Lajmet

Minus 40 gradë Celsius temperaturat në Finlandë e Suedi

Rajoni nordik po përballet me një valë të ftohtit.

Published

on

Finlanda dhe Suedia kanë regjistruar temperaturat më të ulëta të dimrit të martën, kur termometrat treguan në minus 40 gradë Celsius, ndërsa rajoni nordik po përballet me një valë të ftohtit, raporton agjencia “AP”.

I ftohti dhe bora kanë çrregulluar transportin nëpër rajon, përfshirë edhe në Norvegji ku një autostradë e madhe në jug është mbyllur shkaku i motit dhe po ashtu linjat e trageteve kanë pezulluar punën. Operatorët suedezë të trenit kanë treguar se i ftohti ka shkaktuar probleme të mëdha në trafikun hekurudhor në veri të Arktikut.

Nikkaluokta, një fshat i vogël i banuar me banorë indigjenë Sami në veri të Suedisë, ka regjistruar të martën temperaturë minus 41.6 gradë Celsius.

“Është moti më i ftohtë që kemi pasur deri tash këtë dimër dhe do të vazhdojë të jetë mjaft ftohtë në veri”, ka thënë meteorologu i transmetuesit publik suedez SVT, Nils Holmqvist.

Instituti Hidrometeorologjik i Suedisë, ka raportuar temperatura minus 30 gradë Celsius në disa lokacione në veri të Suedisë, dhe ka lëshuar paralajmërim për borë dhe erëra në pjesën qendrore dhe jugore të Suedisë. Është shkalla e dytë më e lartë e paralajmërimit dhe vlen nga mesnata e të mërkurës.

Lajmet

Një i arrestuar në Podujevë për organizim të skemave piramidale

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën mbrëma ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale në qytetin e Podujevës.

I dyshuari, me inicialet E.M., është arrestuar në rrugën “Ali Ajeti”, ndërsa gjatë aksionit është kryer edhe kontroll në një lokacion të caktuar, ku janë sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, një laptop, një shumë e konsiderueshme parash, si dhe dëshmi të tjera të mundshme.

“Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, një laptop, një shumë parash etj.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.

Continue Reading

Lajmet

​Dita Botërore e Hemofilisë

Published

on

By

Sot shënohet Dita Botërore e Hemofilisë.

Kjo është një ditë ndërgjegjësimi për hemofilinë dhe çrregullime të tjera të gjakut, që gjithashtu shërben për të mbledhur fonde dhe për të tërhequr vullnetarë.

Dita Botërore e Hemofilisë filloi në vitin 1989 dhe shënohet çdo vit në nder të ditëlindjes së Frank Schnabel, themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë në vitin 1963.

Hemofilia është një grup i çrregullimeve gjenetike të trashëguara, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të kontrolluar koagulimin e gjakut, i cili shërben për të ndaluar gjakderdhjen kur dëmtohet një enë gjaku. Hemofilikët (njerëzit me hemofili) kanë nivele të ulëta të faktorit të koagulimit në gjak dhe gjakderdhja vazhdon për periudha shumë më të gjatë.

Continue Reading

Lajmet

​26 vjet nga Masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Published

on

By

Sot mbushen 26 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçar.

Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas 26 viteve, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.

Vetëm në fshatin Poklek i Vjetër, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civilë të paarmatosur.

Continue Reading

Aktualitet

Seanca konstituive vazhdon sot nga ora 12:00

Published

on

Pas ndërprerjes të martën, sot në 12:00 pritet të vazhdojë seanca për konstituimin e Kuvendit. Deputetët e zgjedhur të partive kryesore parlamentare kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por mbeten me qëndrimet e njëjta që çuan në bllokimin e seancës të martën.

Seanca konstituive nisi të martën në orën 11:00, por u ndërpre rreth dy orë më vonë, pasi deputetët nuk e miratuan raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit – hap ky i domosdoshëm për betimin e përbërjes së re parlamentare.

PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit, me arsyetimin se anëtarët e Qeverisë në detyrë që janë zgjedhur deputetë, është dashur të japin dorëheqje paraprakisht për t’u betuar si deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se Qeveria është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit më 23 mars se nuk ka nevojë për veprime shtesë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputeti më i vjetër në moshë nga VV, i është drejtuar me letër presidentes Vjosa Osmani për të kërkuar sqarime lidhur me hapat e mëtejmë. Osmani i është përgjigjur se, sipas ligjit, seanca duhet të vazhdojë brenda 48 orëve nga ndërprerja.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përsëriti të mërkurën se ai dhe kabineti i tij janë në detyrë që nga përfundimi i mandatit katërvjeçar, dhe se dorëheqja formale do të nënkuptonte krijimin e një vakumi institucional. Ndërkohë, kreu i LDK-së ka paralajmëruar se do të kërkojë dorëheqjen e atyre që, po tentojnë të mbajnë njëkohësisht dy poste. Mbetet të shihet nëse do të arrihet kompromis që do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit.

Continue Reading

Të kërkuara