Lajmet

Ministrja e Jashtme finlandeze nga nesër vjen për vizitë në Ballkan, në rend edhe Kosova

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, nga nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në tri shtete të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë.

Në njoftimin e lëshuar nga MPJ finlandeze thuhet se vizita do rë realizohet më 4 dhe 5 shtator.

Qëllimi i vizitës është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor.

Valtonen gjatë vizitës së saj do të takohet me homologët e saj, ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe lidershipin politik të vendeve.

Ata do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, zgjerimin e BE-së, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, situatën në Ukrainë dhe çështjet aktuale lidhur me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

Lajmet

Gjykimi për rastin ‘Banjska’ fillon zyrtarisht këtë muaj

Published

on

Pjesa kryesore e gjykimit për rastin e sulmit terrorist në Banjska, që ndodhi më 24 shtator 2023, pritet të fillojë më 17 prill 2025. Ky sulm çoi në vdekjen e rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe u realizua nga një grup i organizuar, i cili akuzohet për terrorizëm, financim terrorizmi dhe shpëlarje parash.

Aktakuza është ngritur ndaj 45 personave, përfshirë udhëheqësin e grupit, Millan Radoiçiq, dhe disa të tjerë që dyshohet të kenë organizuar sulmin me qëllim shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës dhe bashkimin e saj me Serbinë. Disa prej të akuzuarve janë në paraburgim që nga shtatori i vitit 2023.

Gjykimi do të fillojë me fjalët hyrëse të palëve dhe dëshmitë e ekspertëve. Prokuroria ka siguruar prova të shumta, përfshirë dokumente, armë dhe pajisje elektronike që lidhin të akuzuarit me aktivitete kriminale./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Kreshimir Pahoki nuk ndihet fajtor për masakrën në Daruvar

Published

on

Kreshimir Pahoki (51), ish-punonjës i policisë ushtarake, ka deklaruar të hënën në Gjykatën e Qarkut në Bjelovar se nuk është fajtor për vrasjen e gjashtëfishtë dhe plagosjen e disa personave, që dyshohet se ka kryer më 22 korrik 2024 në Shtëpinë e të Moshuarve “Vianey” në Daruvar.

Pahoki, i cili u akuzua për 13 krime të rënda, përfshirë vrasjen e nënës së tij dhe katër krime të tjera të vrasjes së rëndë, ka refuzuar të pranojë akuzat. Ai po përballet me një dënim të mundshëm të gjatë me burg, që mund të shkojë deri në 40 vjet për krimet e tij.

Krimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 22 korrikut 2024, kur Pahoki shkoi në shtëpinë e nënës së tij për të paguar faturën e banesës. Pas një bisede të shkurtër me pronarin e shtëpisë, ai nxori një armë dhe filloi të qëllonte mbi të pranishmit, duke vrarë kujdestarin e shtëpisë, Damir Fijala, nënën e tij dhe tre banorë të tjerë të shtëpisë. Viktima e gjashtë humbi jetën më vonë në spitalin e Viroviticës si pasojë e plagëve të marra.

Në seancën e sotme të gjykatës, Pahoki e ka deklaruar veten të pafajshëm, dhe seanca do të vazhdojë me dëshmitarët dhe ekspertët që do të japin dëshmitë e tyre në ditët e ardhshme. Pahoki është akuzuar për krime të shumta, përfshirë vrasje, tentativë për vrasje, rrezikim të jetës dhe pasurisë, si dhe lëndime të rënda trupore. Sipas aktakuzës, ai mund të përballet me një dënim maksimal deri në 50 vjet burg për krimet e kryera.

Seanca e gjykatës pritet të vazhdojë dhe vendimi përfundimtar do të merret në ditët e ardhshme./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Viktima e 61-të e tragjedisë në Koçan, ndërron jetë një pacient tjetër

Published

on

By

Një tjetër pacient, që po trajtohej në Lituani për lëndimet e marra nga zjarri tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, ka ndërruar jetë, duke e çuar në 61 numrin e viktimave të kësaj tragjedie.

Më shumë detaje priten të bëhen të ditura në ditët në vijim nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Të premten, Aleksandar Karadakoski, i cili po trajtohej gjithashtu në Lituani për plagët e rënda të marra në këtë incident, humbi jetën. Trupi i tij u kthye dje në Maqedoni, ndërsa nesër do të mbahet ceremonia e varrimit në Koçan. Tragjedia e 16 marsit ka shkaktuar dhimbje të thella dhe humbje të mëdha për familjet e të prekurve dhe komunitetin e Koçanit.

Continue Reading

Bota

Gazetari palestinez u dogj i gjallë, Izraeli vazhdon sulmet

Published

on

Një gazetar palestinez ka humbur jetën në një sulm ajror izraelit, pasi u përfshi nga zjarri pas shpërthimit të një rakete. Pamjet dramatike tregojnë se gazetari luftoi për të shpëtuar, por nuk arriti të shpëtonte pasi zjarri ishte shumë i fortë. Ai u dogj i gjallë në terrenin që ishte shënjestruar nga forcat izraelite.

Hani Mahmoud i Al Jazeera, i cili po raporton nga qyteti i Gazës, tha se sulmet izraelite vazhduan gjatë natës, duke përfshirë shënjestrimin e ndërtesave të banimit dhe tendave, veçanërisht në Khan Younis dhe Gaza Qendrore. Ai theksoi se një numër raketash ishin hedhur në drejtim të Izraelit nga Gaza, pas të cilave forcat izraelite intensifikuan sulmet e tyre.

Një ndër sulmet më të rënda ka përfshirë një tendë pranë kompleksit spitalor Nasser në Khan Younis, ku strehoheshin gazetarët. Pamjet e tmerrshme treguan një gazetar të përfshirë nga flakët, pasi raketa izraelite kishte shpërthyer pranë tij, duke e bërë të pamundur shpëtimin.

Pavarësisht këtyre tmerreve dhe humbjeve tragjike, Mahmoud raportoi se ushtria izraelite vazhdoi pa ndalur sulmet ajrore, duke përshkallëzuar gjithnjë e më shumë dhunën dhe shkatërrimin në Gaza.

Continue Reading

Të kërkuara