Lajmet

“Miqtë e Amerikës” e nderojnë Ferdonije Qerkezin me titullin “Nënë shqiptare”

Rexhepi tha se populli i Kosovës ka nevojë që të tregojë historinë e tij sado që është e dhimbshme ajo.

Published

on

Shoqata “Miqtë e Amerikës” sot i ka ndarë Ferdonije Qerkezit, titullin “Nënë shqiptare – Abanian Mother”, e cila ka të zhdukur bashkëshortin dhe katër fëmijët.

Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi tha se populli i Kosovës ka nevojë që të tregojë historinë e tij sado që është e dhimbshme ajo. Ai tha se për shkak të sakrificës në të cilën ka kaluar nëna Ferdonjie me humbjen e bashkëshortit dhe katër fëmijëve, kjo shoqatë e ka nderuar atë me titullin “Nënë Shqiptare”.

“Ky popull ka nevojë që me e tregu historinë sado që është e dhimbshme ne jemi të nderuar që e kemi pas mundësin me bë një nderim ndaj jush edhe pse prape po them që është e dhimbshme për ju por është krenari kombëtare. E kemi gjetur atë momentin që në kuadër të 5, 6 dhe 7 marsit ditës më sublime të kombit tonë. Mendoj që veprimi i krejt kësaj pune përpos që është një nderë i jona që ne ju japim një mirënjohje është qe në këtë mënyre e gjitha nënat shqiptare që kanë pasur humbje gjatë historisë, ju kemi dhënë titullin ‘Nënë shqiptare’ dhe mendoj që ju e meritoni atë titull, së bashku me ju e meritojnë këtë titull gjitha ato nënë që i kanë dhënë më të dashurit e tyre për mbrojtjen e territoreve tona po njëkohësisht edhe për mbrojtjen e pragut të shtëpisë”, u shpreh ai.

Rexhepi tha se ky titull jepet për herë të parë nga shoqata e tij. Ai shtoi se si shoqatë janë prekur me foton e nënës Ferdonije, e cila shihet në sofër e vetme me pesë pjata tjera.

“Momenti kur e kam parë atë fotografi të kësaj zoje, të kësaj nëne, e kam menduar nënën time, kam menduar shumë nëna tjera dhe menjëherë më ka shkuar mendja të ato vuajtje, ato lot. Kur e kam parë këtë nën me pjata përpara, besomëni shpirti më ka dalur. Kam vendosur që unë me e dhanë një kontribut timin sa do të vogël, sa do modestë në raport më këtë nënë shqiptare. Në këtë mënyrë ju kemi ndarë këtë titull të gjitha nënave shqiptare gjatë historisë që kanë pasur një humbje të tillë ose një përjetim të tillë. Ne jemi një shoqatë shumë e vetëdijshme për këto”, tha ai.

E Ferdonije Qerkezi tha se është ndjerë e respektuar që ka marrë këtë titull, teksa konsideron se me këto nderime janë duke u përkujtuar viktimat e luftës.

“U ndjeva shumë e respektuar që më kanë respektuar si nënë mua edhe shumë nëna të tjera. Edhe pasi më kanë respektu familjen, bashkëshortin dhe katër djemtë, u ndjeva shumë e respektuar që nuk më kanë harruar as shoqata edhe shumë shoqata të tjera që më japin mirënjohje. Jam duke ndjerë vetën më të lumtur edhe më mirë që është dikush që na kujtojnë viktimat tona që i kemi humbur”, tha ajo.

Rajoni

UBT dhe ISCTE arrijnë marrëveshje për Programe dhe Diploma të Përbashkëta

Published

on

Në një ceremoni zyrtare, të organizuar në ambientet e ISCTE Studime Ekzekutive, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Presidenti i Komitetit Ekzekutiv, Prof. Dr. Jose Crespo de Carvalho, bashkuan energjitë dhe vendosën themelet e një bashkëpunimi afatgjatë.

Ndërkohë që ISCTE-Executive Studies u rangua e para në Portugali për ndikim ndërkombëtar, sipas klasifikimit të Financial Times, ne besojmë se kjo marrëveshje jo vetëm që do të ketë një impakt të rëndësishëm në avancimin e arsimit të lartë dhe zhvillimin profesional të studentëve tanë por, kjo iniciativë, do të kontribuojë dhe krijojë edhe mundësi të reja për studentët për qasje në tregun global.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT organizon ligjëratë të përbashkët me përfaqësues të KFOR-it Amerikan dhe Polak

Published

on

Në kuadër të fillimit të semestrit të ri akademik, Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT organizoi një ligjëratë të veçantë me dy folës ndërkombëtarë nga KFOR — përfaqësues nga kontingjenti Amerikan dhe ai Polak — të cilët ndanë me studentët njohuri të vlefshme mbi sigurinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin shumëpalësh.

Ngjarja, e organizuar nga Prof. Arian Kadriu, Prodekani i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë, përfshiu Captain Jared T. Blackburn, një nga Avokatët Ligjorë të KFOR-it 35 në Rajonin e Komandës Lindore (RC-E), dhe Lieutenant Ciachera, Këshilltarin Ligjor Polak (LEGAD) për Kontingjentin Polak (POL COY) në RC-E KFOR.

Captain Blackburn, duke përfaqësuar KFOR-in Amerikan, diskutoi rolin kritik të përfaqësuesve ligjorë në operacionet shumëkombëshe, duke u fokusuar në përgjegjësitë e tij në ligjin operativ, ligjin fiskal, kërkesat ligjore dhe asistencën ligjore brenda misionit paqeruajtës. Ai theksoi se si ligji ndërkombëtar ndikon në operacionet e sigurisë dhe sfidat komplekse me të cilat përballen profesionistët ligjorë në ushtrinë amerikane. Studentët u angazhuan në një diskutim dinamik, duke bërë pyetje të thelluara që pasuruan kuptimin e tyre mbi ndërveprimin midis ligjit, politikës dhe operacioneve ushtarake në misionet e NATO-s.

Ndërsa Lieutenant Ciachera, përfaqësues i KFOR-it Polak, trajtoi rolet në zhvillim të grave në forcat e armatosura dhe mbrojtjen e të miturve në zonat e konflikteve, duke theksuar rëndësinë e të drejtave të njeriut në operacionet paqeruajtëse dhe të stabilizimit.

Ky aktivitet theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UBT-së për të ndërtuar partneritete ndërkombëtare dhe për t’u ofruar studentëve të Studimeve të Sigurisë një arsimim të bazuar në përvojë praktike, ekspertizë profesionale dhe perspektiva globale.

 

Continue Reading

Rajoni

Ekipi përfaqësues i Kosovës gati për sfidën ndërkombëtare në Panama

Published

on

Ekipi përfaqësues i Kosovës ka filluar përgatitjet për garën ndërkombëtare më të madhe të robotikës, First Global Challenge, që do të mbahet këtë muaj në Panama. Për disa muaj, ata kanë punuar intensivisht në laboratorët e mekatronikës në UBT për të përfaqësuar Kosovën në këtë kompeticion prestigjioz.

Përmes mbështetjes së UBT-së, Kosova do të jetë pjesë e një gare me mbi 180 shtete nga e gjithë bota. Ky ekip i pasionuar, i përbërë nga të rinj të talentuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, do të testojë aftësitë e tij në fushën e robotikës.

Mentorja e ekipit, Elita Hajrizi, tregon se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se ekipi ka ndërtuar robotin inovativ që do të prezantohet në First Global Challenge 2025.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë garë ndërkombëtare është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Të shohësh vendin tënd të përfaqësuar në një event kaq të madh është një moment krenarie, dhe tani që jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve, po e shijojmë çdo hap të këtij udhëtimi emocionues”, tha Elita Hajrizi, mentore e ekipit.

Tema e këtij viti do të fokusohet në zhvillimin e zgjidhjeve për ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit dhe për luftimin e ndryshimeve klimatike, duke kontribuar kështu në përpjekjet globale për mbrojtjen e mjedisit.

Për më tepër, UBT është vlerësuar me medalje të artë për kontributin e tij në First Global Challenge, si dhe për mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) në të gjithë botën.

Continue Reading

Lajmet

UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare të Dizajnit të Integruar – ICID 2025

Published

on

UBT do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare të Dizajnit të Integruar (ICID 2025), një ngjarje prestigjioze që mbledh profesionistë, studiues dhe krijues nga mbarë bota për të ndarë ide, përvoja dhe risitë më të fundit në fushën e dizajnit bashkëkohor.

Kjo konferencë do të shërbejë si një platformë ndërdisiplinare ku krijimtaria, kërkimi shkencor dhe teknologjia ndërthuren për të formësuar të ardhmen e dizajnit dhe të mendimit kreativ.

Një nga qëllimet kryesore të ICID 2025 është promovimi i rolit të studentëve si gjenerata e re e dizajnerëve, duke i përfshirë ata aktivisht në diskutime, prezantime dhe sesione interaktive që nxisin mendimin kritik, bashkëpunimin dhe inovacionin.

Në kuadër të konferencës, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin:

  • Diskutime inspiruese me ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë
  • Prezantime të punimeve shkencore e profesionale
  • Mundësi rrjetëzimi për bashkëpunime akademike dhe profesionale

ICID 2025 pritet të jetë një ngjarje që frymëzon, lidh dhe nxit zhvillimin e dizajnit të integruar në nivel global, duke e pozicionuar UBT-në edhe një herë si qendër lidere të inovacionit dhe edukimit bashkëkohor në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara