Lajmet

Ministria e Arsimit inkurajon vetëdijesimin shëndetësor në shkolla

Published

on

Pa arsim nuk ka zhvillim, dhe pa edukim nuk ka industri. Kjo është e vërteta historike që shoqëron rrugëtimin e secilit individ të formuar, ka thënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në “Simpoziumin e Teknologjisë Mjekësore” ku po marrin pjesë personalitete të fushave mjekësore nga tërë Kosova, si dhe profesorë, kirurgë, hulumtues nga universitete prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar.

Nagavci  theksoi se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në jetë, por edukimi është bazamenti i një jete të shëndetshme dhe të suksesshme.

Nagavci tha se ky Simpozium, i pari i llojit të vet në Kosovë dhe në rajon, është fryt i vullnetit tonë politik për të krijuar kushte për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

“Që nga marrja e mandatit qeverisës, në Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë e Kosovës në tërësi kemi punuar fort e pa u ndalur drejt përmirësimit të jetës në Kosovë. Si Ministri pa dyshim që fushëveprimi ynë shtrihet në fushën e arsimit, në të gjitha nivelet e tij. Njëkohësisht e kemi të qartë që nismat madhore nuk realizohen vetëm, por kërkohet bashkëpunim institucional dhe ndërsektorial. Kjo është arsyeja pse, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe me Ministrin Vitia në veçanti, vendosëm të organizojmë këtë Simpozium. Jemi me fat që sot kemi arritur të sjellim personalitete të fushave mjekësore nga tërë Kosova, si dhe  mysafirë specialë profesorë, kirurgë, hulumtues nga universitete prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar. Një përshëndetje e veçantë për mysafirët tanë të huaj, të cilët vijnë për herë të parë në Kosovë. Jam e bindur se do të krijoni lidhje të forta me vendin tonë, qoftë profesionalisht, qoftë personalisht”, tha ajo.

Nagavci ka potencuar se në Ministrinë e Arsimit theks i shtuar i është vënë tek ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.

“Këtë e kemi realizuar përmes universiteteve tona publike, por edhe duke ofruar mbështetje në forma të ndryshme duke mbështetur me bursa për herë të parë vajzat që studiojnë në fushat STEM. Qëllimi është të inkurajojmë vajzat të zhvillojnë potencialin e tyre në fusha tradicionalisht të mbizotëruara nga djemtë, por njëkohësisht edhe të krijojmë hapësira që inxhinieret e ardhshme të kontribuojnë në adresimin e nevojave edukative dhe shëndetësore të qytetarëve tanë. Që në fillim të mandatit tonë kemi rikthyer në funksionim Këshillin Kombëtar të Shkencës, duke e ringjallur këtë organ tepër të rëndësishëm pas një dekade pasivitet. Në këtë kuadër, kemi miratuar edhe Programin Kombëtar të Shkencës 2023-2028, dhe kemi aprovuar Koncept-Dokumentin për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore. Javën e kaluar mbajtëm një tryezë me shkencëtarë dhe hulumtues të vendit, me qëllim të zbatimit praktik të Programit Kombëtar të Shkencës dhe përcaktimit konkret të fushave prioritare dhe sektorëve me rëndësi shtetërore dhe kombëtare”, tha ajo.

Po në kuadër të avancimit të universiteteve tona, dhe me synim mobilitetin e shtuar të studentëve dhe stafit akademik, ajo tha Kosova u anëtarësua në Horizon Europe, programi më i madh i Bashkimit Evropian për kërkim dhe inovacion.

“Këtë vit, me mbështetjen po të BE-së, ka marrë hov projekti për njohjen e kualifikimeve profesionale dhe profesionet e rregulluara, mes të cilëve është edhe profesioni i mjekut. Kjo do të krijojë mundësi dhe hapësira të shtuara që profesionistët shëndetësorë të mund të veprojnë lirshëm brenda dhe jashtë Kosovës, duke shkëmbyer dhe marrë përvoja nga kolegët e tyre kudo që ndodhen”.

Sipas saj Ministria e Arsimit në vazhdimësi promovon dhe inkurajon vetëdijesimin shëndetësor në shkolla përmes aktiviteteve kurrikulare dhe ndër-kurrikulare.

“Të njëjtat parime i ndjekim edhe në arsimin e lartë përmes ndërkombëtarizimit të universiteteve, të hulumtimeve shkencore, krijimit të platformave ku profesionistët të ndajnë punën dhe arritjet e tyre. Ky Simpozium bashkon ekspertë të nivelit të lartë, hulumtues dhe profesionistë të industrisë së implanteve ortopedike, për të diskutuar zhvillimet e fundit në këtë fushë shkencore aq të nevojshme sot. Këtu më së miri ndërthuren akademia me industrinë, meqenëse kërkimet e kanë pikënisjen në auditorët universitare, për të vazhduar më tej në laboratorët dhe qendrat e testimit. Pa arsim nuk ka zhvillim, dhe pa edukim nuk ka industri. Kjo është e vërteta historike që shoqëron rrugëtimin e secilit individ të formuar”, tha Nagavci.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se shpreson se simpozium ky do të jetë hapi i parë në edukimin, në rrjetëzimin e profesionistëve tanë dhe bërjen e teknologjisë si pjesë të pandashme, siç është dhe sot në shkencat mjekësore.

“Përparimet në fushën e implanteve ortopedike janë një dëshmi e mundësive të mëdha që teknologjia dhe inxhinieria mjekësore ofrojnë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe cilësisë së shëndetit të pacientëve tanë. Si MSH kemi për qëllim të  mbështesim zhvillimin e avancimin e teknologjive të avancuara mjekësore për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor në vendin tonë. Përpjekjet tona janë të fokusuar në forcimin e infrastrukturës shëndetësore, përmirësimin e trajnimeve dhe rritjen e qasjes në pajisje dhe teknologji moderne mjekësore”, tha Vitia.

Sipas tij, simpoziumi është mundësi e shkëlqyer për të ndarë të gjitha eksperiencat e fundit në këtë fushë e për të diskutuar sfidat që paraqiten para tyre.

“Përparimet në fushën e implanteve ortopedike janë një dëshmi e mundësive të mëdha që teknologjia dhe inxhinieria mjekësore ofrojnë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe cilësisë së shëndetit të pacientëve tanë. Si MSH kemi për qëllim të  mbështesim zhvillimin e avancimin e teknologjive të avancuara mjekësore për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor në vendin tonë. Përpjekjet tona janë të fokusuar në forcimin e infrastrukturës shëndetësore, përmirësimin e trajnimeve dhe rritjen e qasjes në pajisje dhe teknologji moderne mjekësore”, tha ai.

Lajmet

​Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Published

on

Mesfushori i Inter Miami, Sergio Busquets, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një karriere gati 20-vjeçare.

37-vjeçari e bëri njoftimin përmes një videoje në Instagram, ku falënderoi Barcelonën, kombëtaren spanjolle, Inter Miamin, shokët e skuadrës, tifozët dhe familjen e tij.

“Ndjej se ka ardhur koha t’i them lamtumirë karrierës sime si futbollist profesionist. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet duke shijuar këtë histori të pabesueshme për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”, tha Busquets.

Busquets ishte një figurë kyçe te Barcelona për 14 vite, me mbi 700 paraqitje dhe 32 trofe të fituar, përfshirë 9 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve.

Me Spanjën, ai regjistroi 143 ndeshje dhe fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

“Nuk e di se sa gjatë do të luajë Busi, por mendoj se ai është një nga mesfushorët më të mirë në histori… Shpresojmë që ai do të na ndihmojë në fazën eliminatore sepse është një lojtar kyç”, tha trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano.

Busquets, i njohur për inteligjencën taktike dhe pasimet e sakta, është aktualisht lojtari me më shumë minuta të luajtura për Inter Miami këtë sezon./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani takohet me presidentin e Senegalit

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndsrimit të saj në New York, është takuar me presidentin e Senegalit Bassirou Diomaye Faye.

Osmani përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Neë York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkruan Osmani./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë. Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë muajit shtator.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është dërguar në mbajtje./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Nis Superliga e Kosovës në futsall këtë fundjavë

Published

on

Superliga e Kosovës në futsall nis këtë fundjavë me edicionin e ri 2025/26, ku java e parë do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, me disa duele interesante në program.

Të dielën, FC Liqeni përballet me FC Trepçën në Drenas, ndërsa në kryeqytet do të luhet derbi mes FC Mabetex Prishtina dhe FC Drenicës.

Të hënën, në kuadër të javës së parë, FC Drenasi do të sfidojë FC Shtimja 26, kurse FC Malisheva pret FC Prishtina 01.

Skuadra e FC Obiliqit do të pushojë këtë javë./S.K/KP/FFK-Futsal/

Continue Reading

Të kërkuara