Lajmet

Miratohet në lexim të parë rregullorja e re e Kuvendit

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi tregoi risitë e kësaj projekt-rregullore.

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të parë rregulloren e re të legjislativit, e cila u përkrah nga gjitha grupet parlamentare.

Kryetari i komisionit për legjislacion, njëherësh deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi tregoi risitë e kësaj projekt-rregullore.

“Draft-rregullorja definon procedurat për seancën konstitutive në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, kryesimin e seancës në rastin e refuzimit të seancës konstituive, nominimin dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përcakton mënyrën e zgjedhjes së kryetarëve, procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve dhe procedurën e nominimeve të zgjedhjes së nënkryetarëve të pakicave. Për të shmangur vonesat procedurale forcon rolin e kryetarit të Kuvendit në çështjet si përgatitja dhe propozimi i rendit të ditës, shpërndarja e projektligjeve por në esencë nuk pakëson kompetencat e kryesisë së Kuvendit. Formalizon dhe normon praktikën aktuale të konsultimit me shefat e grupeve parlamentare rreth rendit të ditës, numrit dhe përbërjes së komisioneve të Kuvendit, duke krijuar konferencën e kryetarëve si një organ të ri të Kuvendit. Fshihen dispozitat për procedurat e heqjes së imunitetit të deputetit në përputhje me aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011. Me nen të veçantë rregullon organizimin e grupeve të grave deputeteve, grupeve të tjera jo formale dhe grupeve të miqësisë. Përcakton të drejtat dhe përgjegjësisë të deputetëve që të ofrohen mbështetje për deputetët, në anën tjetër përcakton papërgjegjësinë e deputetit për të marrë pjesë në procesin e votimit në seancë dhe përcakton rregullat kur mungon në seancë plenare apo mbledhje të komisioneve”, tha ai.

Megjithëse i dha mbështetje në lexim të parë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se duhet shqyrtohet edhe disa çështje gjatë grupeve punuese. Ai tha se masat disiplinore që janë propozuar karshi deputetëve nuk duhet të cenojnë punën e lirë të deputetit.

“Ka mangësi që duhet të adresohen në mes dy leximeve. Janë disa aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese që nuk janë të përfshira në rregullore. Siç është konstituimi i Kuvendit, ku aktvendimi e Gjykatës Kushtetuese e bënë të qartë kur konstitutohet Kuvendi, ndërsa propozimi i ri në rregullore bie ndesh me këtë, pasi kuvendi nuk konstituohet pa u zgjidhur të gjithë nënkryetarët e Kuvendit. Prandaj janë edhe disa çështje të tjera, mirëpo që duhet të adresohen në mënyrë që rregullorja mos të bie ndesh me disa prej vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu edhe tek masat disiplinore të deputetëve, kjo pjesë përcakton saktë me Kushtetutën, duhet të jetë përputhje të plotë pasi nuk mund të shkohet me masa disiplinore që e cenojnë punën e lirë të deputetit”, tha ai.

Përkrahje draft-rregullores i dha edhe LDK-ja përmes deputetit, Driton Selmanaj.

“Kemi një dokument bukur mirë të konsoliduar. Thash se shumë probleme që kanë dal proces të funksionalitetit të kuvendit pretendojmë se janë adresuar. Po ashtu edhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese për shumë çështje që lidhen me Kuvendit pretendojmë se kemi arrit të adresojmë. Por do të kemi mundësinë që edhe në lexim të dytë të adresojmë disa çështje që kërkojnë sqarime më shumë”, tha ai.

Nga ana tjetër, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Kuvendi është i vonshëm në miratimin e rregullores së re, pikërisht për shkak të mazhorancës së sotme, e cila më herët ka qenë në opozitë.

“Arsyeja pse s’kemi pasur rregullore të re është se LVV-ja sa ka qenë në opozitë nuk ka marrë pjesë në grupe punuese. Ajo çka kemi bërë ne si grupe parlamentare është se kemi marrë pjesë aktivisht në përpilimin e saj”, deklaroi ai, pasi mbështeti draft-rregulloren.

Lajmet

Rama akuzon LVV-në për sabotim të pastrimit: “Me votën tuaj e latë Prishtinën në bërllog”

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka sabotuar pastrimin e kryeqytetit, pas dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”.

Rama ka kritikuar asamblistët që votuan kundër themelimit të kompanisë, duke thënë se me votën e tyre “e latë qytetin në bërllog”.

Ai ka reaguar edhe ndaj sjelljes së asamblistëve gjatë seancës, duke e cilësuar vendimin si të pakuptimtë dhe duke thënë se një veprim i tillë është “të punosh kundër vetëvetes”.

Në fund, Rama ka ironizuar vendimin e asamblistëve duke shkruar: “Seriozisht, jeni për studim!”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ka dështuar sërish përmbyllja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Published

on

Procesi sërish ka mbetur te zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Votimi për nënkryetar u vendos të bëhet veç e veç. Në votim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit, ndërkohë, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare, pasi deputetët e LVV-së abstenuan.

Pas këtij procesi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ndërpreu punimet, ndërsa për seancën e radhës tha se do të votojë më vonë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja pritet t’i japë Ukrainës 6.1 miliardë euro shtesë për mbrojtjen

Published

on

Bashkimi Evropian pritet t’i ofrojë Ukrainës 6.1 miliardë euro ndihmë shtesë për blerjen e pajisjeve ushtarake, përfshirë sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Financimi është pjesë e paketës së huasë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, e cila përfshin 28.3 miliardë euro për ndihmë ushtarake dhe 16.7 miliardë euro për mbështetje buxhetore.

Për të mundësuar blerjen e sistemeve “Patriot”, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, BE-ja do të heqë kërkesën që pajisjet të jenë të prodhuara brenda Evropës. Përjashtimi do të vlejë edhe për disa dronë që përdorin komponentë kinezë.

Shuma prej 6.1 miliardë eurosh përbën këstin e fundit të fondit prej 28.3 miliardë eurosh të dedikuar për mbrojtjen. Deri më tani, Ukrainës i janë transferuar 8.35 miliardë euro për këtë qëllim.

Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, tha se avantazhi ushtarak i Ukrainës varet nga sigurimi i shpejtë i pajisjeve kritike në sasitë dhe afatet e nevojshme.

Sipas tij, përshpejtimi i dërgesave përmes përdorimit të rezervave ekzistuese, rishikimit të prioriteteve të porosive dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese është thelbësor.

Ndihma e re vjen në kohën kur Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, ndërsa aleatët po përpiqen të rrisin furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore përpara dimrit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bajrami: Puna e parë në Kuvend do të jetë kriminalizimi i shkeljes së Kushtetutës

Published

on

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se një nga veprimet e para të Kuvendit do të jetë jetësimi i nismës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Bajrami ka shkruar në Facebook se “është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet”.

“Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka kritikuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “mashtrues” dhe e ka akuzuar se po synon ta rrënojë shtetin.

“Ky vend nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka deklaruar Bajrami./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara