Lajmet

Ministrja Nagavci takoi përfaqësuesit e SBAShK-ut

Nagavci bëri thirrje që, nga e hëna, të gjithë mësimdhënësit të jenë në shkolla dhe të fillojë procesi i rregullt mësimor.

Published

on

Me ftesë të ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot janë pritur në një takim në MAShTI, përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Ministrja Nagavci theksoi që secili prej nesh e kemi obligim moral e ligjor të sigurohemi për mirëqenien e fëmijëve dhe garantimin e së drejtës së tyre për arsim. Me këtë rast, ajo kërkoi nga përfaqësuesit e SBAShK, që mësimdhënësit që nga e hëna të fillojnë procesin mësimor ndërkohë që dialogu do të vazhdojë.

Ndonëse greva është shpallur nga BSPK për 84 mijë zyrtarë publikë, ajo tha se pjesa më e madhe e punëtorëve janë në vendet e tyre të punës, kurse ata që po pësojnë nga greva e shpallur janë rreth 320 mijë nxënës që kanë mbetur jashtë bankave shkollore.

Ministrja i informoi përfaqësuesit e SBAShK-ut në lidhje me masat e fundit të Qeverisë për pakon prej 150 milionë eurosh, ku përfshihen edhe mësimdhënësit, si dhe veprimet që i ka ndërmarrë MAShTI sa i përket përmirësimit të kushteve të mësimdhënësve.

Ndërkaq, përfaqësues të Sindikatës kanë thënë se shtesa prej 50 eurosh e ndarë nga Qeveria nuk është e mjaftueshme dhe duhet të gjendet një zgjidhje për realizimin e kërkesës së tyre për 100 euro.

Ministrja Nagavci tha se MAShTI është për dialog dhe që Sindikata duhet të reflektojë në arritjen e një marrëveshje duke mos përdorur masa ekstreme. Ndërkaq, ajo shtoi se diskutimet me SBAShK-un do të vazhdojnë sikur deri më tani.

Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit edhe njëherë bënë thirrje që, nga e hëna, të gjithë mësimdhënësit të jenë në shkolla dhe të fillojë procesi i rregullt mësimor.

Sport

​FIFA përjashton një komb nga Botërori 2026

Published

on

FIFA ka marrë një vendim të pazakontë duke ndaluar një komb nga pjesëmarrja në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ndonëse të gjitha kombet e tjera të Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC) morën pjesë.

Bëhet fjalë për Ishujt Mariana të Veriut, një territor mikronezian i Shteteve të Bashkuara, që ndonëse është anëtar i AFC-së, ende nuk është pranuar në FIFA.

Për këtë arsye, ata u përjashtuan nga të gjitha fazat e kualifikimeve për Botërorin dhe për Kupën e Azisë 2027.

Kjo nuk është hera e parë që kombi ishullor përballet me përjashtim, pasi e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në ciklet kualifikuese për Kupën e Azisë 2019 dhe 2023.

Ishujt Mariana të Veriut ndodhen në juglindje të Japonisë dhe sporti më popullor atje është bejsbolli, megjithëse futbolli po fiton gjithnjë e më shumë ndjekës.

Drejtori ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Ishujve Mariana, Ruselle Zapanta, ka deklaruar më parë se synimi i tyre është që futbolli të bëhet sporti kryesor në vend në të ardhmen./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi folës kryesor në Kongresin e VII-të Ndërkombëtar TURKIC COSE 2025

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte folësi kryesor në Kongresin e VII-të Ndërkombëtar “TURKIC COSE 2025 – Turkic World Congress on Science and Engineering”, i cili po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së.

Rektori Hajrizi prezantoi punimin me titull: “A Small-Scale, Smart Self-Sustaining Entrepreneurial Innovation-Based Ecosystem Model: Case Studies Related with Smart City, Digital Twins and Sustainable Developments”, një koncept inovativ që përfaqëson filozofinë dhe qasjen unike të UBT-së ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, inovacionit, sipërmarrjes dhe transformimit të qyteteve në ekosisteme të mençura.

Në prezantimin e tij, Rektori Hajrizi theksoi se UBT 5S Model (Small-Scale, Smart, Self-Sustaining, Entrepreneurial Innovation-Based Ecosystem) është rezultat i më shumë se 30 viteve përvojë akademike, kërkimore dhe zhvillimore, dhe përfaqëson një qasje sistemike që lidh arsimin, kërkimin shkencor, biznesin dhe komunitetin në një mjedis të integruar të inovacionit.

Ky model, që tashmë është zbatuar në UBT Smart City dhe UBT Future Campus, funksionon si një ekosistem i qëndrueshëm dhe vetëmbajtës, ku studentët, profesorët, studiuesit dhe partnerët ndërkombëtarë ndërveprojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë për të krijuar zgjidhje të reja për qytetet inteligjente, digjitalizimin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik. Ky model u cilësua si një ndër qasjet më të avancuara në Evropën Juglindore për zhvillimin e ekosistemeve të qëndrueshme të inovacionit dhe për ndërtimin e qyteteve të mençura përmes arsimit dhe kërkimit shkencor.

Continue Reading

Lajmet

​Muric: Do të jemi në garë me Zvicrën edhe për vendin e parë

Published

on

Në prag të dy ndeshjeve vendimtare të Kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, portieri i Dardanëve, Arijanet Muriç, ishte i ftuari i radhës në “FFK Podcast”.

Edhe pse nuk do të mund të jetë pjesë e ndeshjes së parë për shkak të pezullimit nga dy kartonë të verdhë, Muriç shfaqi besim dhe motivim të madh për ekipin, duke theksuar se Kosova është në garë edhe për vendin e parë.

“Sigurisht, duam të paktën vendin e dytë për të luajtur ‘play-off’-in. Por mendoj se do të jemi në garë me Zvicrën edhe për vendin e parë. Shpresoj kështu. Fillimisht duhet të përqendrohemi në ndeshjen kundër Sllovenisë, jemi në formë shumë të mirë, të gjithë lojtarët janë të shëndetshëm. S’ka lëndime dhe ekipi është i plotë. Vetëm unë s’mund të jem pjesë për shkak të dy kartonëve të verdhë”, tha Muriç.

Ai nuk e fsheh keqardhjen që nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen kundër Sllovenisë.

“Po, sigurisht që më vjen keq. Do të ishte më e lehtë sikur të luaja. Nëse skuadra humb pa mua, më dhemb më shumë”, theksoi ai, por njëkohësisht shprehu besim të plotë te bashkëlojtarët në portë: “Stërviten njësoj si unë dhe japin maksimumin çdo ditë për t’u përmirësuar, prandaj janë gati”, tha ai.

Sa i përket atmosferës në kampin e Dardanëve, portieri i Kombëtares u shpreh optimist.

“Ne nuk kemi frikë. Nuk ka tension apo energji negative në ekip për ndeshjen e radhës. Dhe nuk duhet të kemi frikë ta luajmë ndeshjen. Nuk kemi presion, vetëm energji pozitive. Dhe kur i shikoj lojtarët, më duket që të gjithë e ndjejnë njësoj. Të gjithë janë të motivuar, kjo më jep ndjesi shumë pozitive”, shtoi Muriç.

Tutje Muriç foli për karrierën e tij me Kombëtaren dhe klubet, duke kujtuar debutimin e tij ndaj Azerbajxhanit dhe disa nga momentet më të veçanta me fanellën e Kosovës. “Ndeshja ndaj Republikës Çeke në Prishtinë ishte shumë e veçantë. Ata ishin në formë të lartë, por ne luajtëm shkëlqyeshëm. Edhe ajo ndaj Suedisë 2–0 ishte shumë e bukur”, u shpreh ai.

Portieri 27-vjeçar tregoi edhe për rrugëtimin e tij në klubet evropiane, teksa theksoi se një kohë pauzoi nga futbolli./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Hoxha pret në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Published

on

By

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se në takim u diskutuan tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.

Në takim u konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimi i shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun”, thuhet në njoftim.

“Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme”./EO

Continue Reading

Të kërkuara