Lajmet
Ministria e Bujqësisë reagon pas protestës së fermerëve
Published
5 years agoon
By
Betim GashiMinistria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pas protestës së fermerëve, duke thënë se respekton të drejtën për protestë dhe po ashtu i pranon e trajton me kujdes kërkesat që i adresojnë ata ndaj programeve mbështetëse të ministrisë.
MPZhR nëpërmjet një komunikate thekson se duke pasur parasysh që kërkesat e fermerëve dhe përfaqësuesve të tyre adresohen çdo vit gjatë procedurave të hartimit të programeve mbështetëse, MBPZhR-ja bën shqyrtimin dhe më pastaj edhe inkorporimin e tyre në programet dhe politikat e saj, konform ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi.
“MBPZhR-ja gjatë hartimit të Programit të Pagesave Direkte –Subvencioneve për vitin 2021, i ka përfshirë në grupet punuese edhe përfaqësuesit e fermerëve të nënsektorit të grurit dhe nënsektorëve të tjerë.Gjatë këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në programet dhe politikat bujqësore i ka adresuar vërejtjet dhe mangësitë e gjetura në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe po ashtu gjatë hartimit të tyre janë marrë parasysh edhe rrethanat e krijuara nga zhvillimet që kanë ndodhur në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, mangësi këto që janë shfaqur edhe gjatë viteve të kaluara. Duhet theksuar se MBPZhR-ja, Programin e Pagesave Direkte -Subvencioneve për vitin 2021 e ka hartuar bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkte për vitin 2021, i cili paraprakisht i ka kaluar të gjitha proceset konsultative institucionale dhe me publikun. Pra, kriteret dhe të gjitha procedurat tjera në kuadër të këtij programi janë bazuar në ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi”, thuhet në reagim.
Vendi
Kuvendi shqyrton Bordin e Paqes, opozita kundërshton Projektligjin për Byronë
Published
1 hour agoon
April 24, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës sot pritet të shqyrtoje edhe Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Kjo pasi propozimi i partisë në pushtet për futjen në rend dite u përkrah edhe nga opozita.
Ndërkohë që opozita nuk është pajtuar që në rend dite të futen disa projektligjeve të tjera, përfshirë atë për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se nuk kanë kaluar në Komisione në lexim të dytë.
“Ne jemi që marrëveshja e Bordit të paqes të futet si pikë e rendit të ditës. Ndërsa për të tjerat jemi kundër. Nuk mund ta trajtojmë byronë këtu pa kaluar në lexim të dytë në Komisionin për Legjislacion”, ka theksuar deputeti i PDK-së Përparim Gruda.
Njëjt është deklaruar edhe deputetja e LDK-së Jehona Lushaku.
“Në përkrahim pikën për Bordin e Paqes ndërkohë që nuk përkrahim futjen e projektligjeve të tjera sidomos, atyre që nuk kanë kaluar në lexim të dytë në komisione”, ka theksuar ajo.
Partia në pushtet e ka arsyetuar urgjencën më situatën në të cilën gjendet Kuvendi, i cili do të shpërndahet automatikisht, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 28 prill.
“Sa i përket Projektligjit për Byronë ne jemi njoftuar që dëgjimi publik është finalizuar, ndërkohë urgjenca për këtë është pasur parasysh rrethanat që ndodhemi si Kuvend. Ndërkaq dy projektligjet për energjinë, tashmë si Kuvend kemi pranuar edhe një shkresë nga Sekretariati i Komitetit të Energjisë, janë pjesë e planit të rritjes”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.
Lajmet
Profesorët e UBT-së publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave nëntokësore në Kosovë
Published
2 hours agoon
April 24, 2026By
ubtnews
Profesorët e UBT-së, Hazir S. Çadraku, Pajtim Bytyqi dhe Osman Fetoshi, në bashkëpunim me studiues nga universitete vendore dhe ndërkombëtare, kanë publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare Limnological Review scientific journal.
Studimi, i titulluar “Assessment of Groundwater Quality in Some Regions of Kosovo Based on Physico-Chemical and Microbiological Parameters”, analizon cilësinë e ujërave nëntokësore në disa rajone të Kosovës përmes parametrave fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.
Rezultatet tregojnë se, megjithëse shumica e parametrave fiziko-kimikë janë brenda kufijve të lejuar, në shumë zona është evidentuar ndotje mikrobiologjike, përfshirë praninë e bakterit Escherichia coli, duke e bërë ujin të papërshtatshëm për konsum pa trajtim.
Studimi thekson ndikimin e faktorëve si aktivitetet bujqësore dhe mungesa e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe nënvizon nevojën për masa urgjente në menaxhimin dhe trajtimin e burimeve ujore.
Ky publikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në kërkime me ndikim në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
Vendi
Nderohet kontributi i ish-kongresmenit Engel në shtetndërtimin e Kosovës
Published
2 hours agoon
April 24, 2026By
UBTNews
Udhëheqësit e institucioneve kanë shprehur vlerësim të madh për rolin dhe kontributin e ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel, në historinë dhe procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
Gjatë seancës së Kuvendit të mbajtur në nder të Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u shpreh se ai ka lënë gjurmë të thella në historinë e vendit.
“Në ditët më të vështira të historisë sonë të re, bëshkë edhe me shumë kongresistë e senatorë amerikanë, ngriti zërin fuqishëm kundër shkeljes së të drejtave tona, represionit, dhe persekutimit nga regjimi serbo-jugosllav”, ka theksuar Haxhiu, në seancë që ka nisur më një minutë heshtje në nderim të Engel.
Ajo ka shtuar se gjatë gjithë karrierës së tij, Engel nuk u ndal së kërkuari drejtësi për popullin e Kosovës.
“Në vitet e errëta kur shqiptarët e Kosovës po vuanin nën regjimin e Millosheviqit dhe bota ende hezitonte të vepronte, Eliot Emgel ngriti zërin”, ka theksuar Haxhiu.
Lajmet
Kuvendi mban sot seancë solemne për Eliot Engel dhe seancë të rregullt plenare
Published
4 hours agoon
April 24, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës mban sot dy seanca plenare, duke nisur në orën 10:00 me një seancë solemne në nderim të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili vdiq më 10 prill.
Pas saj, në orën 11:00, do të vijojë seanca e rregullt me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
- Deklarimet jashtë rendit të ditës.
- Pyetjet parlamentare.
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për Programin IPA 2020.
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për programin IPA 2019 (pjesa e dytë, objektivi 1).
- Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
- Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
- Zgjedhja e anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave.
- Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
- Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.
Ndalja e internetit po rëndon jetën e iranianëve në kohë lufte
Kuvendi shqyrton Bordin e Paqes, opozita kundërshton Projektligjin për Byronë
Profesorët e UBT-së publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave nëntokësore në Kosovë
Donjeta Sadiku synon medalje në Kupën Botërore të Boksit në Brazil
Nderohet kontributi i ish-kongresmenit Engel në shtetndërtimin e Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Fetahaj dhe KF Gjakova
Vedat Muriqi feston ditëlindjen, Mallorca e uron si golashënues historik në La Liga
Stuttgart kalon në finale të Kupës së Gjermanisë
Dy raste të posedimit të substancave narkotike, një në Dubravë e një në Gjakovë
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Live2 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
