Lajmet

Ministri i Jashtëm rus thotë se Rusia nuk dëshiron luftë në Evropë

Ai kritikoi qeveritë perëndimore.

Published

on

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Rusia nuk dëshiron një luftë në kontinentin e Evropës, dhe bëri një koment për synimet e qeverive perëndimore që mbështesin Ukrainën.

“Nëse jeni të shqetësuar për perspektivën e luftës në Evropë, ne absolutisht nuk e duam këtë, por unë tërheq vëmendjen tuaj për faktin se Perëndimi vazhdimisht këmbëngul që Rusia duhet të mposhtet në këtë situatë. Nxirrni konkludimet e juaja”, tha Lavrov, përcjell UBT News.

Lavrov dukej se po i referohej komenteve si ato të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, i cili tha muajin e kaluar se Uashingtoni dëshiron “të shohë Rusinë të dobësuar në atë masë sa nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës”.

Rusia është përpjekur vazhdimisht të justifikojë pushtimin e saj në Ukrainë si një luftë kundër neo-nazistëve ukrainas dhe zgjerimin e NATO-s në Evropën Lindore, forca që, sipas Kremlinit, përbëjnë një kërcënim ekzistencial.

Lavrov ka aluduar më parë për rrezikun e një lufte më të gjerë, madje edhe atë bërthamore, një retorikë që presidenti amerikan Joe Biden e quajti “të papërgjegjshme”./UBTNews/

Lajmet

Maqedonci merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po merr pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës. Nga ministria kanë bërë të ditur se Maqedonci do të jetë edhe folës në panelin që titullohet me “Të lidhur por të mbrojtur: shtylla digjitale e demokracisë modern”.

Sesioni i këtij viti është fokusuar në veçanti në sfidat e shumëfishta dhe komplekse të sigurisë me të cilat po përballet kontinenti ynë, duke filluar nga kërcënimet konvencionale tek sulmet kibernetike, disinformimi dhe lufta hibride. Në margjinat e kësaj konference, përveç pjesëmarrjes në sesionet punuese, ministri Maqedonci do të  realizoj edhe takime bilaterale me homologë si dhe përfaqësues të tjerë politik dhe ushtarak të vendeve partnere.  Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve që përfaqësojnë vlerat e njëjta demokratike është thelbësor për frenimin e kërcënimeve që vijnë nga regjimet autokratike”, thuhet në njoftimin e ministrisë./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Llapi mposht Gjilanin, fitojnë edhe Ballkani e Malisheva

Published

on

Llapi ka shijuar fitoren në sezonin e ri në Superligë duke shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Gjilanit.

Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa kanë edhe Prishtina e re dhe Ferizaj në fundin e tabelës. Kurse, Gjilani mbetet me shtatë pikë në vendin e shtatë.

Fitore sot shënoi edhe Ballkani që lehtësisht mposhti Prishtinën e Re 0:3 në ndeshjen që u zhvillua në Lipjan.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 15 pikëve, një më pak se Prishtina që prin. Ndërsa, Prishtina e Re bie në vendin e nëntë me gjashtë pikë.

Ndërkohë, ndeshje shumë dramatike u zhvillua në Skënderaj, atje ku Malisheva shënoi fitore 3:4 në sekondat e fundit të ndeshjes.

Tani, Malisheva shkon në 10 pikë në vendin e pestë, kurse Drenica mbetet e katërta me një pikë më shumë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

FFK shpall më të mirin e xhiros së shtatë në Superligë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës, ka shpallur futbollistin e KF Llapit, Axel Gnapi, si “Ylli i Javës” për javën e shtatë të sezonit. Gnapi shkëlqeu në fitoren 4:1 të skuadrës së tij kundër SC Gjilanit, duke shënuar dy gola – hapjen dhe mbylljen e serisë së golave.

Vlerësimi për futbollistin më të dalluar të javës u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Selajdin Jerliu, Enis Zabërgja dhe Fatmir Mehmeti.

Pas marrjes së çmimit, Gnapi shprehu kënaqësinë e tij:

“Është një ndjenjë e mirë sepse fillimi i sezonit nuk ishte ashtu siç kemi pritur dhe siç kemi merituar. Kjo fitore e parë është një kënaqësi në momentin e duhur për të gjithë ekipin dhe për stafin. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe çdo lojtar po e mban këtë frymë pozitive. Besoj se do të kemi një sezon shumë të mirë dhe shpresoj të fitoj edhe shpërblime të tjera”, tha ai.

Ky çmim vjen si një motiv shtesë për KF Llapin pas një fillimi të vështirë sezoni, duke rritur shpresat për rezultate pozitive në vazhdim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Protestë edhe në Shqipëri: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Published

on

By

Në Shqipëri do të protestohet më 17 tetor me kërkesën për drejtësi për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, u bë e ditur në një konferencë për media të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga Tirana tha se kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur në Prishtinë dhe tjetrës në Hagë – qyteti holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale.

Sot nga kjo tryezë ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve, partive politike bashkoheni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Le të ngrihemi të gjithë si një vend i vetëm që të ju kundërvihemi padrejtësive”, deklaroi ai. /D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara