Lajmet

Miratimi i Ligjit për zyrtarët publikë dhe ai i pagave, Tahiri: Është deformuar administrata shtetërore

Për më tepër, ai theksoi se edhe raporti i BE-së kundërshton miratimin e këtyre ligjeve.

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Ligjit për zyrtarët publikë dhe ai për pagat janë virusi më i madh që ka hyrë në administratë shtetërore. Pas miratimit të dy projektligjeve nga kabineti qeveritar, ai ka theksuar se të dy këto nisma ligjore e vrasin shpresën e secilit zyrtar shtetëror. Ai shtoi se nuk duhet të kalojnë në Kuvend pa u amendamentuar dhe se duhet të ndalohen edhe përmes interpretimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në konferencë për media, Tahiri tha se në emër të reformës është deformuar administrata shtetërore.

“Sot Qeveria e Kosovës, në emër të reformës e ka deformuar në esencë administratën shtetërore me miratimin e dy ligjeve, që e kthen Kosovën në kohën e UNMIK-ut. Nuk ka një vend as në kontinentin e Evropës, e as në Ballkanin Perëndimor, i cili mundohet që me ligj ta kap administratën shtetërore, ku përmes Ligjit për zyrtarët publikë, 1600 pozita i kthen prej pozitave të shërbimit civil në karrierë, në pozita me mandat politik katër-vjeçar që nënkupton e bën një goditje të madhe ndaj shtetit të Kosovës, administratës dhe meritokracisë”, ka deklaruar Tahiri.

Për më tepër, ai theksoi se edhe raporti i BE-së kundërshton këtë ligj.

“Këto dy ligje, Ligji për Zyrtarët Publik dhe Ligji i Pagave e vrasin shpresën e secilit zyrtar shtetëror, zyrtar në Administratë të shtetit për një karrierë të mirëfilltë profesionale dhe për një rrogë të dinjitetshme. Nuk ka vend në kontinent, i cili në këtë krizë ekonomike dhe pas pandemisë, i zvogëlon rrogat. Sot gjyqtarët, prokurorët, një numër i madh i zyrtarëve publikë janë në ethe dhe janë pa shpresë nga dy ligje që në fakt janë sëmundje dhe virusi më i madh që i ka hyrë administratës shtetërore tash e 20 vjet”, ka shtuar ai.

Shefi i GP-së të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka theksuar se qëllimi i qeverisë është që të deformohet sistemi në administratë.

“Qëllimi është shumë i thjeshtë: të deformohet sistemi në administratë, të bëhet kapja e shtetit me ligj dhe në të njëjtën kohë të stimulohet nepotizmi, klientelizmi politik dhe qe besa edhe korrupsioni. Këto dy ligje nuk duhet të kalojnë në këtë formë, të kalojnë në Kuvend në qoftë se nuk amandamentohen dhe duhet në çdo formë t’i ndalim deri tek apelimi në Gjykatën Kushtetuese. E ka mbajtur peng Kosovën, qytetarët e Kosovës, të punësuarit në sektorin publik që 20 muaj duke folur për Ligjin për pagat dhe në fund i ka kaluar dy ligje që e vret shpresën e secilit të punësuar”, ka përfunduar Tahiri.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar Projektligji për pagat në sektorin publik dhe ai për zyrtarët publikë.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara