Lajmet

Ministri i jashtëm çek: Po punojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën, por nuk mund të japim një datë

Ai shpreson se procesi i liberalizimit të vizave të ndodhë gjatë këtij viti, nën presidencën çeke të BE-së.

Published

on

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, ka thënë se po punojnë për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo nuk mund të parashikohet një datë e saktë se kur mund të ndodh.

Në vizitën e tij të parë në Kosovë të enjten, Lipavsky tha se vendimi politik për liberalizimin e vizave për Kosovën shpreson të ndodhë gjatë këtij viti, nën presidencën çeke të BE-së. Mirëpo, sipas tij, ky është një proces edhe teknik, andaj BE-ja do ta rishikojë këtë pjesë.

Në konferencën e përbashkët për media me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kryediplomati çek tha se përkrahin Kosovën edhe në çështjen e sundimit të ligjit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si NATO dhe BE.

“Mesazhi ynë është i qartë, qytetarët e Kosovës mund të llogarisin në përkrahjen çeke sa i përket sundimit të ligjit, por edhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare përfshirë BE-në e NATO-n. Vizita ime e parë në Kosovë vjen në momentin kur Republika Çeke e ka Presidencën e BE-së. Dua të theksoj se Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosova, është ndër prioritetet rajonale. E përpjekjet tona fokusohen tek të bërit progres në procesin e integrimit, përfshirë edhe liberalizimin e vizave. Aty duhet të bëhet ende punë, por jemi në rrugë të drejt dhe shpresojmë se do të gjejmë përkrahje politike që ky proces të përfundojë. Janë takime teknike që pritet të rezultojnë me vendim pozitiv për Kosovën dhe Presidenca çeke po punon në këtë fushë e po e përkrahim këtë… Për të kuptuar drejt, është një proces që bëhet nga aspekte teknike dhe vendime politike. Shumë shpejt BE-ja do të rishikojë pjesën teknike dhe shpresoj që presidenca çeke të ketë vendim politik, që liberalizimi të ndodhë. Pastaj kthehemi te aspekti teknik dhe është e vështirë që të parashikohet një datë e saktë se kur ato procese do të përfundojnë”, tha ai.

I bindur në përkrahjen çeke për liberalizimin e vizave u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi, i cili tha se vënia e Kosovës në agjendë për liberalizimin e vizave më 13 tetor është një hap shumë i rëndësishëm, por jo përfundimtar.

“E çmojmë faktin se ju e keni vendosur lart agjendën e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kosova do të jetë në agjendë më 13 tetor. Ky është hap i rëndësishëm, por jo përfundimtar për liberalizimin e vizave. Janë pesë procedura, por ne kemi besim të plotë se Çekia do ta shtyjë përpara këtë proces sa është në krye të BE-së dhe menjëherë do të kemi një mesazh të mirë për qytetarët tanë”, tha Bislimi.

Krahas liberalizimit të vizave, kryediplomati Lipavsky, foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se dy vendet duhet të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura përmes dialogut.

“Dua të them se normalizimi i marrëdhënieve është aspekt qenësorë për procesin e integrimit evropian. Pa sukses në këtë fushë është e pamundur të kemi sukses të përafrimit në BE. Do të doja të shpreh përkrahjen time për Lajcak dhe BE-së për t’i ndihmuar Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet. Duhet të dy palët të respektojnë e implementojnë marrëveshjet e arritura përmes dialogut”, tha Lipavsky.

Për këtë proces, i dyti i Qeverisë në Kosovë, tha se janë konstruktiv dhe janë të gatshëm gjithmonë për të ofruar ide dhe propozime që do të kontribuonin në normalizimin e plotë me Serbinë.

“Po ashtu e informova zotëri Lipasvckyn se Qeveria jonë që nga fillimi është përfshirë në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë dhe gjithmonë jemi të gatshëm për të ofruar ide, propozime dhe zgjidhje të cilat do të kontribuonin në një normalizim të plotë me Serbinë dhe i njëjti ta ketë të qartë rezultatin, afatin dhe të ketë parime të qarta”, theksoi Bislimi.

I pyetur nga gazetarët, Bislimi foli edhe për raportimet se në Beograd po shkruhet statuti i themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se derisa draftet për të njëjtin nuk janë vendime të Kosovës, ato i shohin si të pavlera.

“Unë jam zëvendëskryeministër i Kosovës dhe nuk mund të kontrollojë se çfarë bëjnë OJQ-të në Serbi. Të gjithë janë të lirë të hartojnë vendime dhe drafte, por ato nuk janë vendime dhe qëndrime zyrtare të Qeverisë sonë dhe i shohim si të pavlera”, tha Bislimi.

Krahas kësaj, ai theksoi se janë të përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Çekinë.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara