Lajmet

Ministrja Gërvalla shpreh mirënjohjen ndaj autoriteteve kroate për reagimin pas aksidentit

“Kosova dhe Kroacia po punojnë ngusht për të ndihmuar viktimat”, ka shkruar Gërvalla Schwarz në Twitter.

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, është shprehur se ndihet thellësisht mirënjohëse ndaj homologut të saj kroat, Gordan Grilic Radman, për ndihmën e qeverisë kroate për viktimat e tragjedisë ku humbën jetën dhjetë pasagjerë kosovarë dhe u lënduan 44 të tjerë të cilët gjendeshin në autobusin e aksidentuar, që po udhëtonte nga Gjermania në Kosovë, njofton KlanKosova.tv

“I jam thellësisht mirënjohëse mikut dhe kolegut tim Grlic Radman për përpjekjet e tij dhe për të gjithë ndihmën e rëndësishme nga qeveria dhe autoritetet e Kroacisë për viktimat e kësaj tragjedie”.

“Kosova dhe Kroacia po punojnë ngusht për të ndihmuar viktimat”, ka shkruar Gërvalla Schwarz në Twitter.

Continue Reading

Lajmet

Muriqi rikthehet në Turqi: Arrin marrëveshje me Fenerbahçen

Published

on

By

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është shumë pranë rikthimit të madh në futbollin turk. Pas aventurës në La Liga me skuadrën e Mallorcas, Muriqi ka arritur një marrëveshje në parim me gjigantin nga Stambolli, Fenerbahçen.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë klubi turk përmes një njoftimi në faqen e tyre, ku bëhet e ditur se shtatgjati kosovar tashmë ka zbritur në Stamboll.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje në parim me futbollistin Vedat Muriqi, i cili ka mbërritur në Stamboll për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe për të përfunduar fazën e fundit të bisedimeve për transferimin”, thuhet në njoftimin zyrtar të Fenerbahçes.

Në aeroportin e Stambollit, Muriqi ka marrë një pritje madhështore. Ai u mirëprit nga zyrtarët e lartë të klubit, si anëtarët e Bordit Drejtues, Savaş Adalet e İsmail Balcı, si dhe drejtori sportiv, Oğuz Çetin. Përveç udhëheqësisë së klubit, atij iu rezervua edhe një mikpritje e ngrohtë nga tifozët e shumtë të pranishëm, të cilët shfaqën entuziazmin dhe dashurinë e tyre për rikthimin e sulmuesit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicë, sulmoi policët dhe kanosi me vrasje

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka sulmuar një qytetar dhe më pas disa zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, në gjendje të dehur kishte goditur një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë arrestimit në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka sulmuar një zyrtar policor. Sulmet kanë vazhduar edhe në stacionin policor dhe më pas në spital, ku ai dyshohet se ka sulmuar edhe dy zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa i ka kanosur verbalisht me vrasje.

Po ashtu, ai ka dëmtuar motoçikletën e viktimës dhe një veturë tjetër.

Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Qendrën Korrektuese të Dubravës, dyshohet se tentoi të fuste drogë për një të burgosur

Published

on

Një person është arrestuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pasi dyshohet se ka tentuar të fusë substanca narkotike gjatë një vizite.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, oficerët korrektues kanë vërejtur lëvizje të dyshimta mes një të burgosuri dhe një vizitori, të dy meshkuj kosovarë, në sallën e vizitave.

Gjatë kontrollit të të burgosurit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10 gramë. Dyshohet se substanca i ishte dorëzuar nga vizitori.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një i burgosur në Burgun e Dubravës, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një person që po vuante dënimin në Burgun e Dubravës ka ndërruar jetë gjatë ditës së enjte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, fillimisht është dërguar në qendrën mjekësore të burgut dhe më pas në Spitalin e Pejës, ku mjekët kanë konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara