Lajmet

​Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë do të blejë drone me vlerë 36 milionë euro

Published

on

Agjencia e Materialeve të Mbrojtjes në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Lituanisë ka nënshkruar kontrata me prodhuesit për blerjen e sistemeve të ndryshme pa pilot për një total prej rreth 36 milionë euro.

Kështu thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Lituanisë, transmeton Ukrinform.

Siç u theksua, ministria do të sigurojë sisteme të ndryshme dronësh – sisteme avionësh pa ekuipazh të klasit të vogël të vëzhgimit nga një kompani letoneze Edge Autonomy, drone vëzhgimi të klasës mini nga një Threod Systems estoneze dhe dronë të klasit mikro (quadcopter) nga Deftools UAB.

Shumica e dronëve do të dorëzohen këtë vjeshtë dhe pjesa tjetër – në fillim të vitit 2025.

Sipas ministrisë, blerjet zbatohen si një çështje urgjente për të forcuar aftësinë UAV dhe për ta integruar atë në Forcat e Armatosura të Lituanisë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Përvetësimi dhe integrimi i UAV-ve është ndër prioritetet kyçe në përpjekjen për të pasur forca të armatosura moderne”, thuhet në raport.

Ministria shtoi se afro 200 milionë euro janë planifikuar të dedikohen për blerjet e dronëve të të gjitha llojeve deri në vitin 2030, mesatarisht 30 milionë euro në vit.

Aktualitet

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, ç’thotë Ligji dhe Kushtetuta për situatën e krijuar?

Published

on

Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit në seancën e djeshme, për shkak të mosmiratimit të Raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, u risoll në vëmendje se  ç’thotë Ligji dhe Kushtetuta për situatën e krijuar.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dolën me qëndrimin se anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë,  nuk dorëzuan me kohë dorëheqjet e tyre nga postet në Ekzekutiv, duke mos e pranuar, siç thanë, dorëheqjen që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia dorëzoi kryetarit të deritanishëm të Kuvendit, para mbledhjes së Komisionit për verifikimin e mandateve të Kuvendit.

Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, reagoi ashpër, duke e cilësuar qëndrimin e opozitës si sulm brendainstitucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike.

Ç’ thotë Ligji për Qeverinë e Kosovës lidhur me dorëheqjen e Qeverisë?

Ligji për Qeverinë e Kosovës, i miratuar nga Qeveria e fundit e Albin Kurtit në vitin 2022, parasheh se mandati i Qeverisë përfundon me përfundimin e mandatit katërvjeçar të Kuvendit (që është rasti në situatën aktuale), me votimin e suksesshëm nga Kuvendi të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, me dorëheqjen e kryeministrit, apo me shpërndarjen e Kuvendit.

Mandati i anëtarit të Qeverisë përfundon nëse ai/ajo nuk bën betimin, jep dorëheqje, zgjidhet deputet, i përfundon mandati i rregullt i Qeverisë, etj.

Çfarë ndodh në rast se anëtari i Qeverisë zgjidhet deputet?

Ligji për Qeverinë parasheh se, nëse një anëtar i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të ekzekutivit para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Kështu thuhet në nenin 26 të ligjit, që ka të bëjë me papajtueshmërinë me funksionin e anëtarit të Qeverisë e parandalimin e konfliktit të interesit. Sipas ligjit, Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi, por me kufizimet e përcaktuara me ligj (më poshtë përmendim cilat janë ato).

Një Qeveri është në dorëheqje: pas shpërndarjes së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re; pas dorëheqjes së kryeministrit ose në çdo rast tjetër kur posti i kryeministrit mbetet i lirë, deri në zgjedhjen e Qeverisë; pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj saj nga Kuvendi, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re…

Sa u përket kufizimeve, në ligj thuhet që Qeveria në dorëheqje kryen vetëm aktivitetet e domosdoshme të planifikuara me planin vjetor dhe ligjin për buxhetin; nuk miraton nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim nga Kuvendi, nuk miraton projektligje, amendamente kushtetuese, strategji apo dokumente konceptuale, nuk inicion procedura të reja për emërime në pozita publike, nuk propozon kandidatë për pozita që kërkojnë emërim nga Kuvendi, etj.

Qeveria në dorëheqje, megjithatë, ka të drejtë t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit. Në rast të fatkeqësive natyrore apo shëndetësore, disa nga këto kufizime nuk vlejnë më.

Ç’thuhet në Kushtetutën e Kosovës për mandatin e deputetit?

Sipas Kushtetutës së Kosovës (neni 70), mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe përfundon, ndër të tjera, kur deputeti emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës. Mandati i deputetit përfundon ose bëhet i pavlefshëm nëse: nuk bën betimin; jep dorëheqje dhe emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës.

Continue Reading

Aktualitet

Bëhet publike letra me të cilën Albin Kurti e paralajmëroi dorëheqjen

Published

on

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë.

Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndërkohë nuk është miratuar raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve në Kosovë.

Kjo është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë, e çon në ndërprerjen e seancës konstituive.

Një pjesë e deputetëve janë larguar nga salla e seancave plenare. Ndërkohë që anëtarët e komisionit janë duke diskutuar me kryesuesin e seancës për të vendosur si do të vazhdohet më tej.

 

Continue Reading

Aktualitet

Kusari Lila: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër mandateve të tyre

Published

on

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas mos konsituimit të kuvendit. Ajo tha se kjo po ndodh për herë të parë duke i fajësuar deputet nga opozita dhe Lista Serbe.

“Për herë të parë në Kosovë, opozita aktuale dhe ajo e ardhshme nuk e voton raportin për certifikimin e rezultateve dhe konfirmimin e mandateve.

“PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër konstituimit të Kuvendit – pra edhe kundër mandateve të tyre. Me këtë veprim, sot, përmes një tjetër shfaqjeje të paaftësisë së tyre të vazhdueshme, treguan se nuk e pranojnë më rezultatin e zgjedhjeve që vetë e kishin pranuar dhe votuar në KQZ”, ka shkruar Kusari Lila.

 

Continue Reading

Aktualitet

Krasniqi: Nuk do të lejojmë që të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pasi ka dështuar të bëhet konstituimi i Kuvendit.

Krasniqi para mediave deklaroi se është e paprecedentë situate që ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

“Vetë e kanë miratuar ligjin pa votat tona, edhe në atë ligj e kanë shkruar vetë se nuk mundet kryeministri dhe ministrat e ekzekutivit me u betu si deputet, është çështje shumë e thjeshtë. Logjika e tyre me shkel Kushtetutën me çdo kusht është logjikë që nuk mundet me kalu në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka deklaruar tutje se LVV që katër vjet ka shkelur Kushtetutën.

“Nuk do të lejojmë të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës”, u shpreh ai.

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit. Dehari tha se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet.

“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari.

Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk kaloi. 52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 abstenuan.

Continue Reading

Të kërkuara