar thonë se obligimet duhet të paguhen nga shqiptarët e serbët. Disa prej tyre, kanë kërkuar përgjegjësi ndaj vendimmarrësve.

Lekë Preqi thotë se vendime të tilla janë të mirëseardhura veçse kërkon përgjegjësi  nga personat që e kanë marrë vendimin për t’u paguar serbëve rrymën.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës shumë gabime ka bërë deri tash po tash ka vepruar mirë ka qenë e padrejtë pagesa e qytetarit të Kosovës për serbët e pjesës veriore. Përgjegjësit duhet me dhënë përgjegjësi ata që kanë qenë kompetent për këtë punë ata duhet me dhënë përgjegjësi por përgjegjësia është një koncept relativisht si me thënë jo konkret. Përgjegjësi duhet me dhënë ata të cilët kanë qenë përgjegjës për këtë punë në funksione vendimmarrëse ata duhet me dhënë përgjegjësi, po ku me i gjet tash ata”, thotë Preqi.

Ndërsa Qamil Haliti ka kritika për mënyrën se si po komentohetn vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për krerët e shtetit, thotë se nuk e respektojnë aspak institucionin më të lartë në vend.

“Në Kosovën tonë gjithçka është e kundërligjshme merreni me mend asnjë ministër nuk i përmbahet Kushtetutës sonë duke filluar edhe nga kryeministri, kryetarja e mos të flasim për ministra. Gjithçka është shumë e arsyeshme sepse Kushtetutën e ka kthyer atë dhe ka thënë se është e kundërligjshme po e them sinqerisht se këtu është bërë një shtet i cili nuk respekton Kushtetutën për atë edhe të gjitha janë të kundërligjshme unë se di që ka diçka të ligjshme që bëjnë këta ministra tonë, apo kjo Qeveri shkurt po e them sinqerisht apo kjo kryetare. Të gjithë këta nga fillimi vetëm kundër e kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi ai.

“Përgjegjësia është shumë normale ai i cili e ka shkel Kushtetutën duhet të jap unë e shoh ajo ministrja e arsimit katër pesë herë e ka shkel Kushtetutën, kryetarja gjithashtu, kryeministri çdo ditë në çdo fjalë e veprim e bën shkelet Kushtetuta e Kosovës. Kështu që de-facto e de-jure për vetëm popullata e thjeshtë që e respekton Kushtetutën, këta në Qeveri në pushtet kush nuk e respekton. Kjo është si Kushtetutë e vjedhur me qenë, mirëpo këta se respektojnë sepse këtë e kanë sjell në kohën e njerëzve të luftës sidomos Hashim Thaçi e këtyre. Ata kanë qenë prijësit e formimit të shtetit edhe këta tash punojnë kundër shtetit e sidomos ky ministër është komunist nuk ka asgjë nga ky, ky din vetëm të lexojë libra komuniste dhe ka një ideologji komuniste. nuk pritet asgjë nga ky”, thotë Haliti.

E pagesën e deritanishme për qytetarët serb në katër komunat veriore, Sabri Kadriu i quan probleme të natyrës politike. Thotë se përfshirë shqiptarë e serb duhet t’i kryejnë obligimet.

“Këto janë të lidhur me probleme të natyrës politike që them se politika e cila nuk bazohet në shkencë dhe në dije ajo do të dështojë nuk është çështja e politikës vetëm në nivel të Kosovës por në të gjithë shteteve në Ballkan. Nëse jemi të barabartë edhe jem të barabartë duhet me qenë të barabartë atëherë rrymë duhet me pagu edhe serbi edhe shqiptari edhe kushdo që të jetë aq më parë kur është në territorin e Republikës së Kosovës. Mendoj se mirë është e kundërligjshme bëhet pyetja pse me pagu ky popull për dikë tjetër e cila po rebelohet çdo moment jo populli serbët por disa të cilët kanë disa ambicie të cilat nuk përputhen me rrjedhat shoqërore ekonomike aq më parë me këtë që na e quajmë mileniumi i tretë, jem në kohën e realizimit të asaj që e quajmë liri, pavarësi, barazi dhe drejtësi”, u shpreh Kadriu.

Vendim të drejtë e quan edhe Arif Krasniqi, ndonëse e quan të paarsyeshëm pagesën e deritanishme.

“Kam besim të madh në Gjykatën Kushtetuese dhe mendoj se është vendim me vend është gabim strategjik katastrofë me e bë pagesën qytetarëve të serbëve të Kosovës që jetojnë në Kosovë dhe duhet ta pranojnë Kosovën si shtet të tyre. Një lloj koordinimi, rregullimi nuk ka pas arsye të iu paguhet rryma ka qenë dasht sikur shqiptarëve që iu ndërprehet edhe atyre me iu ndërpre”, u shpreh Krasniqi.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara