Botë

Ministri i Mbrojtjes i Iranit viziton Kinën pas përplasjes 12 ditore me Izraelin

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Iranit ka udhëtuar drejt aleatit diplomatik dhe ekonomik, Kinës, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga përplasja 12-ditore me Izraelin, e cila për pak kohë i futi SHBA-të në një konflikt të ri rajonal.

Aziz Nasirzadeh është një nga nëntë ministrat e mbrojtjes që media shtetërore kineze thotë se morën pjesë në një takim të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) , një grupim rajonal sigurie i udhëhequr nga Kina dhe Rusia, i cili është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm, ndërsa Pekini dhe Moska kërkojnë të ndërtojnë blloqe ndërkombëtare alternative ndaj atyre të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Takimi dy-ditor filloi të mërkurën në qytetin bregdetar kinez të Qingdaos, një ditë pasi një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit shuajti ato që kishin qenë ditë të tëra sulmesh ajrore midis të dyjave, të ndërprera nga një sulm amerikan ndaj tre objekteve bërthamore iraniane.

Mbledhja e SCO-së përkoi me një takim të udhëheqësve të NATO-s në Hagë, ku Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se SHBA-të do të takohen me Iranin “javën e ardhshme” në lidhje me një marrëveshje të mundshme bërthamore.

Takimi i Pekinit, pjesë e ngjarjeve për kryesimin e saj të rradhës të SCO-së, nxori në pah rolin e Kinës si një lojtare kyçe ndërkombëtare, edhe pse ajo mbeti kryesisht në periferi të konfliktit Izrael-Iran – dhe rëndësinë që Teherani i kushton marrëdhënies së tij me Pekinin

Botë

​Trump: Mund të përdorim trupat ushtarake për të ndaluar protestat në Mineapolis

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump po kërcënon të përdorë ushtrinë kundër protestuesve në qytetin amerikan të Mineapolis pas përleshjeve atje, ndërsa raportohet për përleshje mes protestuesve dhe oficerëve të zbatimit të ligjit.

”Agjitatorë profesionistë dhe kryengritës ndodhen pas trazirave në qytet, në shtetin qendror të Minesotës. Unë do të miratoj aktin e kryengritjes, të cilin shumë presidentë e kanë bërë para meje, dhe do t’i jap shpejt fund absurditetit që po ndodh në atë shtet dikur të madh”, shkroi Trump në platformën “Truth Social”.

Trump doli sërish krah zyrtarëve të imigracionit, të cilët janë përballur me rezistencë në shumë qytete të kontrolluara nga demokratët për shkak të kontrolleve të tyre kundër migrantëve.

Ligji i kryengritjes autorizon presidentin të vendosë ushtrinë brenda vendit në rrethana të jashtëzakonshme për të shtypur trazirat dhe për të marrë pjesë në masat e zbatimit të ligjit, shkruajnë mediat amerikane, transmeton KosovaPress.

Tensionet janë ende të larta në Minesota.

Një javë pas të shtënave fatale ndaj një gruaje nga një oficer i zbatimit të ligjit për imigracionin dhe doganat (ICE), një tjetër oficer federal kohët e fundit qëlloi me armë dhe plagosi një burrë në qytet.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare raportoi në X se incidenti ndodhi gjatë një “kontrolli të synuar të trafikut”, të mërkurën në mbrëmje.

Continue Reading

Botë

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon medaljen e saj Trumpit

Published

on

By

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, thotë se ia ka dhënë medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqen presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një njohje e angazhimit të tij për lirinë e vendit të saj.

“Mendoj se sot është një ditë historike për ne venezuelasit”, tha ajo pasi u takua personalisht me Trumpin për herë të parë, disa javë pasi forcat amerikane kapën presidentin venezuelian Nicolas Maduro në Karakas dhe e akuzuan atë për trafiku droge, shkruan BBC.

Trump shprehu mirënjohjen e tij në një postim në mediat sociale, duke thënë se ky veprim ishte “një gjest i mrekullueshëm respekti të ndërsjellë”.

Megjithatë, presidenti amerikan ka refuzuar të mbështesë Machadon si udhëheqësen e re të Venezuelës, pavarësisht se lëvizja e saj pretendoi fitoren në zgjedhjet e kontestuara gjerësisht të vitit 2024.

Continue Reading

Botë

Çfarë moshe kanë udhëheqësit e sotëm botërorë?

Published

on

By

I shohim tek marrin vendime. Vendime që mund ta ndryshojnë historinë për një kohë të gjatë. Vendime që vendosin për jetë njerëzish të zakonshëm, ushtarësh në front. Këta janë udhëheqësit e shteteve të fuqishme në botë.

Por, në fakt, çfarë moshe kanë ata vetë, që marrin vendime të mëdha, shpesh me pasoja të mëdha:

Ali Khamenei : 86

Donald Tramp: 79

Benjamin Netanjahu: 76

Narendra Modi: 75

Vladimir Putin: 73

Bola Tinubu: 73

Cyril Ramaphosa: 73

Prabowo Subianto: 73

Xi Jinping: 72

Rexhep Tayip Erdogan: 71

Abdel Fattah el-Sisi: 71

Friedrich Merz: 70

Ferdinand Marcos Jr.: 68

Sanae Takaichi: 64

Keir Starmer: 63

Antoni Albanese: 63

Claudia Sheinbaum: 62

Lee Jae-myung: 62

Javier Milei: 55

Pedro Sançez: 53

Gjorgjia Meloni: 49

Emanuel Makron: 48

Continue Reading

Botë

Dhjetë vendet që prodhojnë më shumë uranium

Published

on

By

Uraniumi në kohën e sotme është një nga metalet më të kërkuara dhe më të çmuara. Kush ka uranium, llogaritet edhe një lloj fuqie.

Uraniumi ka një përdorim të gjerë. Ai përdoret për prodhimin e energjisë bërthamore. Përdoret si karburant në centralet bërthamore. Me anë të ndarjes bërthamore prodhohet energji elektrike, ndërsa uraniumi i pasuruar (zakonisht U-235) përdoret në reaktorë.

Uraniumi shumë i pasuruar (U-235) përdoret për prodhimin e bombave atomike. Për këtë, ky përdorim është i ndaluar dhe i kontrolluar rreptësisht ndërkombëtarisht.

Në mjekësi, izotopet e uraniumit dhe produktet e tij përdoren në diagnostikim mjekësor.

Në industri dhe teknologji, uraniumi i varfëruar përdoret: në mbrojtje balistike (armaturë); në kundërpeshë për avionë dhe satellite; në municione depërtuese (kontroversial për shkak të rrezikut shëndetësor).

Uraniumi gjen përdorime dhe në fusha të tjera.

Dhjetë shtetet që prodhojnë më së shumti uranium janë:

1. Kazakistani – 21,227 tonë

2. Kanadaja – 7,351

3. Namibia – 5,613

4. Australia – 4,553

5. Uzbekistani – 3,300

6. Rusia – 2,508

7. Nigeria – 2,020

8. Kina – 1,700

9. India – 600

10. Afrika e Jugut – 200

Continue Reading

Të kërkuara