Lajmet

Miratohen dy marrëveshje ndërkombëtare, njëra për ujërat e tjetra për energji solare

Për të prezantuar këto marrëveshje i pranishëm për raportim ishte ministri i Financave, Hekuran Murati.

Published

on

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Zvicrën për Projektin e “Qëndrueshmëria klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë” si dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, i përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFW, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë Solare i (solar4kosovo).

Për të prezantuar këto marrëveshje i pranishëm për raportim ishte ministri i Financave, Hekuran Murati. Duke folur për projektligjin e parë, Murati tha se ky është një projekt i rëndësishëm që do të ketë ndikim tek KRU-të në vend. Sipas tij, ky projekt parasheh që të këtë mbi 8 milionë franga zvicerane. Ai po ashtu përmendi edhe punën dhe investimet që janë duke u bërë në impiantet e ujërave të zeza në komunat e vendit.

“Kosova është e ndejshëm nga ndryshimet klimatike. Jemi të varur edhe nga burimet e brendshme ujore. Për këtë arsye konsideroj që ky projekt është i rëndësishëm. Projekti parasheh që të ketë 8.34 milionë franga zvicerane. Ky projekt do të udhëhiqet në nivel strategjik”, tha ai.

Sa i përket marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, i përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transferove, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFË, Frankfurt Am Main, për  Programin e energjisë Solare i (solar4kosovo), Murati tha se bëhet fjalë për një projekt në vlerë prej rreth 29 milionë euro për financim. Sipas tij, projekti në përgjithësi parasheh që të kushtoj mbi 100 milionë euro. Ai tha se synimi kryesor i projektit është ngritja e prodhimit të energjisë elektrike.

“Bëhet fjalë për një marrëveshje të kredisë në vlerë për 29 milionë euro për financimin e projektit për energjinë Solare. Ky projekt në tersi parasheh një investim të paneleve solare, është një park i ri solar që do të bëhet me djerrinat e KEK-ut ku është ku do të përshtatet toka dhe bëhet fjalë për një projekt me kapacitet të instaluar deri në 100 megavatë, e i cili përgjatë vitit parashihet që të prodhoj 152 gigavatë ore energji elektrike në vit. Synimi kryesor i projektit është ngritja e prodhimit të energjisë elektrike. Projekti në tersi parashihet që të këtë kosto rreth 103.7 milionë euro, 31.7 milion euro i kemi të siguruara nga korniza investuese e Ballkanit perëndimor, 33 milionë euro të tjetra parashihen që të jenë kredi nga Banak Evropian për Investime të BE-së, si dhe 10 milionë euro parashihet që të jetë kontribut i vetë KEK-ut”, tha Murati.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku pyeti ministrin se çfarë ka bërë ekzekutivi sa i përket investimeve për shfrytëzimin e thëngjillit në vend.

Ndërsa ministri tha se vitin e kaluar janë investuar 60 milionë euro, për të rinovuar turbinat në dy blloqet e Kosovës B, si dhe premtoi edhe 100 milionë euro të tjera të bëhet edhe ndërrimi i filterave në dy blloqet e termocentralit Kosova B. Ai tha se e gjithë ideja është që vendi të shkojmë nga një tranzicion i gjelbërt. Këtë projektligj e ka abstenuar deputeti i VV-së Eman Rrahmani, duke shpjeguar edhe arsyet e këtij abstenimi. Por që sipas tij në Kuvend nëse ky projektligj do të mbetet pa kaluar për një votë, ai do të mbështesë.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara